Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shkrimtarja Këze Kozeta Zylo merr "Çertifikatën e Mirënjohjes" për Bamirësi

| E merkure, 16.06.2010, 09:58 PM |


Shkrimtarja Këze Kozeta Zylo vlerësohet me "Çertifikatën e Mirënjohjes" për bamirësi dhe punën udhëzuese tek studentët e saj në mjediset e një Qendre Shëndetësore, të cilët për shumë kohë punuan vullnetarisht për të ndihmuar njerëz të moshës së vjetër dhe me probleme shëndetësore.

Çertifikata e Mirënjohjes iu dha nga Shkolla e Mesme "Wagner" dhe Qendra e Rehabilitimit "Eger", në ceremoninë e gradimit të nxënësve, të cilët u pajisën me diplomat e shkollës së mesme.

Njëkohësisht në këtë ditë gazeta "Wagner World", e shkollës së Mesme, kishte botuar poezinë e shkrimtares Zylo " Gratitude to America", një vlerësim tjetër që i bëhet poetes shqiptare në mjedise të huaja amerikane.

 

I urojmë suksese të mëtejshme Zonjës Zylo!

ZSH