Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Shevki Sh. Voca: Bekim Fehmiu - Aktori i madh shqiptar i përmasave botërore

| E diele, 20.06.2010, 06:59 PM |


ME RASTIN E VDEKJES SË BEKIM FEHMIU-t AKTORIT TË MADH SHQIPTAR TË PËRMASAVE BOTËRORE

 

Kam lind me këmishë në trup, ditën e hënë 1. Qershor 1936, në ora 6,30 pas dite, në Sarajevë, në Rrugën Mahalla e re nr. 6

Bekim Fehmiu për vete

 

Nga SHEVKI SH. VOCA

 

Me këtë rast pa dyshim e goditi rëndë tërë kombin shqiptar ku do jenë, për lexues shkoqitëm ca fjalë nga biografia familjare e këtij aktori, i cili pa marrë parasysh se ku dhe si e kaloi jetën, ai pa mëdyshje mbeti një shqiptar i madh, kombëtar, patriot dhe atdhetar i pa kompromis. Ashtu ishte edukuar dhe mësuar nga babai i tij Ibrahim Fehmiu, i cili me pushkë  dhe libër dorë ishte krahu i djathtë i Bajram Currit. Shkrimi vazhdim është marrë nga libri i Bekim Fehmiut “Shkëlqimi dhe tmerri”, botimi i dytë Beograd, 2002, cilën aktori i madh e shkroi pas tërheqjes nga jeta e aktrimit, dhe pas zhgënjimeve dhe ngjarjeve shumta një pas njëshme e goditën ish Jugosllavin. Si për shembull luftërat e tmerrshme vëlla vrasëse, shkatërrimi i Vukovarit, bombardimet e Dubrovnikut, rrethimi disa vjeçar i Sarajevës, lufta Kosovë, etj. Me libër autori nuk e përfshin tërësi biografin e tij, por fillon nga lindja Sarajevë 1936 duke përfshirë gjithçka deri vitin 1955, kohë kur ishte pranuar teatrin e dramës Prishtinës, atëherë ne këtu i  prezantojmë rrëfimet e djalit tij Ulliksit i cili pika shkurta fund   librit na jep ca dhëna interesante nga baba dhe nëna e Bekimit e deri  te dy djemtë  e tij Ulliksi dhe Hedoni.

   Para se te filloi me përshkrimin e biografisë familjare te aktorit te ndjerë, te shkruar nga i biri Ulliksi, e shoh të arsyeshme të theksoi se i ndjeri Bekim Fehmiu pas luftës në Kosovë  kishte shpreh dëshirë që të vi dhe të punoi në Prishtinë, ku do të fillonte punën e vet  profesionale të aktrimit në aftësimin e brezave të rinj. Por pasi nuk u prit mirë nga ca koleg të tij të cilët tani në mënyrë hipokrizie e vajtojnë, ai u kthye serish në Beograd.

*         *        *

   “Para se të flas për babën tim Bekimin, duhem me doemos ti them ca fjalë për gjyshin tim Ibrahim Fehmiu.

   Ka lind në Gjakovë në vitin 1892, në një familje tregtare dhe arsimore. Ka mbaruar shkollën e mësuesit dhe medresenë në Shkup.  Biografia e gjyshit tim shkurtimisht mund të rrëfehet në shembullin e emrave te fëmijëve të tij, të cilët i ka pagëzuar personalisht ai vet, duke u munduar që ato të kenë kuptime shqiptare (në vend  të atyre zakonore turko-arabe)  të cilat në mënyrë simbolike flasin për idealet e synuara të tija.

    Vajza më e vjetër Besa-ka kuptim të fjalës së nderit, betimit dhe një lloj shenje e mbrojtjes tek shqiptarët; e dyta Shpresa-nënkupton shpresën për ditë më të mira për kombin shqiptar; Bashkimi-djali i parë-bashkimin e kombit shqiptar; Arsimi-arsimimin e kombit; Fatmiri-fat të mirë për kombin; baba im Bekimi-bekimi ndaj kombit; Afërdita-kombit shqiptar e ka shumë afër agimin; Luljeta-lulëzuarit e jetës.

    Si njëri nga mësuesit e parë shqiptar, i kushtohet arsimimit të kombit të vet dhe hapjes së shkollave si në Kosovë e po ashtu edhe në Shqipëri. Për këtë çështje pushteti serbo-malazez e dënojë me vdekje. Në kohën e Jugosllavisë mbretërore, ndiqet si bashkëpunëtor i Bajram Currit dhe Fan Nolit. Gjyshi ndiqet edhe nga mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu, i cili e shantazhon kokën e tij me vlerë monetare prej njëmijë dukatesh. Në vitin 1929, zihet dhe izolohet në Valevë. Gjatë kësaj kohe familja e tij jetonte ne Gjakovë, që më vonë me 1931 të gjithë së bashku dëbohen në Sarajevë, ku veç pranë tre fëmijëve të lindur i lindin edhe tre djem tjerë:Arsimi, Fatmiri dhe më 1936 baba im Bekimi.

   Në vitin 1939, pas okupimit të Shqipërisë nga Italia, kalojnë në Shkodër ku gjyshi ushtroi detyrën e drejtorit didaktik të shkollave fillore, dhe ku i lindi vajza Afërdita. Pas shkatërrimit të Mbretërisë Jugosllave, në vitin 1941. familja kthehet në Kosovë, në qytetin e Prizrenit, ku vazhdon jetën e tij arsimore dhe patriotike. Këtu e burgosin Gjermanët. Por as gjatë kohës së re të Jugosllavisë Socialiste, familjes Fehmiu nuk iu mbyll rrethimi golgotian. Gjyshin e burgosin dhe pas një procesi të montuar gjyqësor ai dënohet, dhe vdes.

   Gjyshja ime Hedija, e lindur në Gjakovë në vitin 1908, duke ec gjurmëve të gjyshit e përcollën të gjitha mynxyrat e mundshme në jetë, dhe për këtë baba im Bekimi mendonte se nuk ka mund të gjejë gjitha fjalët e vërteta dhe të duhura me të cilat do ta përshkruante përjetimet dhe mundimet e nënës që ka sakrifikuar për fëmijët e saj. Gjenerata e babait tim Bekimi-t, është gjenerata e parë në historinë e Prizrenit e cila komplet e  ka kryer shkollimin në gjuhën shqipe-që nga shkolla fillore e deri te matura e gjimnazit. Pas mbarimit të gjimnazit babai im bëhet anëtar i dramës shqiptare të teatrit  popullor Krahinor, të vetmes teatër profesionale në Prishtinë (përkatësisht në Kosovë). Në vitin 1956, regjistrohet në teatrin akademik të Beogradit, tek profesori dhe regjisori i mirënjohur Mate Millosheviq. Pas dhënies së provimit pranues ai pranohet me një kusht që të aftësohet në gjuhën serbo-kroate.  Teatri i Prishtinës  ia ndan bursën, por mallkimi të cilën zotëruesit e politikës ia kishin gjuajt familjes Fehmiu, e godet edhe babën tim. Pas dy muaji i ndërpritet bursa. Por duke iu falënderuar rektorit të Akademisë shkrimtarit Dushan Matiq, i ndahet një pagë për shkollim deri në përfundimin e studimeve.  Shumë shpejtë e aftëson gjuhën serbo-kroate, ashtu që në vitin 1960 bëhet anëtar i rregullt i teatrit më të mirë në vend-Teatrit të dramaturgjisë Jugosllave. Dhe që sot e at ditë profesorët në Teatrin akademik (Fakulteti i arteve dramaturgjike) e përmendin babën tim si shembulli më i jashtëzakonshëm i talentuar e mbi të gjitha si studentin më të vyeshëm, e që edhe unë si student i fakultetit të njëjtë  këto rrëfime isha i detyruar ti dëgjoj.

   Deri në vitin 1967, kur për shkaqe të trajtimit të dobët dha dorëheqje nga Teatri i dramaturgjisë Jugosllave, duke u vu në detyrën e aktorit të lirë, ai luajti në mbi dyzet role kryesore dhe të mesme episodike duke i kyç këtu edhe rolet në Ateleun 212. Në dy hove ishte asistent i regjisë tek profesori Millosheviq në Riçardi i III dhe në Zbulimi të Dobrica Qosiqi-t. Gjiroi filmat Klakson, Roj, Rruga, Vitet e nxehta, Protesta, Deps-i, Pavle Pavlloviq, e kështu me radhë.

  Pas suksesit të madh të filmit “Mbledhësi i puplave” nën regjinë e A. Petroviqit, në të cilën e luajti rolin kryesor-Beli Bora (filmi fitoi dy shpërblime në festivalin e filmit në Kan-Francë, në vitin 1967, dhe në vitin 1968 u nominua për Oskar), filloi karriera e tij internacionale, ai u bë ylli i parë botëror nga këto hapësira dhe nënshkroi marrëveshje afatgjate me producentin italian Dino de Laurentisin. U bë nderi i ish Jugosllavisë. Ai kryesisht ka gjiruar filma nëpër Evropë SHBA, Amerikën Jugore,  Afrikë dhe Azi. Gjiroi në gjuhën shqipe, serbo-kroatishte, maqedone, rome, turke, spanjolle, anglishte, frëngjishte, dhe italiane. 

Shikuesit edhe tani i shikojnë filmat e njohura dhe TV seritë e tija, cilat ka aktruar, si për shembull ODISEJA” e Homerit, ku luajti me Irena Papas; pastaj AVANTURISTI”  Harold Robinsonit, cilën e pati rolin kryesor-Daksa, respektivisht plejbojin Porfirij Rubiroz; “DEZERTORI” me Gjin Hjustonin, Riqard Krenin, In Benenin, Riqard Molltanbanin, Çak Konorsin, Vudi Stroudin....;  “LEJEN PËR VRASJE” me Ava Gardner, Dik Bogart, Frederik Forest, Timoti Dalton...; “JAVA E ZEZË”  me Robert Shou, Martom Keler...; “LIBERA, DASHNORJA IME” me Klaudija Kardinale, Salon Kit,  Ingrid Tulin, Helmut Berger...dhe shumë të tjerë. Për ta pas rolin kryesor në produkcionin multibuxhetor të filmit të Paramauntonit “AVANTURIERI” nga regjisori Luis Gilbert. Bekimit iu deshtë që për dhjetë javë ta aftësoj gjuhën angleze. Roli iu nda në vitin 1968, po at vit kur kam lind unë.

   Për tu prezantuar të ftuarve më të zgjedhur, si një yll i ri i filmit “AVANTURIERI” me  yjet më të njohura botërore si Olivija de Hevilend, Ano Mofo, Kendis Bergen, Ernest Borgjina,  Fernard Rej, Allen Bedel, Rosana Braci, Sharl Aznavur e kështu me radhë., për nder të babait tim në hotelin PJER Njujorkut u përgatit një solemnitet i madh në të cilën ai u paraqit në stilin e veshjes kombëtare shqiptare. Bekimi gjiroi më për mbi pesëdhjetë filma në të cilat kryesisht paraqitej me rolet kryesore.

  Në shenjë proteste për propagandë kundër shqiptare dhe përhapjes së urrejtjes ndaj popullit shqiptar, babai im në vitin 1987 në mënyrë demonstrative në Beograd e lëshon shfaqjen Madam Kolontajn (Anjeta Plejel) ku luante rolin e Lenjinit dhe Stalinit, dhe publikisht ndahet nga veprimtaria artistike e ish Jugosllavisë. Rolin e fundit të cilën e luajti për televizionin italian ishte Shën Jusufi në filmin FËMIJU me emrin e Jezuit (Isas, Sh. V.) nën regjin e Frank Rosit. e cila u paraqit edhe në televizionin amerikan.

Shkrimtari dhe producenti Italian i filmit në fjalë Franqesko Skardamali kishte thënë: “Bekim Fehmiu është i vetmi aktor internacionalist nga vendet komuniste të lindjes i cili gati njëzet vjet ka gjiruar në perëndim, duke thyer perden e hekurt, deri tek paraqitja e Gorbaçovit dhe rënies së murit të Berlinit.” Ndërsa filmi i fundit  i gjiruar i tij  ishte në vitin 1992, XHINGIS KANI nën regjinë e Ken Anekini-t. Filmi u gjirua në SHBA dhe Itali.

   Pas Aleksandër Mojsiut, artistit që i takonte gjysmës së parë të shekullit XX, babai im ishte aktori i parë shqiptar internacionalist në gjysmën e dytë të shekullit XX. Pas shkatërrimit të Jugosllavisë me ngjarjet që ndodhen deri te lufta e Kosovës dhe bombardimi i Jugosllavisë, bënë që babai im të tërhiqet edhe më tepër. Hoqi dorë nga fjala që për aktorët paraqesin mjetin më të bukur dhe më të fuqishëm. Hoqi dorë duke i zëvendësuar me heshtje-dhe protestë, Hamleti thoshte “...Mbeti vetëm heshtja”. Sot jeton (duhet marr parasysh kur u botua libri, Sh. V.) i tërhequr me nënën time, aktoren e njohur Branka Petriç, e cila akoma është aktive me punën teatrore, dhe me motrat dhe vëllezërit, në relacionin mes Prizrenit, Prishtinës dhe Beogradit.

  Vëllai im Hedoni dhe unë me bashkëshorten Snezhana Bogdanoviq, aktoren e njohur, si dhe vajzën Nika jetojmë në Amerikë.”  Nga rrëfimet e Ulliks Fehmit. 

   Për fund çka do që të themi ndoshta është e tepërt. Njeriu kur nuk e din ku dhe si do ti vjen përfundimi i misionit  në këtë botë, pa marr parasysh rolin dhe veprat çfarë i ka pas. Me këtë rast  e shoh të udhës ta citoj filozofin dhe iluministin e njohur francez dhe botëror Didro i cili pas ndarjes nga një bashkëpunim shumë vjeçar me shokun e tij të afërt Dallamberin, po ashtu filozof dhe iluminist që në historinë e njerëzimit mbetën të njohur si enciklopedistët e par botëror, i pati thënë: “Mik i nderuar ta kesh me dije se njeriu sa është i madh po aq është edhe i vogël, sa është i lartë po aq është edhe i ulët.” Si duket këto pak fjalë të Didroit përmbajnë një mesazh të fuqishëm dhe të qëlluar në vete...