E marte, 23.04.2024, 04:27 PM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Hadi Shehu

E hene, 21.06.2010, 09:30 PM


HADI SHEHU

 

E pëgatiti: Halit Bogaj

 

Hadi Shehu lindi në Gjakovë më 15 shkurt të vitit 1949, është aktor shqiptar.

 

Në teatrin e Gjakovës, fillimisht si amator, aktron në moshën e re si nxënës. Është themelues i Teatrit Profesionist në Gjakovë dhe njëherit dhe Drejtor i këtij teatri deri në vitin 2007. Diplomoj në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, më 1974, në degën e artit dramatik, klasa e Faruk Begollit. Në skenën e Teatrit të Gjakovës ka realizuar me qindëra role të paharruara dhe të mahnitshme në drama të ndryshme. Vlenë të përmendën: " Fisheku në pajë ", " Njeriu me top ", " Epoka para Gjyqit ", " Monserati "...

 

Ka luajtur në role kryesore në dhjetra filma artistik, më të njohurit janë:’’Epoka para gjyqit’’/1978/, "Gjurmë të bardha "/1980/,’’ "Kur pranvera vonohet "/1980/,’’Përroi vërshues’’/1983/,’’ "Era dhe lisi "  ,’’Migjeni’’/1990/ dhe ‘’Era e mollës’’/1995/.

 

Në Tv dramën " Epoka para gjyqit" të regjisorit Ekrem Kryeziu, shkelqeu dhe vertetoi edhe nje herë epitetin Aleksander Moisiu i Kosovës duke portretizuar rolin madhështor të Sulejman Vokshit.Në teatrin e Gjakovës, fillimisht si amator, aktron në moshën e re si nxënës. Është themelues i Teatrit Profesionist në Gjakovë dhe njëherit dhe Drejtor i këtij teatri deri në vitin 2007. Diplomoj në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, më 1974, në degën e artit dramatik, klasa e Faruk Begollit. Në skenën e Teatrit të Gjakovës ka realizuar me qindëra role të paharruara dhe të mahnitshme në drama të ndryshme. Vlen të përmendën: " Fisheku në pajë ", " Njeriu me top ", " Epoka para Gjyqit ", " Monserati "...2. Filmografia / luajti në role kryesore në dhjetra filma artistikë, siç janë :"Gjurmë të bardha " (1980), "Kur pranvera vonohet " (1979), "Era dhe lisi " (1979) etj . Gjithashtu ai mbeti madhështor edhe në dramën epiko- historike  " Epoka para gjyqit" të regjisorit Ekrem Kryeziu, duke na dhënë një rol të paharruar në mbarë historinë e artit të shtatë shqiptar.Në ‘’epokën para gjyqit’’ai shkëlqen si një meteor I ndritur I nënqiellit filmotr shqiptar ,duke e skalitur në mënyrë kolosale heroin e Lidhjes së Prizrenit Sulejman Vokshin.’’Epoka para gjyqit’’ishte njëra ndër dramat më të fuqishme televizive e realizuar në Kosovë e cila na ka mbetur në kujtesë të përhershme dhe do të ishte një begati e madhe sikur të gjendej dhe të shfaqej sërish ngase vërtet jemi përmalluar për ta parë sërish dhe për ta ruajtur si një thesar shumë të shtrenjtë të historikut të kinematografisë së ndritshme kosovatre në veçanti dhe asaj shqiptare në përgjithësi.Kush mund ta harrojë aktorin Hadi Shehu dhe personazhin e tij i cili, i veshur në rrobet toa kombëtare del para gjyqit të pushtuest për të mos e pranuar atë gjykim të një perandorie të instaluar e cila vinte duke u shuar në Shqipëri  dhe Kosovë.Sulejman Vokshi ishte dora e djathtë e Abdyl Frashërit, të cilin e aktroi për mrekuli aktori tjetër i madh Faruk Begolli.

 

‘’Epoka para gjyqit’’zgjatë dy orë dhe është njëra ndër veprat tona më të fuqishme filmore në të cilën aktruan edhe: Shani Pallaska, Hazir Myftari, Istref Begolli, Afrim Kasapolli, Xhevdet Lila, Ragip Loxha, Ramadan Malaj , Ahmet Spahiu dhe të tjerë.

 

Hadi Shehu aktroi edhe në filmin ‘’Gjurmë të bardha’’, prapë në regjinë e regjisorit tone të shquar Ekrem Kryeziu, I cili  Hadi Shehun e kishte actor të preferuar në të cilin kishte besim të plotë për rolet që ai I luante.Në këtë film rolin kryesor e kishte Avdush Hasani në të cilin merrte pjesë edhe Primadona e Tetrit tonë Melihate Ajeti dhe aktorë të tjerë si Çun Lajç, Shani Pallaska, Xhevat Qena dhe Drita Krasniqi.Edhe në këtë film Hadi Shehu aktroi një rol fascinues, I  cili njëherit ishte edhe roli I dytë.

 

Prapë në regjinë e Ekrem Kryeziut, Hadi Shehu realizoi  edhe filmin luftarak’’Kur pranvera vonohet’’/1980/, në të cilin  e luan Fadil Hoxhën .Dhe kush do të  thoshte se vetëm një vit më vonë serbët do të hidhnin gur e dru pikërisht mbi personalitetin e Fadil Hoxhës duke e akuzuar atë se e kishte mbajtur Ditarin luftarak dhe në një vend I kishte shkruar fjalët e plakut të urtë drenicas/Tahir Berisha I cili gjatë luftës I kishte thënë Fadilit dhe nipit të Vetë/Rifat Berishës se do t’ju tradhëtojnë serbët./. Na kujtohet fare mire në ato vite  se çfarë sulmesh I bëheshin Fadil Hoxhës dhe fjalëve të tij të përdorura në atë Ditar, duke I quajtur’’Dyshimet e plakut Tahir’’. Ata donin të thoshin se përse Fadil Hoxha I kishte shkruar atë fjalë?! Gjithashtu na kujtohet edhe një çetnik në film/I cili duke mos e njohur Fadil Hoxhën, ngase ai vepronte me pseudonym/, I thotë atij se do t’I vriste të gjithë shqiptarët të cilit Fadili I përgjigjet’’Merre revolën të më vrasësh ngase edhe unë jam shqiptar’, me ç’rast çetniku kishte mbetur I habitur.Në këtë film kemi një galeri aktorësh siç ishin: edhe Melihate Ajeti, Abdurrahman Shala, Faruk Begolli, Skënder Tafaj, Istref begolli, Enver Petrovci, Muharrem Qena, Xhevat Qorraj, Sabri Fejzullahu, Hazir Myftari, Jahja Sheu, Josif Tatiq, Ahmet Spahiu, Adem Mikullovci, Vlladisllav Millosavljeviq, Uglesha Vujoviq, Murat Binaku, Skënder Radotina, Ramadan Malaj, Shani Pallaska, Xhevat Qena, Suelejman Lokaj dhe të tjerë.Duhet theksuar faktin se edhe ky film, për ne spektakular, ishte I krijuar me forcat tona vetanake dhe me buxhetin kosovar.Hadi Sheu aktroi edhe në filmin’’Përroi vërshues’’, sipas veprës së Sinan Hasanit dhe skenarit të Petrit Imamit, kurse në regjinë e kineastit tone të shquar Besim Sahatçiu I cili e kishte kryer regjinë në Zagreb dhe ishte gjithashtu edhe regjisor I serialit’’Era dhe lisi’’:Në’’Përroin vërshues’’luajnë disa aktorë shqiptarë dhe serbë të Kosovës, me përjashtim të Rade Markoviqit I cili ishte nga Beogradi.Si gjithmonë në këtë film dallohet edhe Abdurrahman Shala si një mjeshtër I paparë I skenës shqiptare dhe ish jugosllave.Përveç kësaj që u theksua më lart, Hadi Shehu aktroi edhe në filmin’’Migjeni’’dhe’’Era e mollës’’në të cilët krijoi dy role të bukura.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora