E enjte, 28.03.2024, 09:04 AM (GMT)

Mendime

Shaban Peraj: Asgjë e re

E merkure, 23.06.2010, 08:58 PM


Asgjë e re

   

Shkruan: Shaban Peraj

 

Shkuan dy dekada që nga fillimi i pluralizmit në territoret e banuar me shumicë shqiptare këtu në Mal ë Zi dhe provuam qeverisje lokale pothuajse nga të gjithë subjektet politike nga ku secili prej tyre ka dalur me votën e komunitetit të ktueshëm, por që rrethanat dhe kushtet kanë qenë të ndryshme, gjë që detyrimisht ndryshe edhe duhet vlerësuar kontributet e tyre. Nëse për këtë periudhë analizojmë punët dhe të arriturat e tyre, duket se vlerësimi i përgjithshëm i tyre nuk ka vend për justifikime të atyre politikanëve profesionistë që tashmë kanë mbetur në kapërcyll, pa lëvizur edhe një hap përpara nga periudha e viteve të ’90-ta. Për këtë nuk ka nevojë të bëhen krahasime ndër vite , apo gjatë mandateve që kanë ushtruar pushtetin lokal, pasi kjo periudhë nuk u ka ofruar shansin për të qenë krenarë brënda këtyre dy dekadave. Shansi ishte, ai u është ofruar pikërisht me largimin e komunizmit, ate nuk ditën ta shfrytëzojnë dhe për këtë nuk kanë pse t’na mbajnë moralizime ata që njëherë u duken si demokratë e që pastaj koha dëshmoi se të njëjtit sjellin sytë rreth e rrotull për të gjetur fajtorët, por asnjëherë për të pranuar fajin tek vetja e për të gjetur kohë së paku burrërisht të panojnë se nuk ishin në shërbim të votuesve, pra nuk arritën të gjenin vetvetën. Dhe këta të mos i gënjejnë mendja se mund t’u pinë ujë shkaqet që gjejnë rrotull vetës, për “fashizëm”, për “tradhtarë të shekullit” siç pretendojnë e kërcënojnë të tjerët, por të pranojnë se gjithë të këqijat janë aty, brënda tyre, dhe nuk ka nevojë të dëgjojmë refrene prej tyre, në zyra, në tavolina, në emisione televizive, me shok për të gjetur “fashistët”, “tradhtarët”, nga ku për të satën herë mundohemi t’u themi troç  se ata elementë i kanë aty në mesin e tyre e jo të etiketohen të tjerët, dhe për pseudointelektualizëm falls të tyre mundohen t’i mbrojnë gjërat, problemet shqiptare në Mal të Zi t’i mbajnë në status quo. Këtu gjithmonë krerët e politikës shqiptare premtuan se do të punojnë mirë në interes të komunitetit të ktueshëm, do të punojnë mirë për ta, për vete, dhe çka është me rëndësi për problemet mbarëshqiptare. Tani këtu ka një problem dhe ai nuk është i vogël, i vogël ndoshta u duket prijësve shqiptarë të bindur ata vetë se kanë hy në piramidën politike mbarëshqiptare, po edhe më gjërë, në rastin konkret nuk dëshmuan se janë të tillë, përkundrazi, dëshmuan dhe po dëshmojnë se kanë mbetur në rrethe të ngushta, nëse jo për diçka më shumë, atëherë për mosveprim, për mosvizion  dhe pa plane afatgjate karshi atyre pak votuesve që u kanë mbetur.

Në shkrimet tona kemi theksuar sa e sa herë se shtëpia nuk ndërtohet nga kulmi, por nga themeli, dhe këta të njëjtit sikur nuk e kuptojnë, apo nuk duan ta kuptojnë për rehati të vetës se gjithnjë vazhdojnë me avazin e vjetër. Kur u vjen puna për të arsyetuar veprimet e veta (nëse i shohin ndonjëherë) vazhdojnë të akuzojnë këtë e atë, se në filan terrenin janë bërë veprime “fashiste”(fjalë e tyre), apo “ti dhe ai keni tradhtuar konceptet kombëtare e do të shënoheni në histori për tradhëti”! Këta zotërijë nuk duan t’ia dinë fare se kush bëri tradhëti, kush nuk zgjodhi mjete për të qendruar në hierarkinë politike shqiptare, dhe më në fund kush devijoj programet politike, statutin partiak po edhe marrëveshjet shoqërore, dhe këtë jo për të ndihmuar të tjerët, thjeshtë për vete dhe asgjë më shumë.  Së paku sot në demokraci nuk mund të lëvdohet askush, sidomos jo ai që nuk ka arritur rezultate, se duhet mbajtur politikën në qafë atyre që u besuan, atyre që ishin e janë të sinqertë e që për hatër të dikujt flijuan vetën, flijuan familjet për të qenë besnik jo të liderit, por të idealeve kombëtare (varet kush si i kupton). Toni Bler në një rast pat thënë: “Një parti që nuk reformohet, nuk ka të ardhme”. Kështu ndodh edhe në hapësirat shqiptare, kështu edhe me Lidhjen Demokratike në Mal të Zi, parti për të cilën nuk ia vlenë të thuhen më fjalë, për te flasin rezultatet, dhe nuk ka pse të shqetësohet edhe aq kryetari i pazëvendësueshëm i këtij subjekti politik, Mehmet Bardhi për ata që sipas tij janë “fashista”, “tradhëtarë të shekullit”, për çka si duket ka humbur busollën dhe nuk don të gjejë, apo nuk di të gjejë fajtorët që i ka brënda vetës, në natyrën e tij, në konceptet e organizimit partiak, dhe kjo i qoftë për hajr që sadopak dha kontributin në konzervimin e këtij subjekti politik (dëshmi rezultatet). Ky dhe askush tjetër do të mbetet përgjegjës për fatin e këtij subjekti politik i përqafuar në fillim si një lëvizje e të gjithëve me bindje se këtu do të ketë demokraci të mirëfilltë, respektim të individit e shoqërisë për çka u dëshmua si një moderator mjaft i keq i asaj për të cilën nisi lëvizja e cila nuk u formua në Tuz, më 9 shtator 1990, por në shtëpinë private të z. Muho Kurti, në Kodra të Ulqinit (për këtë ka dëshmi, themeluesit janë gjallë).

Edhe subjekti i dytë politik, ai i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi vazhdon me avaz të njëjtë, jo për të mirën e komunitetit, thjeshtë për karrierë të atyre që pretendojnë se kanë merita që më në fund lëvizën diçka nga baza, ishin një çikë më liberal e që në strukturë janë ata që dolën nga subjekti i parë politik, jo se u dëshmuan më vizionarë, por thjeshtë duke parë privilegjat që mbante subjekti i parë, shfrytëzuan rastin më të mirë për të dalë në skenën politike, gjë që edhe më shumë thelloi krizën, thelloi hendek në mes të shqiptarëve këtu në Mal të Zi, për çka nuk mund të merret me mend se sa dëm politik, ekonomik e kulturor  i sollën popullatës së ktueshme. Edhe këta nuk kanë pse të lëvdërohen shumë, së shpejti do të plasë sherri brënda këtij subjekti politik, kupa është mbushur, dhe nga ajo që dëgjojmë jozyrtarisht shihet se elita e këtij subjekti politik po shfronëson vetvetën. Me këta është evidente se po manipulon dikush , po i detyron ata të zhveshin lakuriq vlerat kombëtare, dinjitetin e shqiptarëve pa menduar fare për pasojat që do u lëjnë brezave të ardhshëm. As z. Ferhat Dinosha, po edhe ndonjëri nga këta që pretendojnë se janë politikanë brënda UDSH-së nuk mund të shpresojnë se kanë kryer detyrat e veta sipas kërkesave të masës, ndaj e kanë përfunduar misionin e tyre. Dikur pretenduan se po punojnë për vendin, sot po dëshmojnë se po punojnë për vete , dhe sa herë u drejtohen kritika merren me merita të së kaluarës a thua se populli jeton dje, e jo sot. Kjo meritë të cilën mendojnë t’ia përshkruajnë vetës është më tepër se një demagogji e atyre që pretendojnë se janë parti e parë shqiptare në Mal të Zi, gjë që nuk përkon me realitetin pasi tash e dy mandate si të parë janë bashkë me përfaqësuesit e partisë në pushtet. Pra, partitë tona nuk kanë potencial pë të diskutuar haptas për problemet e popullit, për problemet e krjuara brënda këtyre 20 vjetve, ndaj edhe veprojnë nga rasti në rast për të mbuluar vendet që nuk u takojnë, ose nuk kanë kurajo për të dërguar njerëz të aftë nëse vet nuk janë në  gjendje të kontrollojnë punën e tyre. 



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora