E enjte, 28.03.2024, 12:34 PM (GMT)

Faleminderit

Halit Bogaj: Vdiq Bekim Fehmiu

E enjte, 17.06.2010, 09:00 PM


VDIQ BEKIM FEHMIU

 

Nga Halit Bogaj

 

Të marten më  15 qershor 2010/në moshën 74 vjeçare/  morëm lajmin e hidhur mbi vdekjen e aktorit tonë të shquar Bekim Fehmiu.Thuhet se vdekja e tij ishte tragjike, por edhe e pakuptueshme për të gjithë ata që e kishin njohur, duke bërë pyetjen :se si kishte mundur ta bënte një akt të tillë ndaj vetëvetes, pasiqë kishte vullnet të madh për jetë dhe mund të thihet lirisht se përfundimi i tij tragjik , për të gjithë neve, ishte më i rëndë se vetë vdekja. Pra,  pas lajmit tepër të  hidhur, të gjithë u çuditët dhe mbetën të nemitur duke thënë : Vallë a ishte e mundur që Bekimi ynë i adhuruar, i cili në vitet e dikurshme na bëri krenar, si popull.  të ishte në gjendje    ta përfundonte jetën aq mizorisht dhe në mënyrë aq të tronditshme?!

 

Lajmi filloi ta bënte të veten dhe të përhapej kudo që kishte shqiptarë. Në Beograd ku jetonte dhe vepronte aktori ynë i madh , filluan të prononcohen kolegët , miqtë e tij të shumtë dhe  simpatizuesit që i kishin shijuar vlerat e tij të rralla artistike të cilat ua kishte dhuruar me dekada të tëra .Të gjithë ata thuajse i kishin të njejtat mendime dhe simpati për njeriun shqiptar i cili e bëri një pjesë të historisë së artit filmor jugosllav dhe botëror, duke thënë: se të tjerat kalojnë, por mbesin vetëm vlerat njerëzore dhe artistike.Ata e adhuronin e donin dhe e respektonin ngase ai kishte bërë shumë për artin e tyre teatror dhe  filmor, duke u ngjitur shkallëve më të larta të Olimpit artistik dhe duke  u bërë i njohur në mbarë botën /por fatkeqësisht /vetëm si aktor ish-jugosllav edhe pse kishte   bërë çmos/ deri në rrëzikimin e karrierës së tij të bujshme në perëndim/ për të  mos ndryshuar asgjë nga mbiemri i tij shqiptar , me të cilin ndjehej krenar dhe i tregonte botës se kush dhe nga ishte.

 

Njohtimet mbi vdekjen e tij e kishin përshkuar mbarë Serbinë dhe të gjitha mediumet i kishin kushtuar hapësirë të madhe. Telegram ngushëllimi kishte dërguar edhe Presidenti Tadiq. Thuhet se pasditja e kryeqytetit serb kishte qenë e rëndë, ngase kishte vdekur njeriu që kinematografinë e tyre, disa dekada më parë,  e kishte lansuar në botë.Të shumta dhe të llojllojshme ishin rolet e Bekim Fehmiut kur aktronte në filmat:italianë, amerikanë, anglezë, francezë, arabë, çekosllovakë etj.Ai i fliste disa gjuhë botërore, por  në një rast kishte thënë se kurrë nuk do të mund ta mësonte gjermanishten në të cilën ‘’ishte alergjik’’..Lajmi mbi vdekjen e tij e tronditi edhe mbarë Kosovën dhe të gjitha viset shqiptare, por në Shqipëri /edhepse e njihnin dhe e adhuronin/akoma nuk kanë arritur që t’i shohin të gjithë filmat e tij.Duke e kujtuar aktorin tonë kolosal dhe jetën e tij filmore, Enver Petrovci i  cili ishte mik i afërt me Bekimin, ishte shprehur:’’Ai për mua ka qenë inspirim për çdo gjë që kam bërë në jetë.Mund t’ia bëj një falenderim të madh për atë që ka bërë për mua dhe jam i lumtur që më ka lejuar të shoqërohem me të’’.Mendime të ngjashme kishin edhe Fadil Hysaj dhe Isa Qosja/natyrisht duke u çuditur dhe duke qenë shumë të pikëlluar për mënyrën e vdekjes ./. Ishte e njohur edhe miqësia e tij e dikurshme me shkrimtarin dhe skenaristin Filip David/ I cili kishte origjinë ebreite/ dhe që kurrë nuk e kishte aprovuar atë që e bënte Millosheviqi në këto hapësira. Filip  David e ngrit lartë Autobiografinë e Bekimit dhe mahnitet me rrugën e tij jetësore dhe artistike të kaluar nëpër metropolat e ndryshme botërore.

 

Pra i tillë kishte qenë Bekim Fehmiu edhe në Hollivud,  në të cilin ëndërronin të shkonin mijra të rinj për ta vazhduar karrierën e tyre filmore.Dhe pikërishit falë këmngulësië së tij të njohur, Bekimi e ruajti mbiemrin e tij familjar.Ai u bë shume kurioz edhe për regjisorët në filmat e të cilëve aktronte,por kur jemi te ndërrimi i mbiemrit ,duhet theksuar se këtë e kanë bërë një numër i madh i aktorëve me famë botërore ku bëjne pjesë edhe Xhon Uejn, Marlon Brando ,Merlin Monro dhe shumë të tjerë të cilët /duke i ndryshuar emrat dhe mbiemrat/ dëshironin që ata te shqiptoheshin dhe të mbaheshin mend sa më lehtë.Bekimi I kishte të njohura të gjitha këto, por e dinte edhe faktin se , po të vepronte si ata,  vetëvetiu do t’i ndryshohej identiteti  me të cilin ishte shumë i lidhur, për të cilin  e kishte edukuar babi i tij patriot i cili të gjithë fëmijëve të vet ua kishte lënë emrat me kuptime shqiptare dhe simbolike, siç ishin : Shpresë, Bashkim, Fatmir, Arsim,,Bekim , Afërditë  dhe  Lulëjetë..Këta ishin emrat e fëmijëve me të cilët/ saherë do t’i thërriste babai /do te ngazëllehej së tepërmi nga jehona e kuptimit të tyre kombëtar.

 

Në ato vite kur shfaqej filmi ‘’Mbledhësit e puplave ‘’në Paris, aktorin tonë e kishte zbuluar gruaja e regjisorit të njohur amerikan Luj Xhilebert e cila ,nga dëshira për t’ia komunikuar të shoqit lajmin, nuk kishte pritur as të përfundonte filmi.Por për ta angazhuar aktorin ekzistonte një pengesë e madhe ngase Bekimi e kishte të nënshkruar kontratën disavjeçare me kolosin Dino De Laurentisin për të aktruar në Itali, ku e kishte përfunduar serialin’’Odisea’’,por që e pritnin projekte të reja filmore.Megjithçatë, Luj Xhilbert kishte arritur të merrej vesh me italianët për ta’’huazuar’’Bekimin për filmin e tij’’Aventurierët’’..

 

Pas ngjarjeve të viteve 1981/ Në një intervistë të dhënë atëherë për mjetet e informimit jugosllav dhe për të përditshmen tonë’’ Rilindja’’, Bekim Fehmiu i kishte arsyetuar demonstrate studentore duke thënë se të rinjtë shqiptarë e dinin se çfarë kërkonin, për çka regjimi i athershëm sërb iu hakmor me vite të tëra, duke mos ia ofruar pothuajse asnjë rol në film dhe në teatër ,deri në vitin 1987, kur ishte tërhequr përfundimisht në shenjë proteste ndaj propagandës antishqiptare e cila e përgatiste terrenin e rrënimit të Autonomisë së Kosovës .Në këtë kontekst Bekimi nuk brengosej fare që nuk merrte pjesë në filmat e shtetit i cili ia maltretonte ,burgoste dhe ia vriste bashkëatdhetarët e tij , madje duke i kthyer ushtarët tanë të vdekur nëpër arkivole.

 

Në fund po i japim edhe disa mendime të kolegëve të dikurshëm:

 

Aktori kroat Relja Bashiq ,Bekimin e kujtonte si një njeri modest, por të talentuar i cili kishte dhënë shumë për artin filmor dhe teatror.Kam marrë pjesë në karierën e tij fillestare kur punonte me produksionet italiane dhe amerikane dhe gjithëmonë lente përshtypje modeste, prandaj vdekja e tij është një humbje e madhe për të gjithë ne’’, thoshte mëtej  aktori në fjalë.

 

Kritiku filmor i’’Blicit’’Milan Vllajiq kishte thënë : Se Bekim Fehmiu ishte njëri ndër aktorët më të mëdhenj, por ka mbetur i pashfrytëzuar sa duhej, ngase ai mund të jepte shumë më tepër nga vetëvetja dhe ,ashtu si  në film, ai ishte i madh edhe në Teatër, të cilit i  kishte përlqyer  sëtepërmi edhe Monografia fascinuese e Bekim Fehmiut.

 

Mendime të nejta për Bekim Fehmiun shprehte edhe regjisori i ri Goran Markoviq i cili i falenderohej që kishte aktruar në filmin e tij ‘’Edukata speciale’’, duke realizuar një rol antologjik të një edukatori në një institucion korrektues.Në atë kohë Bekimi ishte një yll internacional, kurse unë isha askushi, thoshte i pikëlluar regjisori Markoviq, duke i mbetur përherë i falenderuar aktorit tone, që i kishte ndihmuar atij në karierën e mëtejme.Bekimi aktroi me një force të pashterrshme sikur të aktronte në ndonjë film holivudian, thoshte në vijim Markoviq.

 

Purisha Gjoregjeviq, autor i filmit’’Treshi’’ thoshte ‘’se Bekimi ishte një aktor shumë i bukur dhe i talentuar për këtë botë’’..

 

Jovan Çirilov thoshte: Nga mesi ynë shkoi një aktor dhe një njeri shumë i madh. Ai gjithnjë ishte mbi primitivizmin tonë dhe ishte njëri ndër aktorët më të mëdhenj të gjeneratës së tij. Ishte punëtor i madh , njeri i mençur dhe personalitet shumë i mirë dhe i edukuar , ashtu siç janë njerëzit e familjeve me shumë fëmijë. Ngushëllim për Brankën dhe fëmijët e saj, shprehej në vazhdim Jovan Çirilov.

 

Dhe në fund na ka mbetur edhe mendimi i Bata Zhivojinoviqit, i cili, pas tragjedive të mëdha ,që na kanë ndodhur dy popujve, më në fund shprehet:’’Bekimi ishte personalitet  i madh, karakter stabil dhe aktor i disiplinuar me shumë rezultate pozitive.Nuk i është nënshtruar askujt ndaj edhe ka rënë në depresion. I kemi ofruar role të cilat do t’i përshtateshin, por ai nuk donte të krijonte asnjë kontakt me ne. Të gjithë ata që e kanë njohur nuk kanë mundur të gjejnë asgjë të errët në të, përveç nëse e ka mbajtur thellë  në vetëvete.Këtë e di vetëm familja e tij.T’i kujtojmë’’Mbledhësit e puplave’’, serialin ‘’Odisea’’, karierën e tij të shkëlqyer internacionale, raporet e tij me kolegët e vetë dhe thjeshtë të themi…Ishte aktor shumë i madh, shprehej më tej partneri i tij Bata Zhivojinoviq.

 

Kurse një simpatuzuese i tij serbe thoshte:I dashuri Bekim, na fal që nuk ditëm të depërtonim në murin  e qetësisë sate dhe që neve na ka ngrënë indiferenca. Na fal që nuk të kemi kultivuar si urë natyrale midis dy popujve të armiqësuar dhe të vuajtur. Na fal Bekim për të gjitha ato vuajtje nëpër të cilat kishe kaluar në ato vite të çmendura kur shqiptarëve nëpër shitoret e tyre u theheshin dritaret, vetëm pse ata ishin shqiptarë. Ti të gjitha ato i shikoje dhe sigurisht nuk e kishe lehtë.Na fal që ky popull të kujton vetëm atëherë kur klithja jote arriti deri në qiell. Na vjen keq për të gjithat dhe jam shumë e pikëlluar, bashkë me shumë mendimtarë të tjerë të njejtë të cilët u prononcuan me rastin e vdekjes tënde. Edhe i vdekur po na meson se si do të duhej të çmoheshin vlerat e vërteta të njerëzve dhe artistëve.Falemnderit Bekim dhe , nëse mundesh na fal, ngase nga populli yt, i ke nxjerrë virtytet më të larta njerëzore. Të qoftë i lehtë dheu, miku im Bekim.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora