E marte, 23.04.2024, 10:21 PM (GMT+1)

Mendime

Kalosh Çeliku: Plaga e dhjetë e babait

E merkure, 23.06.2010, 10:00 PM


KALOSH ÇELIKU

 

PLAGA E DHJETË

        E BABAIT

 

         (Shkas: Rrugaçi “mysliman”, q? duke bërtitur si i tërbuar mu ndërsye pas shpine: Ti e ke ofenduar pejgamberin Muhamed! Dhe, n? mes t? Shkupit i p?rzim? k?sulat. I mjeri k?lysh me zgjebe, i ndërsyer nga shërbime sekrete antishqiptare ta “mbroj?” pejgamberin Muhamet a. s. nga nj? shkrimtar, që armë të vetme e ka penën me dy tyta...)

 

     Ditën e Madhe, përsëri u ula nën Rrap. Zonën e lir?… E hoqa setren… Gjokun e lidha nën hije. Armën e vara në një degë. Shtambat me verë i porosita mbi tavolinë. E hodha nga shpina samarin… Frikën… Ndjekjet… Presionet… Kërcnimet telefonike… Linçet intelektuale e fizike… Aferat e ndryshme politike… Bisedat informative në polici… Helmimet… Zjarret në banesë… Vdekjen klinike në Voskopojë… Aksidentin e komunikacionit, në Qafë Thanë…

       Truri papritmas e ktheu prapë shiritin e filmit, ma rikujtoi Plagën e dhjetë të Babait. E shkunda veten edhe njëherë nga gjethet e Vjeshtës… Bryma… Dimri… Vërtetë, kur linda më 13 shkurt të vitit 1951 në Katundin Cërvicë të Kërçovës, siç më tregonte shpeshëherë Nëna, im At shkrepi pushkë. E bëri me dije Katundin. Dy vite më vonë ai në brez do të më shtinte një “hanxhar“, të cilin e kishte punuar vetë me dorzë të larme, për të ma dhuruar mua për ditëlindje. “Hanxharin“ gjatë kohë nuk e hoqa nga brezi, pothuajse me të edhe bija në shtrat. Zgjohesha. Vetëm, lakmi e kisha “nagantin“ e Babait, që ai ditën e mbante në brez e natën nën jastëk. Një ditë edhe ma dha në duar duke më mësuar se si ta përdorë. Dihet, vështirë e kisha t’ia tërheq këmbëzën me një gisht, prandaj deri vonë ia tërhiqja me dy gishta…

          Ditën e parë, kur im At më përcolli në shkollë  e qiti edhe një pushkë. Vite më vonë, gjatë studimeve në Prishtinë, në bisedë e sipër ai ma zbuloi edhe një fshehtësi, se si ma kishte lënë emrin Kalosh. Bir, të pagëzova me emrin Kalosh, që të bëhesh trim si kaçaku i maleve: Kalosh Zajazi. Po, ti në vend të pushkës, rroke penën. Po, iu përgjigja. Edhe atë: përderisa Isa Boletini hyri në Londër me dy kobure, unë do të hyj në Qytetin e qyqeve me shtatë. Qeshi. Ku i ke?! Ja, e hapa çantën e zezë: katër, ia tregova stilolapsat. Edhe tre të tjerë, i kam nën sjetull. E hapa njërën anë të gunës së zezë deri n? fund t? k?mb?ve…

         Im At, vite më vonë kur do të martohem unë, do të shkrepë pushkë edhe në mes të Prishtinës. Vite ato, kur unë ecja me shtatë kobure në brez. E ende nuk e kisha shkrepur asnjë fishek. Çudi! Edhe sot e kësaj dite më kujtohen shtatë koburet e mia dhe ajo e teta: “naganti“, që ma kishte dhuruar im At për ditëlindje. Vetëm, një gjë kam harruar t’ua them: im At gjithë jetën “nagantin“ dhe mauzerrin nuk i hoqi nga brezi e krahu. Ja, pse edhe unë e vazhdoj traditën e tim Ati, i cili shpeshëherë më thoshte: “arma është miku më besnik i njeriut, nuk të trathton kurrë, vjen një ditë kur ajo ta shpëton kokën… E paguan veten dhjetëfish…

        Im At, në vitin 1984 vdiq nga kanceri. I kishte kaluar mjaftë beteja. Luftë pas lufte  kishte hëngër plumba… E përballoi luftën… Presionet për të ikur në Turqi… Robërinë… Po, jo edhe sëmundjen, Zonjën Vdekje. Pak përpara se t’i dalë shpirti, si tek ajo kënga e njohur popullore shqiptare: “Çka po i thotë Dema Kadrisë/  a ia din-o rendin burrnisë, ma bëri me shenjë që t’i afrohem, të më lë ndonjë amanet. Iu afrova te shtrati. Po, u pendua, i gëlltiti fjalët…

        Vite më vonë (1999), kur fushata e paparë kundër meje do të arrinte kulminacionin, do të më ndërseheshte pas shpine Kopeja me zgjebe, do të më kujtohet edhe amaneti i tim Ati, të cilin e mori me vete në varr: Mauzerri. Im At, para se të jepte shpirt, donte të ma lente mua amanet edhe pushkën. Tashti e kam të qartë pse edhe i gëlltiti fjalët. Vallë, athua pak para vdekjes e kuptoi se unë i kisha shtatë dhe një të tijën “nagantin“ – tetë… Nënët plagë i pati Gjergj Elez Alia… Plagën e dhjetë e mori me vete në varr…

          Kulturofagu, Buça e Katundit, Patrioti i vonuar dhe këlyshët e tyre me zgjebe me nga një asht në gojë, ende më ndërsehen pas shpine. Njëri ( Rrugaçi “mysliman”),  këto ditë në mes të Shkupit me mua i përziu edhe k?sulat: gjoja ia paskam ofenduar pejgamberin Muhamed a. s.?! I mjeri k?lysh anadolli - aziatik me zgjebe, q? mu nd?rsye tinëz nga shërbime sekrete antishqiptare ta “mbroj?” pejgamberin nga nj? shkrimtar, që armë të vetme e ka penën. Muhamedi a. s. nuk ka nevoj? t’i dalin zot k?lysh? me zgjebe t? sojit halldupit me bishtin n?n k?mb?. Langaç? t? nd?rsyer nga shërbime sekrete antishqiptare vet?m p?r nj? asht shpërblim. K?lysh? rruge të përjagur, q? duan ta ngulfasin fjal?n e lir? shqipe. Përditë propagandojnë gjuhë, veshje dhe kulturë të huaj turko-arabe në këto troje, që nëpër shekuj kanë qenë dhe janë shqiptare. P?rpiqen t? mbjellin frik? dhe torturojn? popullin shqiptar me pëllitje “myslimane” nga minaret e xhamive të Allahut. E n? an?n tjet?r, harrojn? se ky popull ka edhe hund?lesh?, q? t? rrokin p?r krah?rori dhe t? b?jn? t? t? shp?toj? n? brek?, t’i ngrejnë këmbët në hava nga minarja e xhamisë.

         Punemadhe, atë punë kanë trusakat?t e Dexhallit, le të lehin pas Ujkut. Përjagen. Nxjerrin gjuhën dy pëllëmbë. Edhe pse, më dhimben si soj bubi aziatik, ashtu të mjerë me nga një asht në gojë rrugëve të Bit - Pazarit… Langaçë… Coftina… Shkak, që edhe k?saj radhe nuk i vrava me “nagantin“ e Babait, por me armën time të nëntë me dy tyta: penën…

         Armën e dhjetë do ta marr me vete në varr…



(Vota: 34 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora