E premte, 19.04.2024, 06:50 AM (GMT+1)

Mendime

Hilmi Saraçi: Grupi Nderkombëtar Drejtësues përjashton ndarjen e Kosovës

E diele, 20.06.2010, 07:59 PM


Grupi Nderkombëtar  Drejtësues përjashton ndarjen e Kosovës

 

Nga Prof. Hilmi Saraçi

 

Grupi Ndërkombëtar Drejtues gjatë takimeve të zhvilluara këto ditë   përseriti se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme , ndersa përjashtoi mundësinë  e ndarjes, siq flitet në disa  qarqe, sidomos  të Serbisë , duke e mbështetur intergritetin territorial të vendit. Këtë qendrim e bëri të ditur  më qartë shefi  i Zyrës Civile  Ndërkombëtare , Piter Fejt,  në një takim që ka pasur me  antarët e GND-së, sidomos në takimin e mbajtur me presidentin e Kosovës në Prishtinë. Kjo është me rëndësi të veçantë  për Kosovën ,sepse   Bashkimi Evropian dhe komuniteti nderkombëtar , si duket  do ta  kenë më në fund një qasje  më të mirë për veriun e Mitrovicës, ku në këtë pjesë të vendit janë të pranishme me vite të tera paregullësi kushtetuese, sidomos janë të dukshme kontrabanda , krimi i organizuar, korrupsioni e të tjera , prandaj në rend të parë duhet të veprohet në mënyrë që të sigurohet zbatushmëria institucionale  dhe të sigurohen sherbime më të mira  për të gjithë  qytetarët.  Në këtë fushë duhet të krijohen më parë lidhjet administrative  me Prishtinën  dhe komunave që shtrihen në veri të Mitrovicës”. Shihet se  është i pranishëm  një pajtim i  gjerë në GND, se ndarja e Kosovës  nuk është një opson, andaj duhet të kemi qasje  dhe angazhim më të madh , në mënyrë që edhe veriu të marrë pjesë në  proqesin e stabilizim  asocimit    është pjesë e  përspektivës  evropiane, sepse aktualisht strategjia për veriun nuk është  duke gjetur zbatim në terësinë e saj. Për qytetarët e Kosovës është e rëndësishme  që Kosova  dhe institucionet e saj kanë filluar të përparojnë dhe të konsolidohen, prandaj mendoj se janë shënuar përparime në zbatimin  e planit të Ahtisarit”. Mirëpo në këtë fushë më parë  duhet një angazhim dhe aktivitet më i madh, një pajtueshmëri ndërpartiake qoft të pozitës qoftë të  opozitës,  të shikohet sa më parë interesi në fushën kombëtare , sepse në këtë fushë sikur nuk është duke u punuar me kujdes të duhur . Prandaj kërkesa e opozitës (AAK) për krijimin e  një trueze  nacionale  e cila do të sillte  rreth vetës , përfaqësuesit e institucioneve , të partive  të tjera  parlamentare  opozitare , shoqërinë civile , por edhe përfaqësues  nderkombëtarë ku do të trajtoheshin temat kryesore dhe do të merrnin  vendime për temat me rëndësi strategjike, është i qëlluar dhe i mirëseardhur. Mirëpo mënyra më e mirë për dalje nga  gjendja e krijuar edhe pas shpalljes së pavarësisë është që koha e tashme të shfrytëzohet edhe  në disa fusha të krijimit të kushteve  më të sukseshme për qytetarët e Kosovës, për të ndalur krimin e organizuar, kontrabanden ,sidomos korrupsionin, i cili përkundër përpjekjeve dhe masave të mara në kohet e fundit, sikur ka mbetur si më parë ,prandaj periudha tre deri në gjashtë muaj duhet të shfrytëzohet për këtë temë , por me trajtimin e kësaj teme  kërkohet një garanci  se “Kosova do të menagjojë  vetveten me temat e ndjeshme  deri në zgjedhjet e ardhshme  parlamentare” . Të gjitha këto iniciativa  dhe vendime duhet të merren sipas kushtetutës së aprovuar e cila nuk po zbatohet nga institucionet tona shtetërore , për të marrë masa dhe për të përmirësuar gjendjen e krijuar  në këto fusha, sidomos në veri të Mitrovicës. Duke u bazuar në të gjitha këto mendoj se kushtetuta ka çaluar shumë në këto dy vjet të zbatimit të saj , sidomos të gjyqësori, prandaj kanë qenë të pranishme shumë mangësi dhe dobësi në institucionet tona shtetërore, sidomos në gjyqësi.”Sfidat që do të ishin nga kushtetuta  do të ishin që të respektohet nga të gjithë , të shtrihet respektimi i saj në të gjitha viset e Kosovës, në të gjitha anët, duke përfshirë sidomos  veriun e Mitrovicës.  Edhe në vitin e tretë  të ecjes përpara të institucioneve  të vendit, në aspektin e zbatimit  të Kushtetutës  mund të ketë dobësi nese nuk angazhohemi për zbatushmerinë e saj. Kjo do ta sjellë vendin që të vendnumërojë .

              

Ç’thuhet në një raport të Departamentit Amerikan

 

 Departamenti Amerikan i shtetit në një raport të publikuar kohë  më parë ka paraqitur disa të dhëna që tregojnë së në Kosovë ka nevojë për një punë më efikase në zbatushmërin e ligjit dhe të kushtetutës për të ndaluar dhe për të marrë masa  ndaj të gjitha dukurive negative , sidomos ndaj trafikimit të qenjeve njerëzore që sipas raporteve nderkombëtare , sidomos nga ai amerikan ,është mjaft i pranishëm, sidomos ndaj prostitucionit  të detyrueshëm me femra të reja  nga Evropa Lindore . Fëmijtë dhe  femrat janë subjekt i prostitucionit të detyrueshëm në Kosovë , prandaj edhe  policia në një raport ka identifikuar 300 fëmijë  , veçanërisht nga komuniteti romë që janë detyruar të kërkojnë lëmoshë . Qeveria në këtë fushë duhet të jetë më e angazhuar dhe më efikase për evitimin e kësaj dukurie të shëmtuar. Qeveria e Kosovës duhet të përmbushë  në terësi minimumin e standardeve  për eleminimin  e trafikimit , megjithse po bëhen përpjekje  thelëbësore  në këtë fushë . Në vitin 2009 Qeveria ka ndjekur 25 trafikantë , 22 nga të cilat janë denuar sipas ligjit…

 Ngjarjet të pranishme tani me vite të tëra sikur  askush nuk i shtyn përpara , fare pak ka përparime në këtë fushë , sepse  ato sikur po na tërhiqin. Askush nuk po u prin ngjarjeve  të mundëshme  , por vetëm kur ndodhin kemi eventualisht ndonjë reagim dhe propozim që si i tillë nuk po realizohet.

          

Hyrja ilegalisht e produkteve ushqimore me skadim të afatit

 

  Kur flasim për hyrjet dhe daljet ilegale në veri të Mitrovicës, cenushmërinë kufitare  me Serbinë , përveç të tjerave është i pranishëm importimi i mallrave të ndryshëm, sidomos  i produkteve ushqimore . Hyrja e tyre  ilegalisht paraqesin rrezik për shëndetin e kosovarëve . Në këtë fushë mungon një përkujdesje e nevojshme institucionale , një  bashkëpunim në mes kryeinspektorëve qendror dhe inspektorëve lokal të cilët duhet të kenë kujdes të veçantë, të ndalojnë dhe të konfiskojnë  mallërat e dyshimtë , sidomos ato me skadim të afatit, të cilat në kohet e fundit sikur kanë marrë përmasa të dukshme .Një tolerim dhe moskujdes në këtë fushë do të na kushtojë shtrenjtë…

Megjithatë përfaqësues të institucioneve  vendore dhe ndërkombëtare  në kohet e fundit janë duke u angazhuar në këtë fushë , sidomos për zbatimin e planit të Ahtisarit- për decentralizimin nëpër komuna të reja . Gjatë vizitës që i bënë komunës së  re  të Graqanicës  pritet që të përfundojë  zbatimi i  planit të Ahtisarit në këtë komunë, ndersa decentralizimi të shtrihet edhe në veri të Mitrovicës dhe kështu të përmirësohet gjendja e krijuar, të evitohen këto dukuri antikushtetutare . E rëndësishmë është që Bashkësia Evropiane  dhe komuniteti ndërkombëtarë të kenë një qasje  më të mirë , në mënyrë që të menjanohen këto, të sigurohet jeta , liria dhe siguria si dhe  shërbimi më i mirë për  të gjithë qytetarët në këtë pjesë të vendit dhe kudo në Kosovë …

              

Ç’rëndësi ka Samiti i Prizrenit

 

Kosova është e angazhuar dhe po tregon  se siguria rajonale është me rëndësi të veçantë , prandaj Samiti i Prizrenit  është me rëndësi të veçantë,sidomos për Kosovën. Në këtë samit do të marrin pjesë Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Ky takim (samit) do të relaksojë  raportet  ndërmjet këtyre katër shteteve  që kanë shumë pikëtakime  dhe interesa të përbashkëta ,  prandaj është e mundëshmë që më vonë të thirren edhe Serbia , Bosnja e Hercegovina  dhe Kroacia . Mirëpo Samiti i Prizrenit nuk pritet të rezultojë  me ndonjë deklaratë  të përbashkët politike  të presidentëve nga rajoni. Por secili nga ata  do të mund të paraqesin pikëpamjet në lidhje me  të ardhshmen e rajonit , sidomos  nga përspektiva  e integrimeve  dhe ajo e  bashkëpunimi rajonal,  ndërfqinjësor. Kosova është një shtet  i ri, që ka preferencë  të lëvizë shpejt në proceset intergruese .  Vizioni themelor është që të jemi shtet i të gjithë qytetarëve , atdhe i dashur për të gjithë  dhe stabilizues rajonal, ndërfqinjësor….



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Hasan z. Blakaj: Sa e çmojmë ne demokracinë në Kosovë Shefqet Dibrani: Reformat në LDK (5) Halit Bogaj: Lufta e serbëve për Kosovën si lufta e Don Kishitit me mullinjtë e erës Agron Shabani: Në kërkim të vetvetes dhe identitetit të saj... Albert Shabanaj: EULEXI me dënimin e Albin Kurtit paragjykon idenë kolektive te shqiptareve për Vetëvendosje Komunikatë nga Shoqata Sh.V.I.L. e UÇK-së “Kalaja” Xhevat Rexhaj: Shqiptari Bekim Fehmiu - artist - dhe shqiptarët si komb a ishin bashkë? Artan Mullaj: Kriza ekonomike dhe shtetet offshore Baki Sulejmani: Rob-ëria e lumtur dhe Republika e re Shqiptare !!! Ilir Dardani: Myslimanet shqiptare, pjese e rendesishme e shkaterrimit te kombit shqiptar Isa Mulaj: Refuzimi i logjikshëm tri herë n’gjim i grantit dhe kredisë së Bankës Botërore! Shefik Sadiku: Funksionim perfekt i administratës në Komunën e Kamenicës... Kastriot Myftaraj: Dy kohët e devesë në Shqipëri Ramiz Bojaj: Edhe një luftë me Serbinë e pashmangshme Unioni Gjithëshqiptar: Program ideor mbi institucionalizimin e diasporës dhe zhvillimin e vlerave gjithëshqiptare (II) Unioni Gjithëshqiptar: Program ideor mbi institucionalizimin e diasporës dhe zhvillimin e vlerave gjithëshqiptare Agron Shabani: Kriza greke dhe ''sarkazma politike'' e presidentit të Francës, Nikolas Sarkozi Mejdi Asllani: Fjalë rasti Kastriot Myftaraj: Karikaturat e gazetës daneze për Muhametin dhe karikaturat e Kuranit për Krishtin Artan Mullaj: Emigrantët në krizë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora