E shtune, 20.04.2024, 05:58 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Nuk ka 10 mijë euro për operacionin, rrezikon të verbohet

E premte, 30.11.2007, 07:12 PM


Llogaria 99005 te Credins një shpresë për shërimin e Liljanës. Publikohen te dhenat e plota

V.Nela - Shekulli

Nuk ka 10 mijë euro për operacionin, rrezikon të verbohet


Zaim Kotarja, babai i Liljanës, vajzës që rrezikon të humbasë shikimin nëse nuk arrin të operohet në Turqi, tashmë ka hapur një llogari bankare. Numri ku të interesuarit mund të depozitojnë donacione është 99005 dhe është hapur pranë Credins Bank. Sugjerimi për hapjen e kësaj llogarie iu bë Zaimit nga një lexuese e "Shekullit" e cila dërgoi një letër në një nga adresat e redaksisë. Jorida, e cila shkruante nga New Yorku është treguar e gatshme të kontaktojë gjithashtu me gazeta shqiptare atje, për të bërë publik këtë lajm.
 
Për më tepër, duke qenë se punon me neurologe, ka deklaruar se mund të përshpejtojë marrëveshjen me një nga qendrat spitalore turke. Duke parë gatishmërinë e neurologes Jorida Çoku, zoti Kotarja menjëherë ka përshpejtuar në hapjen e llogarisë, me numrin që përmendëm më lart. Liljana duhet patjetër të operohet jashtë, për arsye se ndërhyrja kirurgjikale nuk mund të realizohet në vendin tonë. Pas pohimit të zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë se rasti mund të zgjidhej vetëm privatisht, ndihma e Joridës ka ngjallur një fije shprese për familjen Kotorja. Shpresojmë të jetë e tillë. Redaksia i uron Liljanës shërim sa më të shpejtë.

Historia

Zaim Kotorja tregon se vajza e tij 30-vjeçare rrezikon të verbohet, pasi nuk ka mundësi ta kurojë jashtë shtetit

Pamundësia për të kryer një operacion jashtë shtetit, rrezikon t'i humbasë shikimin e si pasojë edhe jetën. E, megjithëse thonë se drita e syve vlen më shumë se çdo gjë në botë, për familjen Kotorja nuk po ndodh kështu, pasi ata nuk munden të sigurojnë as 10 mijë euro për të shpëtuar shikimin e vajzës së tyre. Kur ishte vetëm 10-vjeçare, Liljana Kotarja, nga Kukësi, për shkak të një sëmundjeje të rëndë do t'i verbohej njëri sy dhe tani pas 20-vjetësh rrezikon të humbasë shikimin përfundimisht. Mjekët e shërbimit të Okulistikës në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" pohojnë se, pacientes i është përsëritur e njëjta sëmundje dhe se ndërhyrja kirurgjikale për t'i shpëtuar shikimin e syrit që i ka mbetur, realizohet jashtë shtetit. Ndërkohë babai i saj, Zaimi Kotarja tregon se ka më shumë se dy muaj që pret nga Ministria e Shëndetësisë që t'i japin një përgjigje për kurimin e Liljanës në Turqi, por deri tani ene nuk ka marrë asnjë përgjigje. Ndërkohë burime pranë këtij dikasteri shpjegojnë se ministra ka bërë të gjitha hapat për mundësimin e operacionit të saj në Turqi, por sipas tyre është vetë pala turke ajo që vendos për mundësimin e operacionit të pacientëve që nuk mund të operohen në vendin tonë.

Rreziku i verbimit
Operacioni për ta shpëtuar vajzën nga verbimi kushton rreth 10 mijë euro dhe unë nuk kam asnjë mundësi për ta gjetur këtë shumë. Nuk mundem të bëj asgjë për ta ndihmuar se jam invalid, por bashkë me të, do të vdes edhe unë. Këto ishin fjalët e babait të pacientes, Zaimi Kotorja, i cili kishte përfunduar në dyert e Ministrisë së Shëndetësisë për të kërkuar shansin e fundit në mënyrë që të shpëtojë të bijën sepse ai pohon se bashkë me sëmundjet, vuajnë edhe varfërinë ekstreme. Tani Liljana, sipas tij, përveç tmerrit se do të mbetet e verbër përfundimisht, vuan edhe kriza të mëdha dhimbjesh që po i shtohen çdo ditë e më shumë. "Më mirë të isha i vdekur sepse nuk po mundem më të përballoj këtë situatë. E di që vajza nuk do të mundet të jetojë e verbër dhe kjo është tragjike jo vetëm për atë, por edhe për familjen time",- pohon Zaimi Kotorja.

Ndërkohë ai pohon se paratë e pensionit të invaliditetit prej 70 mijë lekësh të vjetra ia blen të bijës të gjitha ilaçe, për t'i qetësuar dhimbjet. "Kam shpresë të më ndihmojë shteti, sepse varfëria ime ekstreme nuk e ndihmon dot vajzën time të gjorë. Ky është fati im dhe lutem të mendojnë për vajzën time që të mos verbohet, sepse bashkë me dritën e syve do të humbasë edhe jetën",- pohon ai. I tronditur nga hallet që e kanë zënë 67-vjeçari, Zaimi Kotorja tregon se fatkeqësia që po i përsëritet pas 20 vjetësh, të bijës do t'i kushtojë me jetë asaj, pasi ajo nuk mundet të përballojë faktin që do të verbohet totalisht dhe dhimbjet po e dërrmojnë atë çdo ditë e më shumë.

Mjekët
Sipas mjekëve të Okulistikës në QSUT, pacientes 30-vjeçare Liljana Kotarja i është përsëritur e njëjta sëmundje, sepse para 20 vjetësh ajo ka humbur shikimin e njërit sy dhe tani rrezikon të mbetet përfundimisht e verbër. Kështu mjekët pohojnë se operacioni për t'i shpëtuar shikimin e syrit që i ka mbetur nuk mund të realizohet në vendin tonë, ndaj dhe i kanë bërë gati epikrizën me të gjitha të dhënat, për t'u kuruar në Turqi. Sipas tyre mjekët e QSUT-së nuk mund ta ndihmojë më shumë në lidhje me këtë problem, ndaj për këtë duhet të angazhohen strukturat kompetente.

Burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë pohojnë se pacientët që duhet të operohen jashtë, pranohen vetëm nga të huajt
Ministria: Nuk është në dorën tonë, por të spitaleve turke
Kemi bërë të gjitha përpjekjet tona që pacientja, Liljana Kotorja të përfitojë ndërhyrje kirurgjikale në Turqi, por ende nuk kemi marrë ndonjë konfirmim nga pala turke. Kështu shprehen burime zyrtare pranë Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët pohojnë se rasti në fjalë nuk është lënë aspak pas dore. Ndërkohë ata shpjegojnë se kanë marrëveshje me palën turke për të bërë falas disa ndërhyrje kirurgjikale që nuk mund të realizohen në vendin tonë por, sipas tyre, pala turke përzgjedh rastet për ndërhyrje kirurgjikale. "Njerëzit duhet të kuptojnë se nuk kemi ne gjithçka në dorë, për të mundësuar operacionet e pacientëve jashtë shtetit. Ne bëjmë kërkesën për rastet e operacioneve që nuk mund të realizohen në vendin tonë dhe homologët tanë vendosin se kë do të operojnë",- pohojnë burime pranë dikasterit të Shëndetësisë, duke shtuar se për rastin e Lilajna Kotorjas ende nuk ka ardhur ndonjë përgjigje pozitive për ta operuar.

Ne pergjigje te te interesuarve, gazeta Shekulli publikon te dhenat shtese per numrin e llogarise te z. Zaim Kotarja:

Emri i perfituesit: Zaim Kotarja
Nr i llogarise ne Dollare (USD) prane bankes Credins eshte: 99005
SWIFT-i i bankes  eshte: CDISALTR
IBAN i llogarise: AL42CDIS00400  99005



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora