E enjte, 25.04.2024, 05:28 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Lirohet nga arresti i dyshuari për terrorizëm, Bajram Asllani

E premte, 18.06.2010, 09:23 PM


Bajram Asllani
Nga Jeton Musliu, Express

 

Një gjyqtar i EULEX-it e ka liruar nga arresti, Bajram Asllanin nga Mitrovica, i kërkuar për terrorizëm nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

 

29-vjeçari, i arrestuar për dyshimet se është i përfshirë në plane terroriste, ka qëndruar një natë në paraburgim. Gjyqtari i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë ka vendosur që Asllani të paraqitet në polici dy herë në javë.

 

Atij i është marrë pasaporta dhe nuk mund të largohet nga shteti, ndërkohë që prokurori i çështjes, nga Prokuroria Speciale, është duke e shqyrtuar këtë vendim.

 

“Prokurori ynë është duke e shqyrtuar këtë masë të gjyqtarit dhe pastaj do të vendosë nëse do të apelojë ose nuk do të apelojë ndaj këtij vendimi”, thotë Kristiina Herodes, zëdhënëse e EULEX-it për Express.

 

Dyshimet që rëndojnë mbi Bajram Asllanin, 29 vjeç, të hartuara nga FBI-ja (Federal Bureau of Investigations), janë shumë të rënda.

 

Expressi ka siguruar të plotë raportin e FBI-së, mbi bazën e të cilit, autoriteteve kosovare dhe ndërkombëtare, u është kërkuar arrestimi dhe ekstradimi i Bajram Asllanit. Detajet do të mund t’i lexoni në numrin e nesërm të gazetës Express

 

____________

 

Dell në Kosovë: Të gjithë të rrezikuar nga terrorizmi

 

Nga Radio Evropa e Lirë

 

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Christopher Dell, tha sot se asnjë vend në botë, përfshirë edhe Kosovën nuk është i kursyer nga rreziku i terrorizmit ndërkombëtar.

Ndërkohë, ministri i brendshëm, Bajram Rexhepi, tha se Kosova do t'i luftojë me forcë të gjitha, siç tha, celulat terroriste në vend.

Vetëm një ditë pas arrestimit të një shtetasi shqiptar të Kosovës, me dyshimin e përkrahjes së terrorizmit ndërkombëtar, ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, ka shprehur bindjen e tij se autoritetet në Kosovë do të përkrahin luftën kundër, siç tha, çdo përpjekjeje të terrorizmit në vend.

 

"Nga vetë definimi terrorizmi ndërkombëtar nuk respekton kufij, as njerëz dhe as jetë të pafajshme."

 

"Kemi parë, për fat të keq, se është i aftë që të përpiqet të godas kudo, në çdo kohë dhe në çdo vend. Në këtë rrafsh unë e di se autoritetet në Kosovë ndajnë shqetësimin tonë dhe përkushtimin tonë për të ndërtuar kapacitetet e tyre për të hetuar, penguar dhe për ta mundur çdo përpjekje të terrorizmit këtu", tha ambasadori Dell, pas një ceremonie të dorëzimit të një donacioni të departamaentit amerikan të shtetit për Policinë e Kosovës.

 

"Mendoj se Kosova nuk do të jetë vend i celulave terroriste. Ne kemi kapacitete të mjaftueshme të luftojmë këtë fenomen pra forcat tona bashkërisht me ndihmën e miqve tanë.

Autoritetet e Policisë së Kosovës, nën mbikëqyrjen e misionit evropian për sundimin e ligjit kanë arrestuar të enjten shtetasin kosovar Bajram Asllani, me dyshimin për përkrahje materiale, terrorizëm, planifikim të vrasjeve, rrëmbim, gjymtime ose plagosje të personave të shteteve të huaja.

 

Arrestimi u bë pas kërkesës për ekstradim nga autoritetet e drejtësisë në SHBA



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora