Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Sali Çeku ishte vazhdues i drejtpërdrejtë i veprës së qindra e mijëra luftëtarëve të lirisë

| E merkure, 23.06.2010, 08:59 PM |


Me  rastin e  13 vjetorit të rënjes heroike në Koshare, të atdhetarit, intelektualit e komandantit të Brigadës 134, SALI CEKU

 

SALI CEKU  ISHTE  VAZHDUES  I  DREJTPEDREJTE  I  VEPRES   SE  QINDRA E MIJERA LUFTETAREVE  TE  LIRISE

 

Nga: Ramiz DERMAKU

 

Atdhetari, intelektuali dhe dëshmori i kombit z. Sali Ceku, ishte prezent në të gjitha organizimet e mërgatës sonë. Diskutimet e tij para bashkëatdhetarëve tanë ishin të qeta, të zjarrta,kombëtare dhe magjepëse për ndëgjuesin. Ai posë që merrte pjesë në tubime, protesta, demostrata, konferenca për shtypë, për informimin e opinjonit me dhunën, burgosjet, rrahjet, dënimet drakonike të shqiptarëve, vrasjet që bënte regjimi barbar serb ndaj popullit shqiptarë. Me  t ë gjitha forcat e tij materiale, fizike dhe intelektuale i kishte vënë në drejtim të zgjidhjes së cështjes së Kosovës. -Të shkruaj për intelektualin, gjykatësin, atdhetarin, themeluesin e bëthamave të para të UCK-es, e më vonë  edhe komandantin e Brigadës 134 – , për luftëtarin e denjë të UCK-es, i cili s’bashku me shokë nxorrën gurin e kufirit i cili vite te tëra na kishte ndarë ne shqiptarëve.

- Të shkruaj për martirin e Kosovës komandantin Sali Ceku, më shtyri respekti dhe vepra e tij. Të shkruash për dëshmorin e kombit Sali Ceku, jo që është obligim moral, njerëzor e kombëtar, por është detyrë imediate e gazetarëve dhe mjeteve tjera të informimit; radios, televizionit etj.

 - Të shkruash për kontributin e luftëtarit dhe atdhetarit (tani dëshmor) i cili vuri gjoksin dhe tërë energjin e tij në drejtim të realizimit të aspiratave shekullore të popullit të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare për Liri e Pavarësi është edhe një thirrje e gjeneratave të reja se si duhet sakrifikuar edhe jetën për cështje kombëtare. Në punën dhe personalitetin e Sali Cekut i hasim të gërshetuara dhe të mishëruara tiparet e luftëtarit të lirisë të ditëve të para për themelimin e grupeve të armatosura, për bartësin-(furnizuesin) e armatimit nga Shqipëria në Kosovë.Në figurën dhe personalitetin e atdhetarit  Sali Ceku, i gjejmë tiparet e politikanit në llim ilegal e më vonë legal. Përgatiste gjeneratat e reja që ti kundërvihen armikut tonë shekullor. Salihu kreu shumë aksione kundra policisë, ushtrisë dhe rexhimir barbar serb.

- Të shkruash për Sali Cekun, dmth: ta mbrossh vprimtarin e një luftëtari të denjë , i cili pasë veti la një histori të bujshme e cila gjeneratave të reja do tu tregoj se si duhet luftuar e sakrifikuar për kombin e Atdheun. -Të shkruash për atdhetarin Sali Ceku, do të thotë të marrësh për sipër barrën e rëndë dhe përgjegjësinë për të luftar për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Atdheut.

- Të shkruash për dëshmorin Sali Ceku, del në mbrojtje të atdheut e kombit, në anën tjetër përulesh me respekt të plotë përpara kujtimit dhe veprës së pavdekshme të heronjëve, martirëve dhe dëshmorëve të popullit shqiptarë.

-Të shkruash për Sali Cekun, nderon me pietet të madh e respekton me ndërgjegje luftën dhe orvatjet titanike të të gjitha gjeneratave gjatë historisë,që kanë punuar e luftuar për lirinë dhe pavarësinë e tokave shqiptare.

-Të shkruash për komandantin e Brigadës 134-të UCK-ës, z. Sali Ceku, duhet ti kujtosh të gjitha aksionet e tij.-Të shkruash për Sali Cekun, duhet të kujtosh vargun e gjatë e të pa fund të rrahurve,arrestuarve, përndjekurve, femrave të dhunuara, (nënave, baballarëve, motërave, vëllezërve),përndjekurve me valixhe në dorë e lot në sy duke u larguar me dhunë nga shtëpit e tyre dhe nga Kosova.

-Të shkruash për Sali Cekun, do të thotë ti kujtosh të gjithë të burgosurit shqiptarë, masakruarit dhe pengjet e luftës.Eshtë e vërtetë se Sali Ceku, ishte nacionalist, por mbi të gjitha ishte demokrat e realistë. Martiri Sali Ceku, në tubimin e mbajtur në klubin“Bardhosh Gërvalla“me 1.011. 1997 në Ludwigsburg, në mes tjerash tha; citoj:

“Të marrë pjesë në këtë tubim, më ka shtyrë gjendja e tendosur që po mbretëron në Kosovë, dhe obligimi im personal që ndjej ndaj Atdheut. Sot (në këtë tubim) nuk jamë si përfaqësues i LDK-së. Programet e partive shqiptare nuk janë të këqija, ato të gjitha kanë si qëllim final ta luftojnë armikun tonë shekullor. Cdo qytetar i Kosovës jo që duhet ta njohë kushtetutën e Republikës së Kosovës, por ai duhet ti vë në shërbim të saj të gjitha forcat e tij ideore, materiale e në rastë nevoje edhe JETEN“.

-Dëshmori Sali Ceku, ishte shumë vigjilent dhe vazhdues i drejtpërdrejtë i veprës qindra e mijëra luftëtarëve  të lirisë, pra Ai, i frymëzuar e i brymosur nga idet dhe luftërat e: Sylejman Vokshit, Isa Boletinit, Azem e Shote Galicës, Bajram Currit, Hasan Prishtinës, Shaban Polluzhës, Metush Krasniqit, vëllezërve; Jusuf e Bardhosh- Gërvalla, Kadri Zeka dhe së fundi nga trimëria e rezistenca që bënë shokët e idealit; Komandant Adem Jashari, me të cilët kishte bashkëpunim të ngushtë, e bënin plane për përgatitjen sa  më t ë mirë të aksioneve ndaj armikut.

 

P. S. Vijon  nesër…