E enjte, 28.03.2024, 05:13 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Gazetari Kastriot Myftaraj padit kreun e Komunitetit Musliman dhe Forumit Islamik

E marte, 15.06.2010, 08:57 PM


Myftaraj kërkon arrestimin e Selim Muçës dhe Fisnik Krujës  

 

Debati mediatik mes gazetarit Kastriot Myftaraj dhe fesë islame, veç terrenit mediatik është shtrirë "bindshëm" dhe në dyert e prokurorisë, nga ku të dyja palët kërkojnë hetime dhe arrestime ndaj njëra-tjetrës. Pas kallëzimit penal që Komuniteti Musliman dhe Forumi Islamik bënë ndaj gazetarit Myftaraj, edhe ky i fundit ka ndërmarrë të njëjtin veprim, duke kallëzuar penalisht kreun e KMSH, Selim Muça dhe kreun e Forumit Islamik, Fisnik Kruja. Myftaraj ka ngritur 4 akuza ndaj Muçës dhe Krujës, të cilët sipas tij, do të duhet të përgjigjen para drejtësisë për kryerjen e veprave penale "Provokimi i luftës", "Thirrjet publike për veprime të dhunshme", "Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve", "Thirrja për urrejtje nacionale". Myftaraj kërkon ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të veprimtarive profesionale ose afariste nga Muça dhe Kruja, si dhe arrestimin e menjëhershëm të tyre. Gazetari Kastriot Myftaraj dhe përfaqësuesit e fesë islame në Shqipëri, u përfshinë në këtë "valë" akuzash dhe kallëzimesh penale, pas një disa shkrimeve të Myftarajt në gazetën "SOT", shkrime këto nëpërmjet të cilave ai përcillte mendimet e tij për ardhjen e fesë islame dhe integrimin e saj në Shqipëri. Në këto shkrime, Myftarajt nuk heziton ta shohë fenë islame si një potencial të rrezikshëm për vendin tonë, veçanërisht për integrimin në BE. Por kjo duket se ka acaruar përfaqësuesit më të lartë të kësaj feje, të cilët kanë vendosur ta paditin madje të kërkojnë arrestimin e tij, por dhe sekuestrimin e gazetës "SOT", si e vetmja media e cila ka pranuar të botojë shkrimet e Myftarajt, pavarësisht se ajo ka kryer vetëm detyrën e saj profesionale në një vend demokratik.

KALLËZIM PENAL

Kallëzuesi: Kastriot Myftaraj, i datëlindjes 1966, lindur në Korçë, banues në qytetin e Tiranës

Të kallëzuar:

-Selim Muça, kryetar i Komunitetit Musliman të Shqipërisë

-Fisnik Kruja, kryetar i Forumit Musliman të Shqipërisë, Rruga "Sami Frashëri", Pallati 20i3, Ap 1, Tiranë

Objekti:

Kallëzimi penal konsiston në këto vepra penale:

"Provokimi i luftës", "Thirrjet publike për veprime të dhunshme", "Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve", "Thirrja për urrejtje nacionale".

Gjithashtu i kërkoj Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që të bëhet Marrja e masës së sigurimit personal "Arrest me burg" dhe "Ndalim i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarive të caktuara profesionale ose afariste" ndaj shtetasve Selim Muça dhe Fisnik Kruja.

Baza ligjore:

Nenet 25, 50, 211, 223, 265, 266 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë

Nenet 280, 283 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë

Drejtuar:

Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë

Për dijeni:

Prokurores së Përgjithshme, znj. Ina Rama

Presidentit të Republikës z. Bamir Topi

Kryeministrit, z. Sali Berisha

Kryetares së Kuvendit, znj. Jozefina Topalli

Drejtorit të SHISH, z. Bahri Shaqiri

Ambasadorit të SHBA-ve, z. John Ëithers II

Shefit të Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, z. Helmut Lohan

Shefit të Prezencës së OSCE në Shqipëri, z. Robert Bosch

Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Gazmend Pulaj

Ambasadorit të Italisë në Shqipëri, z. Saba D' Elia

Ambasadorit të Izraelit, akredituar në Shqipëri, z. Robert Cohen

 

Çështja për të cilën bëhet kallzimi

 

Shtetasi Selim Muça është në krye të një organizate që mban emrin "Komuniteti Musliman i Shqipërisë", ndryshe "Bashkësia Islame e Shqipërisë". Organizata vepron në Republikën e Shqipërisë e regjistruar në pajtim me ligjet përkatëse në fuqi, dhe madje ka dhe një marrëveshje të posaçme me shtetin shqiptar. Por Komuniteti Musliman, i drejtuar nga i kallëzuari Selim Muça, në praktikë e ushtron fenë islame sipas modelit fundamentalist islamik, ëehabist. Nga të gjitha minaret e xhamive të Shqipërisë, të cilat janë pronë e Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe që administrohen prej tij, periodikisht gjatë ditës, megafonë të fuqishëm, disa në çdo minare, shpërndajnë fjalë në gjuhën arabe.

Kjo gjë sjell si pasojë që Shqipërisë t' i jepet imazhi i një vendi arab, me të gjitha implikimet e rrezikshme që vijnë nga kjo. Asnjë dispozitë e legjislacionit shqiptar që njeh liritë dhe të drejtat e bashkësive fetare, asnjë dispozitë e marrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe Komunitetit Musliman, nuk i njeh atij të drejtën që ta bëjë këtë gjë. Komuniteti Musliman i Shqipërisë, praktikisht e ka identifikuar fenë islame në Shqipëri me fundamentalizmin islamik, me Ëehabizmin. Nëse Komuniteti Musliman do të ishte vërtet për një Islam të moderuar, atëherë së paku nga megafonët e minareve do të dëgjoheshin fjalë shqip, dhe jo arabisht. Por nga megafonët e minareve vazhdon të dëgjohet arabishtja, madje shumë fuqishëm.

Duke konsideruar faktin se Shqipëria është një vend i vogël, i cili gjendet në një rajon delikat, me stabilitet të brishtë, është e qartë se ky profil i lartë arab që i jepet vendit përbën kërcënim për sigurinë e tij. Prandaj unë kërkoj që ndaj shtetasit Selim Muça të fillojë çështja penale për këto vepra penale.

1) "Provokimi i luftës", e parashikuar nga neni 211 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Ky nen thotë se:

"Kryerja e veprimeve që synojnë të provokojnë luftë apo të venë Republikën e Shqipërisë përpara rrezikut të ndërhyrjes nga fuqi të huaja, dënohet me burgim jo më pak se 15 vjet".

Veprimet e mësipërme të shtetasit Selim Muça, e venë Republikën e Shqipërisë para rrezikut të ndërhyrjes së fuqive të huaja, për shkak se dihet që shtetet e qytetëruara ndërhyjnë në vende me profil fundamentalist islamik, të cilat shndërrohen në baza për terrorizmin. Shtetasi Selim Muça nuk mund të mos jetë i vetëdijshëm për këtë gjë, prandaj mund të thuhet se ai i bën këto veprime me vetëdije dhe me dashje për t' u krijuar situata kriminale e parashikuar nga Neni 211 i Kodit Penal. Në këtë pikë tërheq vëmendjen e Prokurorisë edhe për një praktikë të saj, në rastin e çështjes së tragjedisë së Gërdecit, ku ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes u ngrit akuza për vrasje me dashje. Sipas të njëjtës logjikë penale, unë kërkoj që të shikohen veprimet e shtetasit Selim Muça, nga pikëpamja e nenit 211 të Kodit Penal.

Duke konsideruar faktin se ezani i thirrur në arabisht me megafonë nga minaret e xhamive, është një instrument i fundamentalistëve islamikë, i ëehabistëve, për të bërë agjitacion e mobilizuar njerëzit për kauzën fundamentaliste, unë i kërkoj Prokurorisë që t'shohë thirrjet në arabisht të ezanit nga megafonët e xhamive, si "thirrje publike për veprime të dhunshme", e parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal, i cili thotë: "Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet"

Gjithashtu, me këto veprime i kallëzuari Selim Muça, ka konsumuar edhe një tjetër vepër penale që është "Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve", e parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal, e cila thotë:

"Nxitja e urrejtjes dhe e grindjeve raciale, nacionale ose fetare, si dhe përgatitja, përhapja ose ruajtja me qëllim përhapjeje e shkrimeve me përmbajtje të tillë, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet".

Me veprimet e mësipërme, shtetasi Selim Muça, nxit urrejtje dhe grindje në shoqërinë shqiptare, ku profilizimi i imponuar arab i vendit, është i papranueshëm nga shumica absolute e popullsisë me përjashtim të muslimanëve praktikantë, që përbëjnë një minorancë në vend. Ezani i thirrur në arabisht nga megafonët e xhamive disa herë në ditë, duke qenë një mesazh fundamentalist është praktikisht një mënyrë e nxitjes së urrejtjes fetare.

Për të njëjtat arsye shtetasi Selim Muça ka konsumuar edhe veprën penale të parashikuar nga neni 266 i Kodit Penal dhe që është "Thirrja për urrejtje nacionale", e formuluar kështu nga ligjvënësi: "Vënia në rrezik e paqes publike duke bërë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë, duke i fyer ose shpifur për to, duke kërkuar përdorimin e dhunës, ose të veprimeve arbitrare kundër tyre, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet".

Ezani i thirrur në arabisht nga megafonët e xhamive disa herë në ditë, duke qenë një mesazh fundamentalist është praktikisht një thirrje për urrejtje ndaj gjithë pjesës tjetër të popullsisë, e cila nuk është muslimane praktikante.

Në konsiderim të gjithçka sa thashë më lart, i kërkoj Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, që të marrë të pandehur shtetasin Selim Muça, për veprat penale të mësipërme. Gjithashtu, kërkoj që si masë sigurie të bëhet ndalimi i veprimtarisë së Komunitetit Musliman të Shqipërisë, ose së paku ndalimi i thirrjes së ezanit arabisht nga megafonët e minareve të xhamive.

Të njëjtat vepra penale, në bashkëpunim me të kallëzuarin Selim Muça, i ka kryer edhe shtetasi Fisnik Kruja, kryetar i Forumit Musliman të Shqipërisë, dhe anëtar i forumeve të larta vendimmarrëse të Komunitetit Musliman. Prandaj i kërkoj Prokurorisë që për të njëjtat vepra penale të marrë si të pandehur edhe shtetasin Fisnik Kruja.

Unë do të doja të besoja se shqyrtimi i kallëzimit tim nuk do të influencohet nga ekzistenca evidente në strukturat e Prokurorisë, deri në poste të larta, e njerëzve që nuk mund t' i quaj ndryshe veçse ëehabistë, kur shoh se për ta si muslimanë praktikantë, ka një apel shpirtëror mesazhi fundamentalist arabisht që vjen nga megafonët e minareve të xhamive.

Me respekt

Kastriot Myftaraj

 



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora