E shtune, 20.04.2024, 04:17 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Dy kohët e devesë në Shqipëri

E premte, 18.06.2010, 09:59 PM


Dy kohët e devesë në Shqipëri

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Islami në Shqipëri, dhe në krejt hapësirën shqiptare në dy anët e kufirit të sotëm, ka dy epoka. Epoka e parë është ajo e diktaturës islamike, që i përket kohës së pushtimit osman,

 

kur Islami ishte fe zyrtare në Shqipëri, kur Islami ishte ideologjia zyrtare e shtetit. Epoka e dytë është ajo pas largimit të Imperisë Osmane kur Islami nuk ishte më fe zyrtare. Të dy periudhat mund t’ i përshkruash mirë me një metaforë të frymëzuar nga novela e Franz Kafka, “Metamorfoza”. Në këtë novelë, personazhi kryesor, Gregor Samsa, zgjohet një mëngjes dhe shikon se është transformuar në një insekt të përbindshëm. Me pushtimin e Shqipërisë nga turqit, shqiptarët një mëngjes panë se qenë urdhëruar të shndërroheshin në deve. Sulltan Mehmeti II tek proklamata zyrtare turke për pushtimin e Krujës, në 1478 shpalli fatin e shqiptarëve:

“Ata që mbetën nga armiku, gratë dhe fëmijët, i vunë në prangat poshtëruese të robërimit dhe i lidhën me zinxhirët e mjerimit. Paskëtaj do të fillojë shkatërrimi i kishave, ndërtimi i medreseve, ndalimi i këmbanave dhe prishja e ligjeve. Brenda në zemrat e të pafeve, ku kishte bërë vend pafesia dhe mëkati, paskëtaj do të çelë burbuqja e besimit në një zot të vetëm”. (cituar sipas: “Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV: burime osmane”, Akademia e Shkencave, Instituti i Gjuhësisë dhe Historisë, Tiranë 1968, f. 382)

Këtu fillon ajo që mund të quhet si Koha e Parë e Devesë në trojet shqiptare. Me proklamatën e Sulltan Mehmetit II, shqiptarët u gjendën në pozitën e Gregor Samsës, vetëm se shqiptarëve iu kërkua me kërcënim që të shndërrohen në deve të shkretëtirave. Derisa këto qenë fjalët e despotit të plotfuqishëm të një imperie të fuqishme barbare, ai mund ta bënte atë që thoshte, ose mund t’ i zhdukte krejt shqiptarët. Është pyetur shpesh se përse shqiptarët, ndryshe nga fqinjët, qenë ata që u islamizuan masivisht në Ballkan. Përgjigjia është e thjeshtë: Nëse gjeni një dokument të ngjashëm zyrtar osman të këtij niveli, edhe për popujt e tjerë ballkanas, atëherë ka sens kjo pyetje. Ndryshe nuk ka sens. Osmanët ua rezervuan këtë fat shqiptarëve se ata qenë nacioni (kombi) që i rezistoi më gjatë invadimit osman, ndër ballkanasit. Nëse sulltanët osmanë do të kishin nxjerrë një urdhër të  ngjashëm edhe për serbët, grekët, bullgarët, atëherë me siguri që këta popuj ose do të qenë islamizuar, ose do të qenë shfarosur. Imperia Osmane, e cila ishte në gjendje të asgjësonte një milion e gjysmë armenë, në kohën e rënies së saj, nuk e kishte për gjë të asgjësonte një apo disa popuj ballkanas, në kohën e ngritjes së saj.

Por shumëkush mund të pyesë se përse osmanët nuk i islamizuan të gjithë shqiptarët, por mbetën një minorancë katolike në Veri dhe një minorancë ortodokse në Jug. Përgjigjia duhet kërkuar tek diabolizmi oriental osman. Osmanët lanë një minorancë katolike në Veri, të përqendruar kryesisht në bajrakët e Mirditës, së cilës i lejuan një lloj autonomie (kur iu desh turqve të hynin në Mirditë, në vitet gjashtëdhjetë të shekullit XIX, hynë për dy ditë), me krerët e saj të cilët qenë oficerë të lartë osmanë, që shkonin në luftë si vasalë të sulltanit. Me këtë osmanët i thoshin Perëndimit se ja, edhe katolikët e tu na vijnë pas. Kjo ishte e njëjtë me atë që bëri Enver Hoxha, i cili ushtroi presion të madh mbi Mirditë me anë të Sigurimit të Shtetit, dhe si pasojë Mirdita kishte numrin më të lartë të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, në raport me popullsinë. Për të  njëjtën arsye, Imperia Osmane lejoi që një pjesë e popullsisë ortodokse të ruante fenë. Kjo pjesë qe më e madhe se ajo katolike, për shkak të statusit të privilegjuar të Patriarkanës së Stambollit, nën juridiksionin e së cilës qenë ortodoksët e trojeve shqiptare.

Shqiptarët e perceptuan presionin osman për fekthim si një fatkeqësi natyrore, me të cilën duheshin të përshtateshin për të mbijetuar. Kështu, ata u detyruan që ta pranojnë fenë islame, por ajo nuk hyri në shpirtin e tyre. Këtë e provon fakti se pas largimit të Imperisë Osmane, pjesa më e madhe e shqiptarëve, paraardhësit e të cilëve qenë islamizuar me dhunë, pushuan së qeni deve dhe u shndërruan përsëri në njerëz, domethënë nuk e ushtruan më fenë islame. Por, me largimin e Imperisë Osmane, filloi ajo që mund të quhet si Koha e Dytë e Devesë në trojet shqiptare. Një pjesë e shqiptarëve, mbetën përsëri në fatin e Gregor Samsës, si deve. Abandonimi i Islamit më së shumti ndodhi në shtetin shqiptar dhe në përmasa më të vogla në trojet shqiptare, të mbetura përtej kufirit. Kjo ishte e kuptueshme. Në shtetin shqiptar, i cili ishte laik, feja islame e humbi rëndësinë e saj, fuqinë e saj  socializuese, që i vinte nga lidhja me shtetin. Në trojet shqiptare të mbetura përtej kufirit, në Jugosllavi, në periudhën mes dy luftrave botërore, shteti sllav, me diabolizëm u toleroi shqiptarëve vetëm institucionet fetare, si të vetmen mënyrë zyrtare socializimi. Kjo bëri që të ruhet artificialisht lidhja e shqiptarëve të përtej kufirit me fenë islame. Kështu, paradoksalisht, shqiptarët e Kosovës dhe të pjesës perëndimore të Maqedonisë, të cilët kishin bërë kryengritje të panumërta kundër Imperisë Osmane në shekujt XIX-XX, qenë ata që më së shumti i qëndruan lujalë fesë islame, pas largimit të Imperisë Osmane.

Kjo tezë vërtetohet edhe nga ato që ndodhën në Jugosllavinë komuniste. Ndjekja e fesë islame filloi të bjerë në Kosovë, me rritjen e shkallës së autonomisë dhe fuqizimin e institucioneve laike të kontrolluara nga shqiptarët. Në Maqedoni, ku shqiptarët nuk kishin veçse akses simbolik në pushtet, lidhja me fenë islame mbeti dukshëm e paprekur. Por, në Kosovë periudha e autonomisë në Jugosllavinë komuniste ishte e shkurtër, ajo filloi praktikisht në 1968 dhe mori fund në 1988, kur Millosheviç ia hoqi autonominë krahinës. Epoka e vakuumit institucional dhe e dhunës serbe që pasoi, bëri që të rifitojnë rëndësi institucionet fetare islame. Kështu vazhduan gjërat deri në 1999, kur u çlirua Kosova. Pas kësaj date, me siguri që me rritjen e kontrollit të shqiptarëve në institucionet, do të shkohet tek rënia e lidhjes me fenë islame.

Republika e Shqipërisë, duke qenë shtet i shqiptarëve, prej rreth një shekulli, sigurisht që do të ishte para Kosovës dhe pjesës shqiptare të Maqedonisë, në atë që mund të quhet si procesi i deislamizimit faktik. Dhe kështu ka ndodhur në fakt. Në Shqipëri Islami nuk ndiqet veçse nga një minorancë, e cila nuk përbën më shumë se 3% të 70% të shqiptarëve, banorë të shtetit shqiptar, të cilët u islamizuan me dhunë në kohën e pushtimit osman. Por ky 3% kishte aftësinë e deveve për të rezistuar dhe bërë punën e tij. Kjo minorancë militante muslimanësh praktikantë, eksploitoi së pari ligjet laike të shtetit shqiptar, të cilat toleronin ushtrimin e lirë të feve. “Devetë” e mbijetuara bënë gjithçka që të dukej se gjërat qenë ndryshe nga ç’ qenë në realitet, dhe se Shqipëria qe një vend islamik. Kjo minorancë, me durimin dhe insistimin e devesë bëri gjithçka për t’ i dhënë  Shqipërisë një profil islamik. Dhe ajo pati sukses për faktin se kontrollonte edhe institucionin fetar islam të njohur zyrtarisht, Komunitetin Musliman të Shqipërisë. Duke përdorur paratë e ardhura në shumë mënyra nga vendet e pasura arabe, kjo minorancë islamike, ndërtoi një numër të madh xhamish, krejt në shpërpjestim me numrin e praktikantëve. Nga të gjitha minaret e xhamive, altoparlantë të shumtë, disa në çdo minaret, me volumin e ngritur në maksimum, shpërndanin tingujt e ezanit në arabisht. U krijua një sistem i tërë, në dukje filantropie, i cili synonte të ndihmonte të varfrit me ushqime, por që në fakt synonte t’ i bënte ata ushtrues të detyruar të riteve islamike, ashtu që të sigurohej një rent a croëd islamike në ditët e festave të mëdha islame, si Bajrami, kur bëheshin falje në sheshe.

Synimi i minorancës praktikante islamike është që t’ i thotë botës se shqiptarët nuk pushuan së qeni deve në 1913, por janë ende deve. Dhe ne po i lejojmë ata që ta bëjnë këtë gjë. Pse kaq urrejtje, më thoshte dikush nga Tetova, në një mesazh në facebook, në 27 maj, pas shkrimit tim “Ylli i kuq i Moskës dhe Guri i Zi i Mekës”. E pra, unë e urrej të më bëjnë deve. Kur në Shqipëri thirret ezani arabisht pesë herë ditën nga megafonët e minareve, mua më duket vetja si ai personazhi i Kafkës, por që jam shndërruar në deve, dhe kështu duhet t’ i duket vetja edhe atij personit që çoi mesazhin në Tetovë.

Ezani i thirrur nga minaret me megafonë në Arabinë Saudite, nuk është domosdoshmërisht fundamentalizëm islamik. Por në Shqipëri është se arabët e kuptojnë atë që thuhet, ndërsa shqiptaret jo. Kjo është njëlloj sikur në Arabi ezani të thirrej në gjuhën kineze. Por, thonë muslimanët praktikantë, ezani thirret në gjuhën origjinale. Çka do të thotë kjo në gjuhën origjinale, në cilin rresht të Kuranit thuhet kjo gjë, pra se duhet thirrur ezani në arabisht? E nëse do të ishte kështu, përsëri është nonsens, se gjuha është bërë për të kumtuar mendime, ndryshe nëse kumtet kufizohen thjesht në tinguj atëherë kjo shndërrohet në idhujtari. Derisa ezani duhet thirrur në një gjuhë të caktuar, atëherë kjo është idhujtari, se adhurohet një gjuhë e caktuar. Në rastin e arabëve gjërat janë në rregull kurse në rastin e shqiptarëve, kjo do të thotë të shndërrohet arabishtja në idol. Nuk ka  dallim mes adhurimit të një kafshe, guri, apo çdo lloj idhulli, dhe adhurimit të një gjuhe, arabishtes në këtë rast. Kjo do të thotë se muslimanët praktikantë shqiptarë ushtrojnë në fakt një idhujtari.

Muslimanët praktikantë pretendojnë se ezani duhet thirrur në arabisht se kjo gjuhë ka cilësi të veçanta, në sajë të të cilave përcillet më mirë mesazhi hyjnor. Por si është e mundur që një mesazh që supozohet të jetë kaq i lartë, të mund të artikulohej në një gjuhe kaq primitive sa arabishtja e fillimit të shekullit VIII, kur arabët qenë tribu primitive të pazhvilluara, gjë që e pranojnë edhe vetë muslimanët? Çdo njeri që ka sadopak njohuri nga sematika e kupton se këtu ka një paradoks. Që një gjuhe të kultivohet duhet të ketë letra të zhvilluara për një kohë të gjatë, çka nuk është rasti me arabishten e kohës se Muhametit. Përndryshe, Bibla, Testamenti i Vjetër dhe i Ri, u shkruajtën në gjuhë shumë të kultivuara për kohën.

Nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhte kurrë në histori që një popull primitiv t' i japë njerëzimit ato vlera që pretendojnë islamikët se i dhanë arabët dhe Muhameti me Kuranin. Aq më pak që arabët t’ i jepnin botës një qytetërim të lartë. Nga na doli ky civilizim islam, kur arabet në kohen e Muhamedit qene popull primitiv? Sigurisht që civilizimi islam erdhi nga pushtimi i popujve të krishterë fqinjë. Ajo që bënë arabët ishte se pushtuan provincat më të zhvilluara të Bizantit, si dhe të Romës, që nga Siria, Egjipti, Afrika Veriore, deri tek Spanja, Siçilia, dhe arritjet e tyre i përdorën, duke u sjellë sipas stereotipit të devesë. Merita e arabëve do të ishte nëse do ta përshpejtonin zhvillimin e këtyre vendeve që pushtuan, gjë që nuk ndodhi. Qytetërimi-deve, pasi konsumoi ato që gllabëroi, u ndal dhe jo vetëm që nuk bënte dot më para, por filloi të shkonte pas. Shpejt pas pushtimit arab  zhvillimi në këto provinca u ndal, dhe në to shkenca, ndërtimtaria, transporti, teknologjia, ekonomia në përgjithësi nuk patën zhvillimin që patën në pjesën tjetër të Europës, pak më vonë. Fakti se Rilindja Europiane ndodhi pikërisht në kohën kur qytetërimi islamik kishte filluar të binte pasi konsumoi arritjet e popujve të pushtuar, provoi inferioritetin e qytetërimit islamik dhe superioritetin e qytetërimit europian.

Të njëjtat simptoma shfaq qytetërimi islamik edhe sot. Arabia Saudite, megjithëse vendi më i pasur me naftë në botë, dhe me burime financiare gjigande, nuk arrin dot që të diversifikojë ekonominë, duke krijuar sektorë ekonomikë rentabël jashtë industrisë së naftës, që të evitonin që ekonomia e saj të pësonte goditje të rënda në periudhat kur ulen çmimet e naftës dhe gazit. Në vend të kësaj, Arabia Saudite dhe vendet e tjera islamike sillen sipas stereotipit të devesë, ato mbledhin fitime kur çmimet e naftës janë të larta, dhe pastaj i konsumojnë ato kur bien këto çmime, derisa arrijnë që të hyjnë në borxhe të mëdha, gjendje në të cilën Arabia Saudite gjendet edhe sot.

Prandaj shqiptarët duhet të shkëpusin çdo lidhje me këtë botë primitive islamike. Kjo lidhje është feja islame, e cila kërkon që ta shndërrojë kombin shqiptar në devenë e Europës. Tashmë duhet të marrë fund edhe Koha e Dytë e Devesë në Shqipëri dhe në krejt trojet shqiptare. Ndryshe nacioni shqiptar do të vdesë në mes të Europës dhe Ballkanit, si një deve që ka humbur rrugën në shkretëtirë.

 



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora