E merkure, 24.04.2024, 10:28 AM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Celula e Xhihadit Islamik Egjiptian dhe kryesia e Komunitetit Musliman

E merkure, 23.06.2010, 09:59 PM


Celula e Xhihadit Islamik Egjiptian e kapur në Tiranë në 1998 dhe kryesia e Komunitetit Musliman të Shqipërisë në 2010

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Në qershor 1998, në Tiranë u krye një operacion spektakolar kundër terrorizmit islamik, gjatë të cilit u arrestuan katër anëtarët e një celule të organizatës terroriste islamike, e njohur me emrin Xhihadit Islamik, me bazë në Egjipt, një partnere e Al-Qaeda. Fatos Klosi, i cili kishte qenë në atë kohë drejtor i shërbimit sekret shqiptar,

SHIK, në një intervistë në emisionin e Blendi Fevziut, “Opinion”, në Tv Klan, në 16 tetor 2006, pohoi se shtetasit egjiptianë të dyshuar si terroristë islamikë, praktikisht u rrëmbyen dhe pa u bërë asnjë procedurë ligjore iu dorëzuan autoriteteve egjiptiane që i ekzekutuan. Klosi u shpreh se kjo që bënë autoritetet shqiptare ishte e kundërligjshme, por Fuqitë e Mëdha kur është fjala për luftën kundër terrorizmit i shkelin të drejtat e njeriut.

Atë që nuk e thotë Fatos Klosi e zbulon gazeta e madhe amerikane “Washington Post”, e datës 20 nëntor 2001, e cila duke iu referuar një zyrtari të CIA, i cili flet jozyrtarisht shkruan se CIA, për të bërë këtë operacion çoi rreth 12 agjentë në Shqipëri. Kundërligjshmëria arriti kulmin kur gjykata shqiptare i liroi të arrestuarit, gjë që është e dokumentuar me vendime, duke mos gjetur prova që t’ i inkriminonte ata, por tek dera e gjykatës ata i prisnin agjentët e SHISH dhe të Drejtorisë së Antiterrorit në Ministrinë e Rendit Publik, të cilët i rrëmbyen egjiptianët dhe i çuan në aeroportin e Rinasit ku i priste një avion i marrë me qera nga CIA që i çoi drejt e në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, ku nga aeroporti i çuan drejt e në Lazogli, në selinë e shërbimit sekret egjiptian, Mukhabarat. Në këtë rast CIA vepronte për llogari të shërbimit sekret egjiptian, Mukhabarat. Prokurori i Përgjithshëm i Egjiptit, Hisham Saraya, do të deklaronte se shumë kërkesa që u ishin bërë vendeve europiane për deportimin e këtyre të kërkuarve nuk ishin pranuar. Shtetet europiane parapëlqenin që, për mos të pasur probleme, në rastin më të mirë, t’ u kërkonin terroristëve të huaj largoheshin nga territori i tyre, por nuk donin të bashkëpunonin për t’ i dorëzuar ata. Shqipëria do të bënte përjashtim.

Ajo që u bë e njohur si celula e Tiranës u vlerësua atëherë nga CIA si një nga qendrat më të rrezikshme në Europë të terrorizmit islamik. Nëse ishte vërtet kështu, atëherë pavarësisht nga disa anë të errta të kësaj historie se si  ishte e mundur që terroristë të këtij kalibri u mblodhën në një vend si Shqipëria, në ato rrethana nuk mbetej veçse të veprohej ashtu si u veprua me ta. Ndonëse më pas duhet të ishte hetuar gjerë e gjatë për këtë histori, dhe të zbulohej nëse pas saj kishte skenarë për destabilizimin total të Shqipërisë, në të cilat terroristët islamikë do të përdoreshin nga qendra jashtë botës islamike. 

Siç e tregoi koha, autoritetet shqiptarë tërhoqën mbi vendin rreziqe të mëdha me kryerjen e këtij operacioni antiterrorist. Në 5 gusht 1998, gazeta “Al Hajat”, që ishte një gazetë islamike që dilte në Londër botoi një komunikatë të Frontit Ndërkombëtar Islamik për Xhihadin (aleancë e Al-Qaeda me Xhihadin Islamik Egjiptian) ku paralajmërohej hakmarrje për deportimin e të pestëve nga Tirana në Kajro, “në një gjuhë që amerikanët do ta kuptojnë mirë”. Ajo që pritej në këtë rast qenë atentate ndaj interesave amerikane në Shqipëri, posaçërisht selisë diplomatikë, por edhe atentate të cilat shënjestronin institucionet shqiptare. Dy ditë më pas, në 7 gusht, ndodhën atentatet kundër ambasadave amerikane në Kenya e Tanzania. Sot është vërtetuar se atentatet qenë planifikuar kohë më parë. Pas kësaj ambasada amerikane në Tiranë u mbyll për shërbimet për qytetarët, duke mbetur në të vetëm minimumi i personelit. Selia e ambasadës u shndërrua në një fortesë rreth së cilës filloi ndërtimi i një muri gjigand, qarkullimi në rrugën para saj u ndërpre, duke u vendosur para hyrjes blloqe betoni, roje të shumta dhe autoblinda të policisë. Sot është vërtetuar se atentatet e 7 gushtit 1998 nuk kishin lidhje me atë që ndodhi ishin planifikuar kohë më parë. Drejtori i CIA-s, në atë kohë George Tenet, shkruan në kujtimet e veta për atentatet e 7 gushtit:

Fakti është se operacionet e Al-Qaeda janë planifikuar vite më parë.(George Tenet, “At the center of the storm: The CIA during the America’ s time of crisis”, Neë York, Harper Perennial, 2008, f. 115)

Gjithsesi, në Tiranë priteshin atentate terroriste islamike, pavarësisht se mendonin vërtet qendrat e terrorizmit islamik ndërkombëtar, për të goditur në një vend si Shqipëria. Në 24 mars 2004, drejtori i CIA George Tenet tha në dëshminë e vet para Komisionit të bashkuar të Kongresit amerikan, për hetimin e ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, se: “Bashkëpunimi i së paku tre shërbimeve partnere u kërkua në 1998 për të shkatërruar konspiracionin për të hedhur në erë ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri, dhe në verën e vitit 2001 për të ndaluar sulmin ndaj ambasadës amerikane në Yemen, si dhe për të ndaluar shkatërrimin e ambasadës amerikane në një kryeqytet europian”.(Written statement for the record of the Director of Central Intelligence before the National Commission on terrorist attack upon the United States of America, march 24, 2004, f. 21; citohet sipas website zyrtar të Komisionit: http://govinfo.library.unt.edu/911/hearings/hearing8.htm )

Shqipëria qartësisht iu ekspozua një rreziku të madh për të ndihmuar në luftën kundër terrorizmit islamik global. Shqipëria mund të kishte vepruar në këtë rast siç bëjnë vende të tjera europiane, deri edhe shumë më të mëdha se Shqipëria, të cilat parapëlqejnë që t’ i detyrojnë terroristët të largohen jashtë vendit, ashtu që të mos u ekspozohen atentateve terroriste hakmarrëse.

Në Shqipëri ekziston dhe një celulë tjetër fundamentaliste islamike, e cila me veprimet e saj stimulon terrorizmin islamik, dhe që është legale. Kjo celulë fundamentalisto-terroriste islamike çdo vit në festat fetare islamike merr urimet e krerëve të shtetit dhe të politikës në Shqipëri. Kjo celulë fundamentalisto-terroriste islamike është kryesia e Komunitetit Musliman të Shqipërisë, ose siç e ka tashmë emërtimin formal, Bashkësia Islame e Shqipërisë. Kryesia e Komunitetit Musliman të Shqipërisë, prej 19 vitesh, kur është legalizuar feja islame në Shqipëri, vepron si një grupim fundamentalist-terrorist islamik. Në këtë pikë dua të bëj një saktësim. Fundamentalizmi islamik, i cili siç dihet ushqen terrorizmin islamik nuk është e njëjta gjë në vende të ndryshme. Në Arabinë Saudite, vendlindja e Muhametit, ku gjenden vendet më të shenjta të Islamit, fundamentalizmi islamik është legal derisa atje feja nuk është e ndarë nga shteti dhe Kurani është baza e legjislacionit publik në fuqi. Në Arabinë Saudite termi “terrorizëm” praktikisht përdoret për të treguar përpjekjet për përmbysjen nga pushteti të familjes mbretërore saudite. Por, nëse Al-Qaeda do të arrinte ta bënte këtë gjë, nuk është se do të kishte ndonjë gjë për të ndryshuar në raportin e fesë me shtetin në Arabinë Saudite.

Në një vend tjetër islamik, si Turqia, në sajë të vullnetit të ushtrisë turke, feja është e ndarë nga shteti, dhe çdo përpjekje për t’ i përzier, konsiderohet si fundamentalizëm islamik. Në një vend europian si Shqipëria, definicioni i fundamentalizmit islamik duhet të jetë ndryshe. Në Shqipëri, thirrja pesë herë në ditë e ezanit në arabisht me megafonë të fuqishëm, çka e bën Komuniteti Musliman Shqiptar, i cili administron gjithë xhamitë e Shqipërisë, është fundamentalizëm islamik. Kjo për faktin se kështu Shqipërisë i jepet imazhi i një vendi arab, çka nuk i përgjigjet së vërtetës. Kjo gjë që bën kryesia e Komunitetit Musliman të Shqipërisë, nxit edhe terrorizmin islamik, për shkak se inkurajon atë pjesë të muslimanëve praktikantë, e cila është e prirur për veprime të dhunshme, terroriste. Madje, edhe të tjerë muslimanë praktikantë, duke jetuar në këtë mjedis arab të krijuar nga Komuniteti Musliman në Shqipëri, do të nxiten që të bëhen militantë të dhunshëm. Pra, kryesia e Komunitetit Musliman, me veprimet e saj është duke vepruar si një celulë e Xhihadit në Shqipëri, e cila ve në rrezik serioz sigurinë nacionale, veç të tjerave.

Autoritetet shqiptare, të cilat në 1998, me arrestimin dhe deportimin e celulës së Xhihadit Islamik Egjiptian ndërmorën një veprim me rreziqe të mëdha për vendin, dhe të gjithë këtë e bënë në interes të një vendi tjetër, Egjiptit, në rastin e kryesisë së Komunitetit Musliman të Shqipërisë, kur është fjala për dëme dhe rreziqe që i vijnë drejtpërdrejt Shqipërisë, nuk veprojnë! Në rastin e celulës së Xhihadit Islamik Egjiptian autoritetet shqiptare vepruan në kundërshtim me ligjet shqiptare. Në rastin e kryesisë së Komunitetit Musliman të Shqipërisë, autoritetet shqiptare kanë të drejtë të veprojnë në bazë të ligjeve shqiptare, madje janë të detyruar të veprojnë se kryesia e Komunitetit Musliman të Shqipërisë, me thirrjen e ezanit në arabisht nga megafonët e minareve, ka dhunuar ligjet në fuqi dhe ka konsumuar disa vepra penale, të cilat i kam specifikuar në kallzimin tim penal, të depozituar tashmë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Autoritetet shqiptare duhet të sillen me kryesinë e Komunitetit Musliman të Shqipërisë si me celulën e Xhihadit Islamik Egjiptian, pra ta arrestojnë dhe të ndalojnë veprimtarinë e saj në Shqipëri, si dhe pasojat që vijnë prej saj. Arrestimi i kryesisë së Komunitetit Musliman të Shqipërisë duhet të shoqërohet me shkrirjen e Komunitetit Musliman të Shqipërisë, si një organizatë e njohur ligjërisht, për shkak se ka dhunuar ligjet në fuqi. Në rast se shteti shqiptar nuk ndalon me ligj krejt ushtrimin e fesë islame në vend, minimumi që duhet të bëjë shteti shqiptar është që rindërtojë organizatën e muslimanëve praktikantë në Shqipëri, duke u vendosur rregulla të forta, së pari sa i përket numrit të xhamive, të cilat duhet të jenë në përpjestim me numrin e praktikuesve të fesë. Me këtë rast shumë xhami duhet të mbyllen. Nuk ka kuptim p.sh., që në Tiranë të ketë një xhami në fillim të Rrugës së Kavajës, kur fare pranë saj është një xhami në sheshin “Skënderbej”. Por ndoshta më mirë do të jetë që të mbyllet xhamia në Sheshin “Skënderbej” se ajo përbën një fyerje për Heroin Nacional Shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeun, i cili tekefundit ishte një luftëtar kundër invazionit osmano-islamik.

Gjithashtu, duhet të ndalohet gjuha arabe në xhamitë dhe posaçërisht thirrja e ezanit arabisht me megafonë nga minaret e xhamive, si një fundamentalizëm islamik i papranueshëm në një vend europian si Shqipëria. Edhe mbulimi i femrave praktikante islamike duhet të ndalohet krejt me ligj në Shqipëri, duke u konsideruar fundamentalizëm islamik në një vend si Shqipëria. E njëjta gjë duhet të bëhet edhe me ndjekjen e modës islamike në veshje dhe mjekër nga ana e meshkujve. Kjo nuk mund të quhet dhunim i sferës së jetës private të individit, se kjo veshje është uniforma e fundamentalizmit islamik, dhe me këtë ata inkurajojnë dhe të tjerë muslimanë praktikantë, të cilët hezitojnë që ta bëjnë këtë, por siç i thonë atij proverbit “Shikon rrushi rrushin dhe piqet”. Në këtë rast më saktë është të thuhet: “Shikon hurma arabike hurmën dhe piqet”.

Ajo që ka ndodhur në Shqipëri është se muslimanët praktikantë janë identifikuar praktikisht me fundamentalistët dhe radikalët islamikë dhe prova më e mirë dhe simboli elokuent i kësaj është thirrja e ezanit në arabisht nga megafonët e minareve të xhamive. Shteti shqiptar ka detyrim ligjor që të veprojë për të parandaluar pasojat që vijnë nga një zhvillim i tillë. Duke vepruar kështu shteti shqiptar, do të bëhet e mundur që edhe në Kosovë të ndërmerren veprime të ngjashme, se edhe atje udhëheqësia e Bashkësisë Islame gjendet në pozita fundamnetaliste islamike. Sigurisht që më e vështirë do të jetë në pjesën shqiptare të Maqedonisë, se atje përqindja e muslimanëve praktikantë në raport me popullsinë është më e lartë se në krejt trojet shqiptare, por gjithsesi edhe atje nuk mund të mos ndihet efekti i këtyre veprimeve. Në perspektivën e bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet të vetëm nacional, pasi të jenë ndërmarrë këto veprime në Republikën e Shqipërisë dhe në Kosovë, do të jetë më e lehtë që goditja të fokusohet në minimizimin e Islamit në pjesën shqiptare të Maqedonisë.

Në rast se nuk do të ndërmerren veprimet e propozuara më lart, nuk do të jetë e largët dita kur veprimet praktike të Komunitetit Musliman të Shqipërisë, dhe të Bashkësive Islame në Kosovë dhe në Maqedoni, do të çojnë në të njëjtat pasoja si ato të Xhihadit Islamik Egjiptian, të cilin autoritetet shqiptare e luftuan në 1998, për llogari të një vendi të tretë, duke marrë përsipër rreziqe të mëdha. Është e qartë se autoritetet shqiptare kanë shumë më tepër të drejtë dhe detyrim që të veprojnë kur bëhet fjalë për të vepruar ndaj forcave që kërcënojnë drejtpërdrejt sigurinë nacionale të Shqipërisë. Por Republika e Shqipërisë ka detyrim që t’ ia kërkojë këtë gjë edhe Kosovës, si dhe establishmentit politik të shqiptarëve të Maqedonisë, se Kushtetuta e Shqipërisë e obligon shtetin shqiptar që të punojë për aspiratën historike të nacionit shqiptar, bashkimin nacional, si dhe të mbrojë interesat e shqiptarëve, përtej kufijve, do të thotë në Kosovë, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Malin e Zi.

 



(Vota: 20 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora