E marte, 19.03.2024, 06:01 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Keze (Kozeta) Zylo: Dashte Zoti qe per pak dite te interpretoj poezine: Ne Diten e Madhe te Kosoves

E enjte, 29.11.2007, 08:38 PM


Nga Keze (Kozeta) Zylo

Ne Kishen “First Evangelical Free Church” ne Brooklyn te New Yorkut, u festua Dita e Flamurit Shqiptar

Keze (Kozeta) Zylo
Ka vite qe pastori Amerikan Steve Galegor organizon dhe feston se bashku me shqiptaret, Diten e Flamurit.
Bashkatdhetaret tane te qeshur e te gezuar vinin per te marr pjese ne perkujtimin e kesaj Dite te Shenjte, qe tashme ne te gjithe Diasporen shqiptare eshte kthyer ne nje feste mbare popullore.
Ata priteshin nga Pastori amerikan dhe familja e tij, veshur ne kuq e zi, ne ngjyrat e Flamurit tone, cka ja shtonte dhe me shume hijeshine ketij mjedisi tejet shqiptar.
Pamja festive, podiumi me flamurin shqiptar dhe amerikan, tavolinat shtruar me elegance, flisnin qarte per nje amvise te vertete amerikane, Znj.Galegor qe nuk e ka per here te pare te gatuaje dhe te shtroje tavolinat per shqiptaret.
Festimi i kesaj dite te shenjte u perkujtua thjesht dhe me emocion.
Pasi u kendua hymni Kombetar se bashku me Hymnin Amerikan nen tingujt e pianos te interpretuar nga artistja polake Znj.Eva Kot, nje zonje amerikane-polake, qe punon ne orkestren e Noregian Christian Home ne Brooklyn, ne ekran po shfaqeshin pamje filmike nga Memedheu yne i shumevuajtur nga videoklipi: “Sulm e Lot”. 
Pamjet filmike nen interpretimin e aktorit, regjizorit, dramaturgut Xhevat Limani sollen prane zemrave tona, historine, perpjekjet shekullore te popullit tone per ate Flamur deri ne kurorezimin e tij me 28 Nentor 1912-te.
E ndersa shikonim me lot ne sy, ato perpjekje titanike te popullit tone, ne ekran shfaqeshin dhe pamje te dhimbshme, qe me se shumti jua shtonte kuriozitetin femijeve qe kishin ardhur ketu dhe qe kane lindur ne kete toke te bekuar.
Papritur nje vajze 9 vjecare me shume delikatese duke ecur drejt tavolines sime, me afrohet dhe me pyet se c’do te thote okupator, (pushtues), pasi ajo nderkohe po shikonte nje shqiptar, malesor veshur me kostumin e bukur burrreror, qe po luftonte si dragua me pushtuesit turq, edhe pse turqet e lidhen ate ne peme...
Pasi i spjegoj fjalen pushtues, e cila vazhdoi te pyeste me shume me kuriozitetin e saj feminor, donte te dinte dhe per togfjaleshin Perandori osmane, pasi nuk ndihej mire qe ne kemi qene 5 shekuj nen roberine osmane.  Pra vazhdonte te pyeste ndoshta me e habitur, vertete ne kemi qene rober te tyre?...Po si!...po kishim shtepi ne atje...po shqip...?
E ku ta kuptonte vogelushja roberine tone...merr kohe ta kuptosh, sidomos kur ke lindur ne Liri!
Pra, sa shume pyetje do te kene femijet tane, vecanerisht ata qe lindin dhe rriten ketu, por Dita e Flamurit e kthyer ne nje feste mbare popullore, sidoqofte sqaron shume pyetje qe ata mund te kene...

Programi festiv

Pastori amerikan Steve Galegor, prezanton para publikut Z.Qemal Zylo si bashkepunetore te organizimit per kete feste dhe i jep atij fjalen e pershendetjes per Diten e Flamurit.
Pasi behet nje pershendetje e shkurter jo me shume se nje minute dhe me shume mesazhe paqesore per ne dhe gjithe popujt ne bote, u recituan dhe poezi nga bashkatdhetaret tane per Diten e shenjte te Flamurit.
Keshtu u recitua poezia “Flamuri yne” nga vajza shqiptaro-amerikane, Besnike Fecani nje nxenese e shkelqyer ketu ne Amerike.  Interpretimi i saj ne gjuhen shqipe do te me bente dhe me krenare kur e degjoja, pasi ajo vazhdon ta ruaje me gramatike dhe korrektesi gjuhen e embel shqipe.
Z.Edmond Ismailati interpretoi poezine nga Fan Noli: “Himni i Flamurit”
I degjoja me emocion keto vargje shkruar nga personaliteti i madh i  Kombit tone dhe vecanerisht strofa:

…Flamur që lint Shën Kostandinin,
    Pajton Islamn' e Krishtërimin,
    Çpall midis feve vllazërimin,
    Flamur bujar për Njerëzi.

eshte nje mesazh i qarte qe bene te reflektojne shume mendje paksa te coroditura ne keto kohe me klime jo shume te bute per ne, dhe pse atmosfera globale po ngrohet se tepermi.
Ndersa Z.Genc Gega nje djale korcar, aktivist dhe patriot solli para bashkatdhetareve nen tingujt e kitares, kengen: “Nuk ka mallkim per Shqiperine” te kompozuar nga Z.Ralf Gjoni, e cila u prit me emocione dhe duartrokitje.
Poezia “Heu Kosove” i solli publikut emocione te vecanta, sigurisht qe kjo ka arsyet e veta, pasi populli shqiptar eshte duke pritur me dite, Diten e madhe, Pavaresine e Kosoves sone!  Keshtu vargjet:

…Heu Kosove,
    Ma blove shpirtin nen mokrrat e Europes,
    Kur  copetohej trupi si me hanxhare,
    Me therrte gjoksi nga rrjedha e plages,
    Per fatin tone, nen kasape te marre…

paten efekte te vecanta dritherruese tek bashkatdhetaret tane.
Autorja e kesaj poezie tha se kam 10 vjet ne Amerike, qe ne Diten e Flamurit recitoj poezi vetem per Kosoven duke pritur Diten e Pavaresise se saj, por shpresoj qe kjo te jete e fundit dhe dashte Zoti qe per pak dite  te interpretoj poezine: Dita e Madhe e Kosoves!
Keshtu ish piktori i Kinostudios shqiptare, Z.Gazmend Grezda, me origjine nga Kosova nuk i permbajti dot emocionet per Kosoven martire, per Kosoven e tij dhe tonen dhe duke i rene nga shpatullat autores se kesaj poezie tha: -Jam i sigurte qe se shpejti do te mblidhemi te gjithe per fitoren e shumepritur te Kosoves.
Nje kenaqesi te vecante solli dhe prezantimi per12 amerikanet, intelektuale te thjeshte, kokeulur, qe kishin dy dite qe merreshin me pergatitjet per kete darke nga me te shijshmet, e pohoj nga me te shijshmet se dhe cmimi $20 dollare per te rriturit dhe per femijet nen moshen 12 vjec ishte pa pagese, ja shtonte dhe me shume kenaqesine e shijes  pjesemarresve.
Mbyllja e kesaj ceremonie te thjeshte, pa pompozitet, pa fjalime bombastike, por qe perkujtoi me respektin me te madh Diten e Shenjte te shqiptareve, u be duke vallezuar se bashku dore per dore si motra dhe vellezer te nje gjaku.
Ja keshtu intelektualet: Znj Mine dhe Agim Pira, Znj. Violeta dhe Perparim Likollari, Znj.Lumnije dhe Idajet Jenisheri, Znj.Adelina dhe Imer Lacaj, Znj. Luljeta dhe Shkelqim Mema, Znj. Violeta dhe Perparim Likollari, Znj.Nexhmije dhe Rustem Xhebexhia, Znj. Mimoza dhe Bedri Brahimi,K.Rustemi dhe Z.E.Hyseni, A.Shameti, ardhur nga Queensi, Znj.Violeta dhe Viktor Leli, Znj.Leonora dhe Stefan Ceku, Z.Agron Bega, Z.Perlat Molosiu, Znj.Ina dhe Andi Pema e shume e shume te tjere u larguan me fjalet dhe mirenjohje teper te vecante per Ameriken, Pastorin Amerikan Steve Galegor, Kishen “First Evangelical Free Church” qe nuk e ka per here te pare qe na jep mjediset e saj shume te gjera, pa dollare, per ceremonira te ndryshme Kombetare.
Eshte kjo kishe ku mblodhi te gjithe artistet, kengetaret, shkrimtaret, njerezit e thjeshte te Diaspores dhe mjaft media amerikane per t’i bere homazhe nderimi dhe respekti, kengetares se mirenjohur shqiptaro-amerikane, te ndjeres Anita Bitri qe se bashku me nenen dhe vajzen e saj Sibora humben jeten tragjikisht.
Festimi i Dites se Flamurit per kete vit u pasqyrua ne faqet e gazetave nga gazetari i mirenjohur i Diaspores shqiptare Z.Beqir Sina dhe se shpejti nga TV “Kultura Shqiptare” me producentin profesionist Z.Adem Belliu.

Rrofte Kosova e Pavarur!
Rrofte Flamuri dhe Shqiperia!

 Brooklyn, New York
 Nentor, 2007



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora