Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nexhmedin Spahiu: Bekim Fehmiu?

| E hene, 21.06.2010, 08:57 PM |


Bekim Fehmiu?

 

Aktori serb dhe shqiptari i madh Bekim Fehmiu, që jetoi shndritshëm dhe tmerrshëm, Bekim Fehmiu është produkt i gjenit, energjisë e talentit shqiptar

dhe shkollës dhe shoqerisë serbe

 

Nga Dr. Nexhmedin Spahiu

nspahiu@yahoo.com

 

Bekim Fehmiu ishte një shqiptar atdhetar që nuk u akomodua kurrë as në shoqërinë shqiptare, as në atë kosovare dhe as në atë serbe. Si atdhetar shqiptar, bir i familjes atdhetare shqiptare, ai u përpoq t’ishte një aktor shqiptar, ta luante rrolin e Skënderbeut, por kjo iu besua një aktori rus. Ai u përpoq të bëhej një aktor kosovar, të luante Hamletin në Prishtinë, por skena e Teatrit Krahinor të Kosovës u tregua e vockël për të.

Bekim Fehmiu mbeti aktor i madh serb, aktori më i madh serb i të gjitha kohërave dhe një aktor i shquar  boteror, i vetmi aktor nga bota komuniste që shpërtheu perdën e hekurt dhe bëri famë në Perëndim.

Bekimi ishte një argument i gjallë se sa të papajtueshme mes vete ishin shoqëria serbe e ajo kosovare dhe se larg botës ishin që të dyja.

Një gjen shqiptar dhe një shkollë serbe prodhuan një aktor botëror. Dhe Bekimi  me amanetin e tij iu kthy i vdekur të gjithëve: Ceremonia mortore dhe kremimi - Serbisë, pluhuri i eshtrave të tij Lumbardhit të Prizrenit (Kosoves e Shqiperisë), ndërsa filmat e tij ia la gjithë botës.

Bekim Fehmiu nuk u akomodua në shoqerinë kosovare, sepse ai ishte produkt i klasit të parë të shkollës serbe dhe shoqërisë serbe. Bekimi nuk u akomodua në shoqërinë serbe, sepse ajo në realitet nuk e gëlltiste dot faktin që një shqiptar ishte më i miri ndër ta. Prandaj Bekimi jetoi shndritshëm dhe tmerrshëm.

Vdekjen e aktorit te madh e kapitalizoi politika serbe, por jo edhe ajo kosovare e shqiptare. Presidenti serb, Boris Tadiq, tregoi se mund të përkulet para gjeniut shqiptar Bekim Fehmiu, por kryetari i Parlamentit të Kosovës tregoi se nuk mund të mbajë një minut heshtje për  aktorin e madh serb e boteror- Bekim Fehmiu.

 

Nexhmedin SPAHIU

cell: +377  44 147596