E enjte, 25.04.2024, 06:58 AM (GMT+1)

Mendime

Sadik Krasniqi: Reagim ndaj shkrimit "Bekim Fehmiu" të Dr. Nexhmedin Spahiut

E marte, 22.06.2010, 09:58 PM


Reagim ndaj shkrimit "Bekim Fehmiu" të Dr. Nexhmedin Spahiut

 

DOKRRAT E "DOKTORIT"

 

Nga Sadik Krasniqi

 

   Sikur shkrimin e "Dr" Nexhmedin Spahiut, për Bekim Fehmiun, mos ta shoqëronte  fotoja e tij ,shumëkush do të mendonte se kjo nofkë"Dr"do të ishte një shkurtesë e ndonjë emri Dragan,drogues apo Drakullë.Po ja ,fal fotografisë, na u bë e ditur se është fjala për" Doktorin" e të të gjitha shkencave allanexhmianqe që gjejnë aplikim vetëm në Kosovën e mjerë.Po sa e pamë  foton e tij ,na u bë  e qartë, se kemi të bëjmë me Nexhmedinin e konfuzioneve e me të meta intelektual në përceptim dhe gjithmonë me gjendje emucionale në trans gjat diskutimeve.

  Nexhmedin "doktori" e ka aq vështirë për ta transmetuar  idenë e të menduarit me anë të të shprehurut sa shpesh e humb edhe  lidhjen logjike.Bile një herë gjatë një emisioni televiziv ku

ishte ftuar si "analist politik" e kishte përzier Ramushin  me Hashimin sa që kurrsesi nuk edijti

se cili prej tyre ishte marr nga Gjyqi i Hagës.E bëmë këtë digresion për "Dr"Nexhmedin Spahiun ,së paku për ta ditur lexuesi  se cili  është ky "intelektual" i mjerë  që merr guximin të

të shprehet aq budallakisht për maestron e artit dhe të filmit Bekim Fehmiun e ta përkatësojë  kombëtarisht si :"aktor serb".Duhet të jesh Dragan i droguar apo edhe primitiv si Drakulla e të

konstatosh marrëzisht se "Bekim Fehmiu mbetet aktori  i madh serb "me "argumentin" se"Sepse ai ishte produkt i klasit të parë të shkollës serbe dhe shoqërisë serbe".

    Konkludim"eureka",se në çfarë gjuhe e kryen shkollën, atij kombi të asaj gjuhe i takon  dhe se ku gjendesh me punë po atij nacionaliteti i përket.

    Nuk  na befason fare naivitetit i "doktorit" ,që në dokrrat e tij nuk e thotë asnjë fjalë për veprën madhore  të artistit shqiptar në botën  e filmit, por  na çudit tendenca e tij e vetme në këtë  shkrim që gjithësesi predendon që aktorin e madh shqipatar ta nxjerr si serb.

    Të konkludosh për Bekim Fehmiun  se është serb ,ose duhet të jesh vetë serb e që e bën këtë nga lakmia , që ta kesh në kombin tënd këtë ikonë të filmit ose duhet të jesh i marri i sokaqeve të pluhurosura.

  Vallë cili është prej tyre " doktori"i dokrrave Nexhmedin Spahiu?!



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora