E enjte, 25.04.2024, 11:43 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Këze Kozeta Zylo: Poeti që ndërton ura ylberi nga dehja e bukurisë…

E diele, 20.06.2010, 07:57 PM


Poeti që ndërton ura ylberi nga dehja e bukurisë…

 

Nga Këze Kozeta Zylo

 

Brenda kopshteve të mia,

Sulet vrap ujët nga vija,

C’i përdredh degët hardhia,

Luleplot vishet kajsia,

Dehur-o nga bukuria…

 

            Duke shfletuar librin “Fiksimet e Paqme të moshës” me autor shkrimtarin e mirënjohur zagorit z.Jorgo Telo, çuditërisht libri nuk më hapet në faqen e parë, por ndalon më tej, në poezinë: “Dehur nga bukuria”.  Lirizmi i këtyre vargjeve më rrëmben në magjinë e tyre, brenda gjetheve dhe luleve të bardha të kajsisë…

Poezia duket sikur është e veshur e tëra me fustanin e bardhë, që nusëron në bukurinë e mahnitshme të natyrës së virgjër të fshatit zagorit.

Autori me penelin e një piktori na sjell pranë Dudushoren, lëndinën plot lulearomë, në vendlindjen e tij, Konckë.  Janë vargje ëmbëlshore mbi motivet e isopolifonisë, që autori jo pak ka sjellë lirikën e tij të bukur, në këngët e Festivalit të Gjirokastrës.

            Pena e tij zbukorohet dhe më shumë kur e ngjyen atë me floririn e hënës:

“A mban mend hënëz e ngrënë/ C’kemi thënë e stërthënë?/ Folëm pak dhe diç bëmë…/ Ç’kemi thënë e stërthënë?”

Janë vargje që kujtdo lexuesi i joshin shpirtin, me psherëtima dashurie që vetëm hënëza leshraverdhë di t’i fsheh dhe t’i ruaje sekret.  Edhe bashkëtingëllorja z e bashkëngjitur tek fjala Hënë-z, i jep një tingull përkëdhelës, që me mirënjohje ta dhurojnë vetëm poetët.

Pena e tij nën dritëzën e hënëzës, na sjell pranë ëndrra parajse, me shpirt të ndezur dhe sytë vetëtimë.

Aty bashkohemi me këngët thëllëzore, ku thëllëza dhe thëllëzari janë rritur me ujë mali, me cicërima zogjsh, rrethuar nga lule bore.

Te japësh këtë larushi natyrore, sigurisht që duhet të jesh i dashuruar marrëzisht me natyrën, jetën  thotë shkrimtari i famshëm Heminguei.

Autori është një shembull perfekt i thënies së Hemingueit, pasi edhe pse i paralizuar dhe invalid për kaq vite, e dashuron jetën ku i thërret shpresës:…”Mos më harro gjersa s’të kam harruar…!”

            Autori Telo jetën pa jetë, metaforikisht e quan një arkitekturë me zgavra bosh…

Ai jeton duke sfiduar errësirën, kopracinë, indiferencën, llumin e helmit, duke u shprehur:

“Si t’u vrasim nepset myteberëve;/ Jetojnë ata, ato,/ ushqehen me dhimbjet e te tjerëve”.

Edhe pse libri mund të mos jetë i shkëputur nga çastet e rralla të pesimizmit, ai përsëri me shpirtin e tij prej një artisti të vërtetë, ndjell dhe mban vesh brenda zërit ujor, zërit mitologjik me Driadat, Najadat, nimfat e ujërave, të burimeve, ku poeti ngjyen muzën e tij dhe zhytet në qerthull ëndrrash, duke ndaluar kometen e stërmadhe me bisht të zjarrtë, që të mos vijë pranë tij, të cilës i thotë poetikisht:  “A e dinë nimfat ç’i pret”?

            Shpirti i tij përflaket nën drithma nate, ndaj gdhihet dhe ngryset brenda prushit të poezisë.

Si patriot zemërzjarrtë me britmën e lotit dhe të gjakut ka dhënë Kombin, Atdheun, vendlindjen, mallin që e djeg tërë kohën për të parë Kosovën…

Ai ka ëndërr të kahershme të shkoj në Prishtinë, në Kosovën martire, ta prekë të perulet para prijësit Rugova e Adem Jashari, por pamundësia…!

Ndoshta, ndoshta ju parlamentarë, biznesmenë, parellinj të mëdhenj, mbase i lexoni poezitë e tij, dhe e realizoni ëndrrën e thjeshtë të një poeti invalid, që aq shumë i digjet zemra për Kosovën!

E megjithatë edhe në qoftë se ju qëndroni indiferentë, që tashmë nuk përbën çudi, atdhetarit Telo, Kosova i ka mbirë në sy…f.63.

“Larg e pranë të kam moj Kosove/ Larg…se nuk mund të vij dot tek ty/ Pranë…se të kam këtu çdo ditë/ Pranë, se më ke mbirë në sy”…

Këtë dhimbje, dashuri, dëshirë, ai e ka shkruajtur në formën e baladës, që e ndan në dy kohë:  Në kohën e dytë midis të tjerash flet dhe për Jasharët ku artistikisht Kosovës ja vendos si aureolë Lirie, ndërsa Ademin e vendos si themel.

Nëpërmjet poezive të tij ai iu bën apel shteteve të botës për njohjen e Pavarësisë së saj: “Se nuk ndjejnë rehat eshtrat e Rugovës,/ Gati ta ngrenë baltën përpjetë,/ Presin njohjen globale të Kosovës, Pavarësinë…/ ngadhnjyer me gjak e jetë”…

Atij i vajton zemra për Shqipërinë e copëtuar në disa shtete: “Shqipëri nënë fatkeqe/ Pse një komb në disa shtete”?

Poetit nuk i ndahet shpirti nga Zagoria, herë butë-butë e herë malluar ai iu lutet bijëve të saj: “Kam një lutje , një kërkesë, mos më lini shumë të pres!  Ku jini o zagoritë? Shkuat e më thatë sytë”!

Pozitë e tij janë si jehonë e malit të Cajupit, janë ritme shpirti, ku ecën fluturimthi me krahët e Pegasit në Perënditë e Olimpit dhe të Tomorrit.  C’mrekulli ndjej kur lexoj këtë poezi: “Mirëmëngjes Egje”!, e cila ka fituar çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar për Egjeun.

Lindja e Diellit i lan sytë poetit me rrezet e florinjta mëngjesore.

Ai sylarë përshëndet kryedetin Egje.  Telo dhimbjeshumi përsëri e pershendet në shqip dhe greqisht detin “Egje”, Tjeta, Jasu Egje!

 

NDERIM TË AMËSHUARËVE

 

            Një buqetë të posacme poetike zënë dhe poezitë “Nderim të amëshuarëve”.  Shpirti i tij prej artisti nuk mund të rrije dot pa shkruajtur elegji për mendjendriturin e shpirtgjerë, gjuhëtarin Ilia Dilo Sheperi.  “Ti që ndrite një epokë të tërë/ një hark kohe si të veshi mjegull? Se ishe mendjendrituri e shpirtgjerë/ më se i gjallë vjen në këtë fundshekull/ “ f.156

Ndërsa të atit të tij të shtrenjtë i thotë se je prush i ndezur nën dhe!  Plagë të madhe e ka poeti ikjen e nënës ndaj dhe thur vargje elegjiake për të: “E si te ndihja unë i sëmuri, kur ti lypje ndoshta ndihmën time?  Se poshtmi fati të dyve na vuri/ Mua më la të shkruaj ligjërime”… f.163

Loti i poetit pikon, pikon me dhimbje për të ikurit në moshen e bukur.  U fike kur të doja pranë i thotë të ndjerit Vangjel Kllapit, ikjen e të cilit e ka ndjerë gjer në palcë.

            Pena e tij bën homazhe për ëndrrën e pedagogut Etien M.Dilos, që ndërroi jetë në lulen e moshës, ëndrra e tij u përgjak.  Ai kishte gjyshin aureolë, eci gjurmëve të tij, kushedi ku do kishte mbërritur.  “C’gjëmë e zezë në dhe të huaj, e rrëmbeu të mirin burrë?/ ? Si Mihali dhe Kaliopi të tillë kob se prisnin kurrë”! 

Ndërsa nënën e Etienit, Kaliopin, e masakruan i nxorën sytë,…elegji që e kemi lexuar dhe tek libri Diloiada.  Masakrimi i nënës plakë, pranë oborrit të shtëpisë, është tejet çnjerëzore.  Egërsia e kriminelit më kujton poetin, profesorin Rainer Schulte i cili shkruan: “Asgje nuk u shkakton dhimbje kriminelëve…Ata më gërmojnë varrin, dhe ëndërrojnë në arkivolin tim”…!

 

REFLEKSION

 

            Do të duheshin faqe të tëra të shkruaje për shkrimtarin Telo, për shkrimtarin që ka 20 vjet me bastun, të cilin e ka mikun e tij më të ngushtë, që nuk e lë të rrëzohet nga karroca e invalidit.

Libri mbyllet me një autointervistë, ose formën e një skice, ku shkruhet: “Shoh përditë që gazetarët rendin pas emrave të dëgjuar, që e kanë një famë nga e kaluara apo e tanishmja, duke i nxjerrë në gazetat e përditshme, e thashë me vete: “Mua nuk më vjen kurrë radha, ndaj po e mbruj vetë një të tillë shkrim.  Ka gjë të keqe këtu?!”

            Duke e përfunduar librin, autori poetikisht më futi brenda çikrikëve të jetës, jetës së tij plot halle.  Por për mua si poete nuk është e mjaftueshme vetëm të hedh në letër këto mbresa gjatë leximit tim dhe t’jua dhuroj lexuesve, ndryshe ndahet fjala prej shpirtit, unë duhet të reflektoj, të shkoj ta vizitoj z.Telo në se do të kem mundësi të jem këtë verë në Shqipëri.

Të betohem poet që edhe pse s’jemi takuar kurrë, do të më kesh mysafire, ndryshe do të qortohem nga çatitë e braktisura të Mezhgoranit që janë malluar aq shumë për të më parë.  Do të vi pranë Cajupit tonë, duke kaluar shtegut të parajsës, do të ndalem tek “Kronikë në gur” e Kadaresë” dhe do të dehem nga bukuria, për të vazhduar të ndërtojë ura të tjera ylberi midis shqiptarëve aty, dhe Diasporës…

 

Qershor, 2010

Staten Island, New York



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Shkrimtarja Këze Kozeta Zylo merr "Çertifikatën e Mirënjohjes" për Bamirësi Këze Kozeta Zylo: Qindra shqiptarë të “Anës së Malit”, në Parkun Roosevelt në New York Këze Kozeta Zylo: Kur krijimtaria letrare bëhet pjesë e halleve e gëzimeve të kombit tënd Këze Kozeta Zylo: Loti bie si një tingull kambane, për poetin Ndoc Gjetja Këze Kozeta Zylo: Të vallëzosh me yjet Këze Kozeta Zylo: Mos e pushkatoni fjalën e lirë! Dialog i Kozeta Zylos me poetin Pirro Loli Këze Kozeta Zylo: Toleranca fetare, dhuratë e çmuar e shqiptarëve Këze Kozeta Zylo: Shfaqje e filmit “Requiem for Kosova” në Manhattan Këze Kozeta Zylo: Kandidati për në Kongresin Amerikan, Dibrani Emin Egriu midis nxënësve të shkollës shqipe në New York Këze Kozeta Zylo: Arroganca e politikanëve Nikoleta Kovaçi: Flet gazetarja e radio “Blue Sky”, autore e “Kaleidoskop i letërsisë Shqiptare”, Vera Pelaj Këze Kozeta Zylo: Intervistë me At Arthur Liolin Këze Kozeta Zylo: Kandidati për në Senatin Amerikan, z. DioGuardi midis miqve shqiptarë në Staten Island, New York Këze Kozeta Zylo: Ali Pashë Tepelena, Bonaparti mysliman... Këze Kozeta Zylo: Qindra gra shqiptare në Staten Island, New York, u mblodhën për të festuar festat e 7-8 Marsit Këze Kozeta Zylo: In memoriam, për profesorin elbasanas, Tomorr Domin Këze Kozeta Zylo: Senatore e Diasporës Këze Kozeta Zylo: Intervistë ekskluzive me Rektoren e Universitetit “Pavarësia” Vlorë, Prof.Dr.Arta Musaraj Këze Kozeta Zylo: Hapja e Shkollës Shqipe në 2-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Staten Island...

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora