E premte, 19.04.2024, 06:26 AM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Bekim Fehmiu, sipas Halil Matoshit

E marte, 22.06.2010, 09:58 PM


BEKIM FEHMIU, SIPAS  HALIL MATOSHIT

 

/Përkitazi me shkrimin .post mortem/kushtuar Bekim Fehmiut/

 

Nga Halit Bogaj

 

Në të përditshmen ‘’Koha ditore’’të 19 qershorit 2010, lexova shkrimin e Halil Matoshit  kushtuar Bekim Fehmit , me të cilin autori kishe bërë një shërbim të duhur përkitazi me kolosin tone, me emrin e të cilit është e lidhur /përveç kinematografisë ish jugosllave/edhe një pjesë e kinematografisë botërore.

 

Shkrimi i tij ishte një gurthemel i qëlluar për t’ia dhënë sadopak hakun Ustait/siç e quan ai me të drejtë /mjeshtrin tonë të madh të skenës filmore dhe teatrale.Edhe Halili, ashtu si pjesa dërmuese e këtij populli, ishte i pezmatuar që nuk bëmë sa duhet për njeriun tonë kolosal i cili e kishte arritur përjetësinë pikërisht me filmat e tij të ndritur të përmasave ndërkombëtare. Madje madje u bëmë horë edhe tek armiqtë tanë të cilët e përcollën me nderime dhe dinjitet të madh, ashtu siç i përkiste një njeriu të tillë. Dikush mund të thotë:E kanë pasur për detyrë t’ia bënin nderimet e tilla, me çka pajtohem plotësisht por ata /përveç që e kanë çmuar/ edhe e kanë urryer ngase ai ishte i pari që i kishte përkrahur ngjarjet studentore në Kosovë në vitin 1981.Këtë e dinte edhe armiku ynë shekullor por e dinin edhe pushtetarët tanë të mjerë të cilët ‘’I futën veshët në lesh ‘’këto ditë dhe mbetën përherë të turpëruar që e lanë në heshtje vdekjen e një njeriu aq të madh i cili doli nga gjiri i këtij populli/për të cilin kinse kishin luftuar këta që janë sot në pushtet/ dhe që bëjnë gabime të tilla aq trashanike që nuk do t’ua falë asnjëherë historia jonë.Por nejse, ata do të mbushen mend më vonë, kurse Bekimi do të mbetet i gjallë deri në amshim.

 

Nga shkrimi i shkëlqyer i Halil Matoshit mësojmë se gazetari atëhertë i ri i ‘’Zërit’’kishte qenë shumë i ri dhe entuziast për t’u takuar me Bekimin tone, me njeriun e ëndrrave të tij dhe të gjithë shqiptarëve të atëhershëm, ngase ai ishte i vetmi që kishte arritur të depërtonte deri në majat më të larta të Olimpit filmor. Pra, Halil Matoshi e kishte pasur rastin ta shihte ndonjëherë dhe të çmallej me atë njeri të cilin e kishim idhull në rininë tonë kur na bënte krenarë që ishim shqiptarë dhe kur edhe botës mbarë i tregonte se ishte i gjakut  dhe i lashtësisë sonë iliriane.Bekim Fehmiu në çdo hap dëshironte ta theksonte përkatisinë e tij me të cilën mburrej dhe për ta ruajtur të paprekur mbiemrin e tij shqiptar dhe siç është theksuar disa herë, e kishte rrezikuar karierën e tij të mëtejme, sidomos atëherë kur Luj Xhilbert kishte dashur t’ia ndryshonte qoftë vetëm një shkronjë të mbiemrit të tij.Gjatë një propozimi të tillë, ai i kishte bërë gati valixhet që të kthehej në vendin  e tij, por Xhilbert ishte pajtuar që të mos bënte kurrfarë ndryshimi.

 

Në shkrimin e tij Matoshi na rrëfen se Bekimi e adhuronte fort edhe Presidentin tonë historik Ibrahim Rugovën me të cilin mburrej, duke i thënë atij  në një rast’’Çou he burrë të përqafoj për guximin tënd të madh’, kurse Ibra ia kishte kthyer me një buzëqeshje dhe falenderim.

 

Mëtej Matoshi tregon se ajo ishte intervista e tij e parë dhe e fundit të cilën e kishte marrë nga Bekim Fehmiu, por e brente fort që nuk kishte arritur ta realizonte edhe ndonjë tjetër.Mbase edhe Matoshi do të ketë thënë në vetëvete, se është e vërtetë , si në atë thënien popullore, se ne shqiptarët punët e sotme i lëmë shpeshherë  për nesër, për t’u penduar pastaj përse nuk i kishim kryer më parë.

 

Pastaj Halil Matoshi thotë:E cili gazetar nuk do të donte ta intervistonte aktorin e përmsave botërore?

 

Duke folur për atë se dikush kishte menduar se Bekimi ishte mendjemadh,  dhe edhe nëse do të ishte ashtu, Matoshi e arsyeton me fjalët:’’Përballë realitetit zhelan dhe mendësisë mediokre, ku heronjtë e vërtetë ulen tek pluhuri, e banditët ngrihen tek retë, s’ke se si ta shpëtosh krenarinë, të qëndrosh anash, përveç të jesh i vetëvetes, mendjemadh.Ai ishte një aristokrat i filmit, që i kishte prekur lartësitë e artit të shtatë. Ai ishte hijerëndë, një zotni i vërtetë. Patriark i skenës.Zotëres dhe sundues i saj’’ thotë mëtej/me shumë të drtejtë/ Halil Matoshi, i cili e vazhdon shkrimin e tij të fuqishëm edhe me fjalët e gjigantit Xhon Hjuston, i  cili, pas mbarimit të xhirimit të një filmi dhe pas përqafimit që ia kishte bërë, i kishte thënë Bekimit’’I mirë je, biro’’/, kurse Parlamenti ynë i mjerë nuk e pa të udhës dhe të arsyeshme ta mbante as një minut heshtje/, me ç’rast u bashkangjitemi edhe mendimeve të shumë njerëzve se vërtetë, ajo që bënë ata ishte një turp i pa parë që nuk do të ndodhte edhe tek injorantët më të mëdhenj të këtij planeti..

 

Në fund, në artikullin e tij, Halil Matoshi.edhe njëherë po e theksojmë fjalinë , me të drejtë, e këshillon kryetarin tonë që Bekimin FEhmiun, ashtu si Nexhmije Pagarushën, ta  shpallë’’Artist të merituar’’/post mortem/dhe Teatri kombëtar do të duhej ta mbante emrin e tij.

 

Krahas kujtimeve të Halil Matoshit i kemi edhe ato të aktorit të madh shqiptar Timo Flloko i cili me Bekimin ishte njohtuar në vitin 1972 kur ai kishte qenë në Shqipëri dhe e kishte vlerësuar lart një film të tij duke i thënë Timos’’E kam një mik /Omar Sharif/i cili është aktor më i madh se unë, por që do ta përlqente shumë rolin tend.’’. ‘’Sigurisht që ishte një kompliment i madh i cili atëherë bëri përshtypje të madhe tek unë, shprehej mëtej Timo Flloku.

 

Se sa e donte ai Shqipërinë shihej nga emocionet e tij gjatë vizitës së vitit 2002 kur ai me bashkëshorten kroate shkoi në Shqipëri dhe kërkoi falje që nuk kishte krijuar asgjë në gjuhën shqipe, duke u thënë spektatorëve’’Mos u ngritni në këmbë për mua ngase nuk e meritoj’’.pra ai e ndjente peshën e rëndë shpirtërore dhe përherë e kishte brejtur ndërgjegja se përse nuk e kishte realizuar asnjë film shqiptar, edhepse kishte pasur dëshirë dhe tentative por rrethanat e atëhershme ndërshtetërore nuk e kishin lejuar atë.

 

Të nesërmen, sipas fjalëve të Timo Fllokos, Bekim Fehmiu e kishte recituar në shqip ‘’Korbin’’e Edgar Allan Po-es, të cilin e kishin inçizuar dhe një ditë, mbase , do të transmetohet në ndonjë Radio apo Televizion  shqiptar.

 

Dhe si përfundim duhet shtuar edhe mendimet e Nexhmedin Spahiut në të përditshmen ‘’Kosova sot’’i  cili thote:’’Një gjen shqiptar dhe një shkollë serbe prodhuan një aktor botëror. Bekimi nuk u akomodua në shoqërinë serbe, ngase ajo nuk mund ta gëlltiste faktin se një shqiptar mund të ishte më i miri ndër ta….por vdekjen e aktorit të madh e kapitalizoi politika serbe, por jo edhe ajo kosovare shqiptare.’’.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora