E shtune, 20.04.2024, 07:25 AM (GMT+1)

Editorial

Fjalimi i Veton Surroit nga bisedimet per status ne Baden

E enjte, 29.11.2007, 07:07 PM


Ju faleminderit,
Zonja dhe zotërinj,
Zoti President,
Zoti Kryeministër
Ekselence, 
 

Veton Surroi
Isha shume i befasuar, ne fakt i mbetur pa fjale, kur dëgjova sot nga dy jurist te njohur nga ana tjetër e tavolinës formulimin se rezoluta 1244 është aq e qartë sa nuk ka nevoje për interpretim, apo jo zoti Fleiner?
Po shoh se po pohoni.
E pra,ekziston vetëm një sistem ku ligjet nuk janë çështje e interpretueshme e ai është sistemi diktatorial. Në të gjitha demokracitë ligjet janë subjekt i interpretimeve. Është bazament i ndërtimit të sistemit juridik. Janë të paramenduara për të qenë të interpretuara përndryshe do të ishin vendime të prera te një sistemi diktatorial.
Në rezolutën 1244, dhe nuk do të ndalem shumë në të, sepse mendoj se duhet një sqarim me i detajuar nga zoti Shala. Por  kur përmendët artikullin 11 të rezolutës 1244 e përdorët në favorin tuaj. Tani më lejon tu tregoj interpretimin i cili mund te përdoret ne favor te palës tjetër. Ju thoni se çdo zgjidhje duhet bazohet në autonomi substanciale, por autonomia substanciale ne këtë rezolute, në artikullin 11, parashihet si fazë e ndërmjetme e cila i paraprinë - dhe këtu po citoje -  “zgjidhjes finale te statusit”, e unë do te përdorja fjalën zgjidhje e përhershme. Dhe kjo në thelb, legalisht, logjikisht apo si te doni, thotë se autonomia substanciale nuk është zgjidhje e paragjykuar. Po e përdorni rezolutën 1244 si formulë për paragjykim derisa 1244 është gjendja në të cilën jemi sot. Jemi duke diskutuar statusin bazuar në premisat e rezolutës 1244 e cila thotë se duhet te ketë një proces ne te cilin bisedohet për zgjidhjen e finale te statusit.
 
Ne kemi diskutuar për statusin, ne nuk i jemi shmangur diskutimit për status, kemi diskutuar për statusin ne formën ne te cilën ne e shohim statusin. Për ne statusi është pavarësia ndërsa për ju është format tjetër i statusit. Por, megjithëse kemi biseduar në dy kanale te ndryshme te komunikimit nuk kemi arritur pajtim për sa i përket formateve, koncepteve dhe modeleve tjera. Kemi insistuar qe nga takimi i parë dhe po insistojmë sot ne takimin e fundit se nuk ka zgjidhje për Kosovën e cila parasheh subordinimin e Kosovës ne sistemin juridik serb. Ne nuk e duam dhe nuk do ta kemi. Ne dëshirojmë të kemi partneritet dhe duam te kemi një marrëveshje te bazuar ne partneritet. Jemi bashkëpunues ndërsa varet nga ju se a do ta pranoni apo jo këtë gatishmëri.
 
Më lejoni t’ju tregoj se nga po vijmë dhe se ku po pretendojmë të shkojmë. Nga takimi i fundit kemi pas një deklaratë nga presidenti Tadiq për personat e zhdukur, në të cilën merret përgjegjësia e shtetit serb. Mendoj se kjo është një qasje që si delegacion do përshlndetur. Personat e zhdukur është një çështje të cilën e ndajmë së bashku dhe është dhimbje të cilën duhet ta ndajmë dhe ta posedojmë. Është dhimbje e cila duhet shfrytëzuar për përmirësimin e marrëdhënieve tona. Nëse mëtutje vazhdojmë me këtë lloj gjuhe atëherë arrijmë te përkushtimi i përbashkët për një moment, apo një datë, në të cilët dy palët deklarojnë se është qëllim i yni që kjo gjë të mos përsëritet sepse ne kurrë më nuk duhet të lejojmë që të arrijmë tek situata e cila krijon persona të zhdukur.
 
Që nga takimi i Brukselit poashtu po dëgjoj deklarata dhe një deklaratë të veçantë të thënë fillimisht nga zoti Koshtunica dhe të përsëritur nga zoti Tadiq më pas se oferta nga Serbia është ofertë e cila mund të pranohet sot për tu tejkaluar si periudhë transitore 20 vjeçare dhe pas kësaj periudhe do të duhej të uleshim prapë për të diskutuar se a është adekuat ky model i aranzhimit të statusit. Në një mënyrë paradoksale po arrijmë tek një pikë konsensusi në këtë çështje sepse është interesante por propozimi jonë dhe ajo që ju po thoni është pakashumë e njëjtë sepse nuk shohim mundësi që të arrijmë marrëveshje për status të përhershëm formë të negociatave. Kur thoni ti kemi 20 vjet te një statusi dhe me pas te bisedojmë për një status tjetër atëherë po propozoni edhe një faze te ndërmjetme ndërsa ne po themi se nuk duam procese të ndërmjetme. Dhe nëse kjo është oferta juaj ne duhet tu përgjigjemi se kjo është një ofertë të cilën nuk mund ta pranojmë.
 
Por isha i impresionuar me deklaratën e zotit Koshtunica sepse mendoj se prek thelbin e çështjeve të cilat i trajtojmë si probleme por edhe mund të përdoret si zgjidhje në të ardhmen. Kemi dëgjuar përgjatë procesit të Ahtisarit pjesë të ndara të këtij qëndrimi nga elokuenca e zotit Jakshiq por asnjëherë me aq konkretësi siç e bëri kryeministri Koshtunica. Dhe baza e saj është të ballafaquarit me konceptin e serbizmit, dhe kjo është çështje të cilën do të duhej ta trajtonim në këtë konferencë. Ka të bëjë me identitetin e popullit serb, historinë e tij, jetët e qytetarëve serb dhe trashëgiminë kulturore të Kishës Ortodokse Serbe. Dallimi qëndron në deklaratën e bërë nga zoti Koshtunica sepse - nëse më kujtohen saktë fjalët- e keni përdorur formulimin i cili kërkon pronësi ndaj Manastirit të Deçanit apo atij të Graçanicës apo identiteti serb ne tërësi. “Është përgjegjësi e shtetit serb që të udhëheqë me Gracanicen dhe Deçanin për shkak të identitetit serb” thuhej pakashum ne deklarate. Pozicioni ynë nuk është ai i pronësisë. Ne nuk besojmë në pronësinë e Deçanit apo Gracanicës dhe këtë u munduam ta sqarojmë në takimin me treshen. Të marrim një shembull të thjeshtë siç është Deçani. Manastiri i Deçanit është diçka të cilën nuk mund ta posedosh si shtet. I përket në aspekt kulturor botës si qendër e trashëgimisë, në aspekt fetar i përket Kishës Ortodokse Serbe dhe ju zotërinj nuk jeni te titulluar ta udhëhiqni atë, në aspekt kulturor poashtu Manastiri i Deçanit shërben si urë lidhëse në mes dy formave të krishterimit. Është ndërtuar si kishë me model arkitektonik perëndimore ndërsa ka shërbesën  e kishës lindore. Është simbol i cili duhet jetë i përbashkët, i ndarë nga të gjithë. Është diçka që ilustron projektimet tona për të ardhmen.
 
Familja ime vjen nga Prizreni dhe ju e përmendët zoti kryeministër Kishën e Bogorodicës . Në Prizren ekziston poashtu kisha e Shën Premtës. Shën Premtja ilustron Kosovën dhe kuptimin e saj. Në një pikë historike ky vend ishte tempull parakrishter, u shndërrua në kishë katolike tani është kishë ortodokse serbe ndërsa në një periudhë të sundimit osman ishte xhami dhe quhej Xhuma Xhami apo Xhamia e së premtes dhe kremtonte te premten si dite te veçante për kulturën islame. Andaj është diçka të cilin as ju as ne nuk mund ta posedojmë por është diçka që mund ta ndajmë së bashku. Dhe ky është qëllimi ynë që të ndajmë bashkërisht kulturën tonë dhe atë tuajën, duam të shohim mënyrat se si ti ndërtojmë, mbrojmë dhe komunikojmë së bashku. Si mundemi që bashkërisht të kontribuojmë në mbrojtjen e identitetit serb në Kosovë. Si bashkërisht të krijojmë ambient të sigurt për serbët që jetojnë në Kosovë dhe për ata që dëshirojnë të kthehen dhe si bashkërisht të kontribuojmë në mbrojtjen e identitetit të serbëve të Kosovës si pjesë e identitetit të përbashkët kosovar.
 
Dhe u kemi propozuar një traktat dhe nuk jam i sigurt se ju është shpërndarë të gjithëve në delegacionin tuaj. Do të ishim të lumtur nëse i lëshoni një sy. Mos paragjykoni. Fakti se ju e pranoni apo jo nuk çon peshë në aspektin e pranimit formal si propozim negociator. Pranojeni së paku si një propozim jozyrtar. Dhe nëse doni ia hiqni edhe kopertinën për shkak se në titull thuhet “traktat në mes shtetesh” dhe ju nuk dëshironi ta pranoni atë formulim. Shikoni përmbajtjen. Shikoni se cilat janë ato pika të cilat mendoni se janë të dobishme apo mendoni se duhet hequr. Na informoni për këtë e kemi edhe një pasdite për të biseduar.
 
Më lejoni , në fund të prezantoj se kush jemi ne, sepse nuk kemi pasur rast deri tani në këto dy vjet negociatash Ta prezantoj delegacionin e Kosovës. Që të pesë anëtarët e Ekipit të Unitetit kemi ardhë këtu me histori të ndryshme.
 
Zoti Kolë Berisha ishte marrë nga forcat serbe në një natë të vitit 1989 ishte dërguar në burg. Dhjet policë në njërën anë dhe dhjetë në anën tjetër e rahnin atë duke hyrë në dhomën e burgut. Ai nuk pajtohej me aranzhimet kushtetuese të propozuara dhe të imponuara nga zoti Millosheviq. Ai mendonte se gjerat duhet të rrjedhin në kah tjetër. Ai ka kaluar 18 vite të jetës duke luftuar që gjërat të ndryshojnë, duke u përpjekur të luftoj për dinjitetin e familjes së tij,  për dinjitetin e tij dhe popullit te tij.
 
Kryeministri Çeku ka luftuar dy luftëra. Në një ditë të marsit apo prillit të vitit 99 fshati i tij ishte rrethuar, njerëzit nga ishin marrë nga forcat serbe ndërsa komandanti i policisë kishte pyetur se kush është babai i gjeneralit Ceku. Ai ishte nxjerre nga masa dhe ishte ekzekutuar. Kryeministri gjate tete viteve te fundit po përpiqet të kërkojë një jetë me dinjitet për familjen dhe popullin e tij.
 
Kryetari Sejdiu dhe unë morëm pjesë në demonstrata dora e tij i ishte thyer nga dhuna e policisë serbe, poashtu edhe krahu im. Ishim kundër luftës që po zhvillohej kundër civilëve në Kosovë. Ishim kundër vrasjes së njerëzve për të imponuar aranzhmanet kushtetuese.
 
Zoti Thaqi. Kur krejt ky proces filloi zot Thaqi ishte student. Ai ishte nxjerr jashtë me forcë nga fakulteti i tij. Ai luftoi, luftoi me studimet e tij , luftoj me armët e tij. Luftoj për dinjitetin e tij dhe të popullit të tij.
 
Të gjithë ne, të pestit, nuk kemi ardhë këtu me urrejtje por përkundrazi me dinjitet. Dinjitet të cilin dëshirojmë ta ndajmë duke dëshiruar një zgjidhje të dinjitetshme. Një zgjidhje që do të ndihmoj, do tu ndihmoj edhe juve, një zgjidhje që do të mbrojë identitetin serb në Kosovë për ç‘gjë edhe ju po përpiqeni. Kjo është thelbi i asaj që dëshirojmë të marrim me vete sot.

29 nëntor 2007



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora