E enjte, 25.04.2024, 01:56 PM (GMT+1)

Faleminderit

Shuhet Bekim Fehmiu, "Uliksi" shqiptar

E marte, 15.06.2010, 09:58 PM


Nga TV Klan

 

Kinemaja botërore humbi sot "Uliksi"n e saj, aktorin e njohur shqiptar Bekim Fehmiu, i cili u gjet i vdekur në banesën e tij në Beograd. Mediat lokale serbe thonë se Fehmiu mund të ketë vrarë veten, por policia nuk jep detaje për shkaqet e vdekjes. 74-vjeçari i cili festoi ditëlindjen pak ditë më parë, ka qenë një nga personalitetet që ka lënë shumë gjurmë në kinematografinë ballkanike, dhe në atë botërore. Fehmiu lindi në Sarajevë në vitin 1936 nga një familje e njohur gjakovare. Ai u bë i famshëm në vitin 1966 me filmin "Mbledhësit e puplave" dhe më pas pasuroi karrierën me filma si "Aventurieri", "Të kuq dhe të zinjtë", "Odisea" dhe "Përgjithmonë Julia" duke interpretuar në gjuhën shqipe, serbe, maqedonase, turke, rome, spanjolle, angleze, frënge dhe italiane. Por në vitin 1987 Fehmiu braktisi në mënyrë demonstrative shfaqjen "Madame Kolontine" të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, duke i dhënë lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi. I martuar me Branka Petric, ai ishte nga ata njerëz që nuk e braktisi në asnjë moment Beogradin dhe nuk iu tremb të qënurit shqiptar, madje e ishte krenar për të. Shqipërinë e ka vizituar për herë të parë në vitin 1972 dhe më pas në vitin 2001, ku u nderua me Çmimin e Karrierës në spektaklin e TV Klan "Dua më Shumë Shqipërinë". Ai nuk e ka fshehur kurrë mallin që kishte për atdheun e tij dhe dëshirën për të mësuar më mirë shqipen. Në të gjithë hapësirën ballkanike është gati në përmasat e një miti. Ndoshta kjo ka qenë një nga arsyet, që i biri quhet Uliks.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora