E enjte, 28.03.2024, 10:46 PM (GMT)

Faleminderit

Rrustem Geci: Jeta e Nevzad Kryeziut

E hene, 21.06.2010, 08:58 PM


Rrustem Geci

 

Fragment nga libri më i ri „Pasha këtë Tokë“ kushtuar deshmorit Nevzad Kryeziut

 

Jeta e Nevzad Kryeziut

 

Nevzad Kryeziu u lind më 1936 në fshatin Muçiverc    Dardanës. Mësimet  e  para  i  mori    Roganë ,  mirëpo , për  shkak    rrethanave  familjare, Nevzadi  detyrohet    ndërpres  shkollimin. Shkëputja  nga shkolla për Nevzadin ishte  një  dhimbje  e  madhe, një  qiell më se i përmbysur. Jeta pavarësisht halleve, bën rrugën e saj. Nevzadi ende pa  i  mbushur  një vit e falin për Balë Gecin nga Rogana, për  dajën  e  Nevzadit, sepse  Bala nuk kishte fëmijë, dhe s´donte  t´i  shuhej  familja. Për  fëmijërinë  e Nevzadit  u kujdesën  dy  gratë  e  Balës, Ziza dhe Selimja. Fëmijëria e Nevzadit  ishte  e  lumtur  dhe  pa  brenga  të mëdha . Balë Geci kishte  një  ekonomi  të kamur, dhe ishte një njeri me autoritet    fshat. Oda  e  Balë  Gecit  shquhej    gjithë fshatin  për  mikpritjen, debatin,  dhe  lojrat  popullore  të burrave    odë . Fjalën  l i r i,  tregonte  Nevzadi, unë  e kam  dëgjuar  ende pa vajtur në shkollë, atë e kam dëgjuar në odën e babës Balës, nga  njeriu    u  kujdes shumë që unë    jem  trashëgimtar  i  denjë i familjes    tij. Biografia    Nevzadit   është   e pasur , dhe  me  beteja    pareshtura. Duhet  të fitosh  një  betejë, thoshte  Nevzadi,      fitosh  edhe luftën.  Aksioni famëkeq i armëve, tepricat  e  ashtuqujtura të  drithit, dënimi   për   fjalën   e   thënë ,  vetëm   sa   e  shtuan  zemërimin e  popullit. Në këtë tokë e në  këtë vend, askush nuk është pa  një luftë të tij. Nata  vazhdon   të papriturat. Lufta me  errësirën, me  figurat  e  saj është  lufta  ime, lufta me ëndrrën. Një  ditë  tek po shkoja  tek   ara  e  Rrezes,  papritmas  unë  guxova  ta  shoh  ëndrrën , dhe  qëllimin   tim   prej   vitesh. Armiku fshihej kudo, flitej në atë kohë. sepse shteti i armikut i përgjonte dhe ëndërrat.Uji që rrjedh nuk kthehet prapa. Kjo porosi e babës Balë ishte shumë  domethënëse  për  mua. Me borë  shumë  herë  kam folur, jam sharë, jam gjuajtur dhe sërish jam shtrirë mbi të. Lufta  me  borën  ishte  lufta  me  jetën, ajo ishte  një   përsëritje  e  përvitshme.    shkriftën e borës përherë e kam dashur. Uji, gjaku i çdo  qenie të  gjallë mbetet  kuptimi  im i  jetës. Sa  herë   herë ujitja  livadhet, bari merrte  shëndet   dhe  mbushej  me lule dhe  ngjyra , këto peisazhe jete ishin pamje të jetuara    Nevzad  Balë  Kryeziut  nga  Rogana. Jemi   popull   tejet  i  vogël ,   por   me   zemër     madhe. Gjyshërit  dhe  stërgjyshërit   tanë   na  lanë shumë  porosi. Çdo  brez ( për shkak ) të  luftërave, dhe betejave, duhej që  t´ia fillonim nga e para. Pra , fillimet  ishin   një   vendnumrim  i  vazhdueshëm  i popullit  tonë . Sepse në  çdo  tridhjetë   vjet  këtu  luftat  riktheheheshin  me   tërë  ashpërsinë  e  tyre. Njeriu, tregonte  Nevzadi,  me  dashje  apo  dashje, i  bën  pyetje tokës, fenomeneve    natyrës, ugarit dhe farës së tij në arë. Vetëm  unë  e  di sa herë jam mbetur  pa   gjumë    shqetësimet , apo  mbinë  apo s´po mbinë fara.Bejtia (ime shoqe) tregonte Nevzadi, ishte shok kaluar shokut, e denjë, të  qeveriste punët rreth shtëpisë, dhe  ishte  grua  në kuptimin e plotë të fjalës. Në familje Bejtija shquhej për disiplinë dhe kurajo në edukimin e fëmijëve.Për fëmijët nuk kam  asnjë  vërejtje, ata nëse  jemi  shëndosh  dhe  rehat  do  të jetojnë më mirë se brezi kohës  sonë. Të  tre  djemtë  janë  të diplomuar, me diplomë universiteti, kjo për mua nuk është pak sepse kjo ishte dëshira dhe ëndrra  ime. Rogana  shumë gjëra i ka të përbashkëta; ajrin, ujin,  erën, stinët,  zemërimin ,  luftat, gëzimin dhe fitoret, dhe njëmijë gjëra të tjera. Sepse nëpër çaste këtej pluskon koha. Vendi im, tregonte Nevzadi , kudo  gjendet    hartë,  por  lypset   ta   bëjmë    lirë  dhe    pavarur. Lufta  e  UÇK-së, thoshte Nevzadi, kujtoj se është lufta më çlirimtare  e  bërë  ndonjë herë    Kosovë.Jeta e Nevzad Kryeziut ishte një jetë e veçantë.Ai përjetoi gjëmën e dy luftave botërore.Pamjet e  luftës  nga  shumë  beteja. Në mendjen  e Nevzadit bënin pyetje shumë gjëra. Ku jemi dhe s´i do të jetë fati ynë. Heshtja dhe mosbërja asgjë, asnjë popull nuk e shpjejnë përpara, pra, këto dhe mendime të tjera ishin lufta në kraharorin e Nevzadit. Ai e dinte se lufta dhe vullneti i popullit nuk lejojnë që liria të degjenerojë në nështrim e skllavërim. Rogana nuk është e pa zemër. Në shpirt të Roganës përherë ka një  dhomë, një dhomë  mbretërore, ku  zemërimi mund    shndërrohet    kryengritje.Në arkivat e kujtesës  së Roganës  ruhen  episode      betejave    ndryshme. Rogana ishte  pjesëmarrëse e Luftës së Ushit, pjesëmarrëse e  Luftës së Hogoshtit, pjesëmarrëse e disa luftave në Gjilan, Prishtinë  e Bujanovc. Andaj, në  panteonin  e  saj, në hapësirën  njëshekullore, Rogana ka dhënë 73  burra  të rënë për  liri dhe pavarësi. Me këtë  rast  vlen    përmenden  Azem  Geci  dhe Murat   Kryeziu ,  dy   bashkëluftëtarë     Bajram Currit, dhe oraganizatorë të luftës kundër çetnikëve serbë për  komunën e Dardanës. Njeriu i Roganës është njeriu i këtij nënqielli.Rogana në këtë truall është prej mijëra vjetësh.Për këtë dëshmojnë gjetjet arkeologjike te vendi “Kryet e Njeriut”, te zabeli i “Linit”, edhe në “Kanik”.Në Këto lokalitete të Roganës janë gjetur eksponate , si qypa  për  drith , peshore , vath  dhe  pare  metali.E  kaluara  e  Roganës  është  e   ngjashme  me  të kaluaren e Kosovës. Gjithë ai pushtet i pushtuesit ishte i vështirë për t´u rrëzuar. Por populli bën mrekulli, sa çelë e mbyll sytë shndërrohet në kryengritës dhe në çlirimtarë të fatit të vendit të tij. Jeta e Nevzad Kryeziut ishte me vuajtje,dhimbje e sfida.Në Roganë nuk pushojnë    linduri trimat dhe të diturit. Historia këtej pluskon  pa  ndërprerë, aq sa pranvera rri në  gjumë    dimrit, aq rri  i  qetë edhe pllugu im. I thoshte vetes Nevzadi. Me këtë pllug unë  do  bëjë ugare, do mbjelli të  mbjellat dhe të korrat e mia. Rri i qetë, pllugu im, rri i  qetë, se do të kalojmë bukur, dhe do presim deri sa fara të mbijë.Rrustë, më thoshte xha Nevzati, ne të gjithë përkundemi në dhimbjet e kësaj  toke , në  ëndrrate  saj ,  dhe    dëshirat,  se  të ardhmen do ta bëjmë më të mirë.Unë kujtoj, thoshte xha Nevzadi,  se  prangat e serbit  do t´i  këpusim  me  arsim, me të pasme, dhe me Bashkim kombëtar.Të gjithë e dinë se  vullneti ynë 

Bejtia dhe Nevzad Kryeziu
Bejtia dhe Nevzad Kryeziu
është brenda  nesh, lexojeni zullumin, aty është e qartë e ardhmja jonë. Zullumi   këputet   pre j  s´ trashi ,  thotë  populli ,  se zullumi nxit  bashkimin e gjithë popullit, për  t´i  dhënë përgjigje  çdo  njërit që përgjak  këdo  nga  qytetarët  tanë. Hallet  më shtyn kujtoj xha Nevzadin, që  edhe  unë  ta  provoj  bukën e hidhur të mërgimit. Në  ato  vite  jete  në mërgim, çdo gjë e shikoja ndryshe, atje  e  ndjeva nga afër mallin për atdheun, mallin  për njerëzit e mi ,  për  hënën  e  vendlindjes.

Unë e kujtoj xha Nevzadin kur thoshte se, as për Zvicrën, as për Gjermaninë, unë nuk e lashë Roganën, sepse Nevzadit i pëlqente shumë vendlindja e tij. Në këtë fshat Nevzadi kishte formatuar botën e tij, të ardhmen e tij dhe të fëmijëve të tij. Jeta e Nevzadit ishte plot ngjitje e rënie.Mosvajtja në shkollë ishte një plagë që e ndoqi tërë jetën. Mirëpo, jeta shkruan romane, drama dhe heroizma të paparë. Ai ishte një hero i llojit të vetë. Nevzadi kishte një natyrë të hapur dhe të qetë.Ishte i paepur në qëllimet e tij.Kosovën e donte s´i bukën dhe ujin, për atë edhe e dha jetën. Nevzad Balë Kryeziu nuk deshi të ikë nga kjo kohë pa i dhënë “borxhin” flamurit. Ai bashkë me familjen e tij u vu në krahët e UÇK- së,duke mos llogaritur plagët apo rënien e ndonjërit. Mobilizimi i Bajramit dhe Refikut në radhët e UÇK-së nuk ishte rastësi por vetëdije se kundër armikut duhet luftuar, se pa luftë fati i Kosovës mund të përmbysej, andaj, djemtë e UÇK-së e kishin të qartë se lirinë duhet fituar.  Një miku im, tek  po kremtonim 17 shkurtin në Dortmund, ditën e Shpalljes së Pavarsisë së Kosovë, ( i cili në luftë kishte humbur 6 anëtarë të familjes), me lot në sy më thotë; Rruste, këtë çast të gëzuar kisha dashur të vdisja, përse i them, do doja të isha i pari që t´u tregoja të rënëve se Kosovën e bëmë ashtu s´i deshët Atë  çast  e  mora e përqafova fort, dhe qamë së bashku. I  lehtë  i  qoftë  dheu  Nevzad Balë Kryeziut!..

 



(Vota: 17 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora