E premte, 19.04.2024, 11:23 AM (GMT+1)

Mendime

Refik Hasani: Letër e hapur drejtuar klasës politike të Shqipërisë dhe Kosovës

E marte, 22.06.2010, 09:59 PM


Letër e hapur drejtuar klasës politike të Shqipërisë dhe Kosovës  lidhur  me qëndrimin ndaj shqiptarëve në Komunën e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës  

 

Tirana dhe Prishtina kan obligim,të ngrisin  dhe mbrojn çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në Krahinën e mbetur nën administrimin e Serbisë

 

Shkruan: Refik  HASANI 

 

Deri më tani nga institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës  nuk arritën së paku nga dy parlamentet të pregaditet dhe miratohet ndonjë deklaratë apo pse jo edhe nga një rezolut lidhur me shkeljen e të drejtave të shqiptarëve të mbetur nënë administrimin e Serbisë.Diplomacia e Tiranës dhe politika e Prishtinës  së bashku me dy akademitë tona  nuk  duhet të presin që dikush ua kryen punët e shtëpisë.Sa më parë duhet të ulen dhe përpilojn  një platform dhe program ,të unisojn,harminizojn qëndrimet lidhur me çështjen e pazgjidhur të ksaj Krahine shqiptare .

 

****

Me të drejtë ne popullata shqiptare nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës jemi duke  pritur nga  Tirana  dhe Prishtina  që ta ngrisin zërin , mbrojnë dhe përfaqësojn edhe interesat e shqiptarëve nga kjo hapsirë etnike shqiptare.Të ngritet zëri,shtrohet dhe të mbrohen të drejtat që na takojnë  si ato idividuale dhe ato kolektive në të gjitha instancat ndërkombëtare.Kjo duhet të rrjedhë së pari pas konsultimeve  e këto të jenë të rregullta,intenzive me pushtetin lokal dhe subjektet nga tri Komunat.Kjo mos të jetë sa për të thënë dhe arsyetuar para opinionit.Por,thjeshtë  shteti shqiptarë është antërë i barabartë i Këshillit të Sigurimit dhe këtë çështje të ngritet para ksaj organizate të OKB-së.Kurse Kosova mundë ta ngritë këtë çështje në nivele të tjera,po ashtu që mundë të njoftojn dhe sensibilozojn opinionin ndërkombëtarë që çështja e shqiptarëve të ksaj Krahine po pret dhe duhet gjetur një zgjidhje të drejtë.Në këtë krahinë  me shumicë shqiptare në Serbi,situata është e tejet e keqësuar,që nga viti 1990 e këndej.Banorët  atje ende janë duke u përballuar me shumë të papritura,përveq udhëheqësve të tyre të ndarë e përqarë në tetë subjekte politike,që është shqetësuese e mbi të gjitha është me institucionet e dy shteteve tona  lidhur me qëndrimin jotë të prer ndaj çështjes së pazgjidhur të ksaj Krahine .

****

Të nderuar anëtarë të dy Akademive tona ,profesor tjerë me tituj të lartë shkencor të instituteve të ndryshme dhe nga të gjitha Universitetet ku do që punoni.Lider të partive politike në Shqipëri dhe Kosovë,të pozitës dhe opozitës,ministra,deputet,ambasadorë,konzuj dhe përfaqësues të tjerë të  zgjedhur dhe emëruar të institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës  dhe personalitete me ndikim në jetën publike dhe politike.Të nderuar veprimtarë të ndryshëm të gjitha kohrave,e ndjeva për borgjë dhe mora guximin t’ju drejtohemi në këtë formë përmes ksaj letre,pa dashur  fare të ulë kontributin e asnjërit nga ju.Si banorë nga kjo pjesë e hapsirës sonë etnike që më shtyri më së shumti është edhe një lloj  reagimi  me njëfarë mënyre të rrjedhave që janë duke u zhvilluar në ato pjesë .

Ajo që më shtyri kur ne nuk kemi ende të qartë se cila duhet të jetë zgjidhja dhe cilat rrugë duhet të ndiqet për ta arritur qëllimin .

Veqmas unë e besoj edhe opnioni gjIthë shqiptarë , kur nuk jemi treguar unik   :

- Se a duhet shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhjet për parlamentin  e serbisë ,

-Se a kan nevoj të marrin pjesë në trupin Koordinues ,

-Se a duhet të formojn këshillin nacional sipas ligjeve serbe ,

-Thirrjen  në rezultatet e referendumit të mbajtur më 1 e 2 mars 1992  për bashkangjitje me Kosovën apo për një autonomi politiko-territoriale ,

- Në pika e arritura të marrëveshjes së Konçulit,që të plotësohet apo shpallët si e vdekur kjo marrëveshje  . Dhe çështje tjera 

Cilat janë hapat e gabuar që ka udhëhequr Shqipëria dhe Kosova kundrejt  ksaj Krahine shqiptare pas qershorit 1999 e deri më sot !.

Gabimet ishin edhe të dy anshme pra të udhëheqësive të vendore të tri Komunave  dhe të bartësve politik dhe institucional të Tiranës dhe Prishtinës.

Ksaj here po paraqesim vetëm gabimet e institucioneve të dy shteteve,sepse të vendorëve  i kemi paraqitur më herët në një publikim,kurse kur ti përshkruajmë edhe gabimet e institucioneve të Republikës së Serbisë dhe të faktorit ndërkombëtar atëher themi se i kemi paraqitur nga katër këndëvështrime problematikën  e ksaj Krahine .

-Nuk u mor parasysh se në çfarë pozite kanë mbetur populluta me rastin e tërheqjes së forcave vrastare prej Kosovë duke u stacionuar dhe përqendruar në këto hapsira. 

-Nuk u ngrit me kohë problematika e kategorisë së të zhvendosurve që nga fillimi i luftimeve në mesë forcave të ushtrisë serbe dhe UÇPMB-së.

-Nuk është bërë regjistrimi i të zhvendosurve,pranimi dhe vendosja nëpër objekte banimi kolektiv, më lehtë do të dihej dhe pranohej edhe nga ndërkombëtarët,ka ende të zhvendosur prej andej .

-Asnjëher  nuk u ngrit çështja se ku janë shqiptarët që kishin prona dhe pasuri të patundshme nëpër qytete të Republikës së Serbis si  Beograd,Nish,Leskoc,Vranj,Novi Sad,etj .

-Pas përfundimit të luftimeve dhe nënshkrimit të marrëveshjes së Konçulit nuk u nxë ngoje kjo marrëveshje.

-Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992 jo që nuk u përmend por u harrua fare sikur mos të kishte ndodhur.

-Për mosnjohje të diplomave nga dy shtetet , në kohën kur nuk ka media dhe ka ngulfatje të informimit në gjuhën shqipe,

-Nuk u bë krahasimi në mes të drejtave që po kërkon vazhdimisht Serbia për bashkëvendasit e vetë,pra për Serbët lokal të Kosovës.Po ato të drejta duhet dhe ju takojn edhe shqiptarëve që jetojn anekënd Serbis e veqmas në Komunën e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës.

-Nuk mbështetën dhe nuk paraqitën arsyeshmërin për untitet dhe domosdoshmërin e themelimin të Këshillit Nacional të shqiptarëve  .

-Nuk ngritën qështjen e mungesës së përkujdesjes shëndetsore ku shqiptarët në Serbi përbëjn mbi 100 mijë banorë ende nuk kanë Spital regjional,por bredhin për shërim herë në Prishtinë,Nish Shkupë e Beograd .

-Pse nuk përkrahet hapja e një Universitetit publikë në gjuhën shqipe .

-Përdorimi i Flamurit ende është çështje e pazgjidhur në tri Komunat e cekura  .

-Asnjëher nuk  u tërhoq një paralele krahasimore për investimet se sa janë bërë për kthim të Serbëve lokal të Kosovës dhe të zhvendosurve të ardhur nga andej që janë në Kosovë .

-Cepotini, një bazë ushtarake e ushtrisë Serbe,ku janë  vendosur pjesëtarët e xhandarmërisë dhe forcave elite speciale.Ky objekt ushtarak më i madhi në rajon,ku janë ndar nga qeveria e Serbis 17 milion euro.Gjashtë kilometra afër qytetit të Bujanocit,është rrezik për tërë rajonin e Ballkanit e aqë më shumë kërcnim dhe presion psikik për mbijetesën e banorëve shqiptarë në këto hapsira.

-Në tri Komunat e cekur më lartë mungon liria e lëvizjes veçmas në Komunën e Medvegjës , Karadakë të Preshevës dhe Malësin e Bujanocit .

-Opinioni i Kosovës dhe mas mediat tona sikur nuk patën interesim fort për zhvillimet që po rrjedhin mbrenda Serbis dhe qëndrimit të saj ndaj shqiptarëve.

-Nuk u shfrytëzua koha dhe momenti historik që gjatë bisedimeve të delegacionit të Kosovës me atë të Serbis nënë prezencën e faktorit ndërkombëtarë,përfundimisht të hapet kutia e pandorës lidhur me ndërtimi e raporteve Kosovë-Serbi,duke e shtruar në tavolin edhe qështjen e ksaj Krahine dhe pasurit e shqiptarëve nëpër qytete të Serbis.

-Nuk u ndërtua një qëndrim,platformë a strategji afatëshkurtër,afatmesëm apo afatgjatë,se çfarë dhe si ti artikulojn kërkesat e neve shqiptarëve nga kjo pjesë .

-Institucionet e Shqipërisë e Kosovës dhe partitë politike gabuan shumë rëndë kur gjatë konsultave se a duhet të marrin pjesë në zgjedhjet nacionale apo jo nuk na udhëzuan drejt ! , p.sh

Institucionet e dy shteteve tona është dashur t’ju japin instruksione të qarta partive politike të ksaj Krahine që duhet të marrin pjesë në zgjedhje nacionale Serbe,por me  kusht  :

  - I -  Nëse ju garantohen pesë vende në parlamentin e Serbisë  dhe tre vende mund ti fitojnë me vota të drejtëpëdrejta,përndryshe  asesi JO.

- II – Ku së bashku më deputetet e minoriteteve të tjera në Serbi si Boshnjakët  e Sangjakut , Hungarezët e Vojvodinës,Bullgarët dhe Romët do të krijonin një Klub të deputetetve të pakicave,por edhe do të udhëheqnin ministrin për minoritete edhe ate me rotacion !. 

B – Asnjëher në vija insitucional të dy shteteve nuk është debatuar në parlamentë me një pikë rendit të punës të ngritete çështja për shqiptarët nga Komuna e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës .

  

Si të veprohet dhe të ndërtohet një qëndrim institucional nga Shqipëria dhe Kosova  kundrejt çështjes së ksaj Krahine

Institucionet e dy shteteve së bashku pozitë dhe opozitë njerzë me ndikim në jetën publike e politika në bashkëpunim të plotë me dy Akademitë  të bashkërendojn qëndrimet,harmonozojn,të shkruhet një program,strategji veprim,gjithmon në konsultim të ngusht edhe me miqtë Amerikanë dhe faktorin ndërkombëtarë politik për edhe me subjektet nga kjo pjesë.Formimi i një departamenti në kuadër të një ministrie është me rëndësi jetike.Por hapja e tyre është po aq me rëndësi sa edhe njerzit që do të punojnë dhe zgjedhen.Këta zyrtarë duhet të jenë nga ajo pjesë,por mbi të gjitha që i njohin rrethanat.Kjo është dashur të bëhet që pas konfliktit të armatosur në mesë forcave serbe dhe UÇPMB-së të vitit 2000/2001.Departamenti duhet të jet koordinuese,ndërlidhës por shumë efikas.Në kuadër të një ministrie duhet të themelohet një departament edhe për shqiptarët në Malë të Zi dhe Qamëri dhe për  diasporë .

                                    Çfarë pune dhe roli mundë të luajnë këto departamente  !

Të marrin dhe grumbullojn të dhëna të sakta dhe zyrtare për të zhvendosurit dhe shpërngulurit e luftës për pasurit e tyre  të patundshme që kanë atje.Të hartojnë një strategji se kush mundë të kthehet prej kategoris së të zhvendosurve,kjo tem duhet të ngritet dhe të jetë tema boshtë.Të kërkojn  mjete dhe donatorë për kthimin e atyre të zhvendosurve që dëshirojn të kthehen,nëse ju krijohen kushte paraprakisht dhe ka siguri të mjaftueshme.Të shikohet mundësia se cilat janë mundësit për rregullimin  dokumentacionit për posedimin e dy nënshtetsive.Do të pranohej edhe zyrtarisht nga të gjitha instancat numri i të zhvendosurve më e rëndësishmja është të pranohen nga organet Serbe dhe ndërkombëtarët.Të bashkëpunojn ngusht me institucionet lokale të tri Komunave.Për regjistrimin e  ksaj kategorie të vlerësohet në nivel më të lartë se a duhet të marrin pjesë në këto regjistrime të popullatës  si Kosovarë apo si të zhvendosur.Të zhvendosurit do të përfitojnë mjaftë,ato do të kthehen të jetojn prej nga kan ardhur apo do të investohet për tu integruar në jetën Kosovare.Duhet të mbajë edhe kontakte me përfaqësi të huaja si OSBE, UNHCR dhe me qeverin qendrore të Republikës së Serbisë në Beograd.Hapja e ksaj teme tabu shenon shkrirjen e kaj teme lidhur me qëndrimin që kan mbajtur insitucionet e dy shteteve,do ti ndihmonte edhe njohjes më të mirë.Serbia nuk do të  ketë kohë të mirret me qështje tjera,por do të ballafaqohet edhe me qëndrimin që mbanë ndaj shtetasve të vetë.

 

Përfaqësuesit e  tetë partive politike që veprojn në këtë Krahinë do të orientohen në kohë dhe hapsirë se si  ta ngrisin,shtrojn dhe mbrojn  çështjen e tyre jetike për çka edhe kanë manadatin e popullit që e përfaqësjojnë.Ne shqiptarët arritëm të formojmë një këshillë ndërpartiakë i partive shqiptare në ish ngrehinën artificiale të quajtur Jugosllavi .So neve na kjo ish-hapsitr na mungojn takime dhe konsulta të niveleve të ndtushme.Duhet të mendojm drejt se raportet shqiptaro-serbe ende jan të ngrira,janë raporte shumë të ftohta gati edhe të një luftë të heshtur dhe të pa shpallur.Pasi ti marrim këto shumë seriozisht atëher duhet vepruar që pas të gjitha atyre që kan ndodhur duhet të kemi një marrëveshje në mesë të dy popujve më të mdhënjë në këto pjesë të Ballkanit.Përcaktimi dhe ridefinimi i kufijve në mesë të neve dy popujve duhet të ndodhë PATJETËR,kur do të ndodh,varet po ashtu jo vetëm nga ne,por edhe nga nevoja dhe interesi i faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtarë.Për fundë, paralajmrimet se do të organizohen bisedime praktiko-teknike në mesë të Kosovës dhe Serbisë,duhet të pregaditemi  për të gjitha mundësit dhe alternativat  e mundshme.Në këto bisedime duhet të shtrohet drejtë dhe me kompetenc edhe  çështja e pazgjidhur e shqiptarëve nga kjo Krahinë e mbetur nënë administrimin e Serbisë .

   21.06.2010     

 



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora