E shtune, 20.04.2024, 02:05 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Përse dr. Bahri Beci cështjet kardinale kombëtare dëshiron t'i anashkalojë!?!

E enjte, 29.11.2007, 08:47 PM


Konferencës shkencore të STUDIMEVE FILOLOGJIKE SHQIPTARE, të mbajtur në Prishtinë më 21 e 22.11.2007

PËRSE DR. BAHRI BECI ÇËSHTJET KARDINALE KOMBËTARE DËSHIRON T’I ANASHKALOJË!?!

Nga Mr. sc. Kadri Osmani-Mani

Pas 100 vjetësh, pas 300 vjetësh... do të vijnë shkencëtarët e botës e do t`i studiojnë varrezat e Shqipërisë, ku do të konstatojnë: këtu shqiptarë s`ka pasur!
  (Besa Bajraktari)
 
Kryesuesi i radhës, Dr. Bahri Beci s’ka pasur të drejtë të ma ndërpriste fjalën që në atë Konferencë ta shtroja çështjen e emërvendeve (toponimeve) dhe të emërtimit të foshnjave!!
Prandaj, po reagoj që kjo mënyrë burokratike dhe tendencioze të mos përsëritet më kurrë, aq më pak kur po mbahej e organizuar nga AKADEMIA E SHKENCAVE DHE E ARTEVE E KOSOVËS & AKADEMIA E SHKENCAVE E SHQIPËRISË, dhe të KËSHILLI ORGANIZUES: Besim Bokshi, Enver Hysa, Sabri Hamiti, Mehmet Kraja më 21 – 22 nëntor 2007 në Prishtinë.
Jua zë për të madhe edhe organizatorëve që nuk reaguan!?!
Dhe përse burokracia e rrënjosur titiste-enveriste po vijojnë të më persekutojnë edhe sot e gjithë ditën!?!
Përse dy akademitë kanë rënë në gjumin dimëror sikur arushat e malit,e nuk merren me diskutime e me shqyrtime për pavarësinë e Kosovës!?! 900 vjet pas nesh serbët kanë bërë kryq- më thotë aktori Selman Lokaj- ama dy akademitë heshtin e nuk përgënjeshtrojnë!
Te romani i Pashko Vasës:”Bardha e Temalit” figuron fshati-Bërdicë, dhe aktualisht jam i informuar se poky emërvendi është edhe sot dhe “inteligjencia” rri e bën sehir përgjatë gjithë kësaj periudhe!?!
Emërtimet sllave etj., në Shqipëri askush nuk i rregullon, kështu që sot e kësaj dite kemi: Kamenica, Velipoja, Sllova, Golemi, Çorovoda... Porto-Romano e Porto-Palermo!!!
Që në kohën e trojanëve kishim Porta Dardane, si nuk marrin shembull nga e kaluara jonë e ndritur, por kthehen mbrapa në mënyrë banale antikombëtare!?!
Dhe si Dr. Bahri Beci me kompani, “reaguakan” në vend që të turpërohen për një turp kaq të madh dhe të pafalshëm!?! Dhe në pyetjen time se kush duhet të merret me toponimet?- Bahri Beci përgjigjet pa asnjë fije skrupujsh njerëzie: “Kuvendi”!!
Po o njeri bre! Po Akademia e Shkencave e Shqipërisë, nuk paska ndikim në atë Kuvend, apo qenkan të prerë, të ndarë me thikë detyrat e Kuvendit të veçanta e të Akademisë të veçanta dhe nuk ekzistuaka asnjë marrëdhënie dhe asnjë bashkëpunim, ndikim a koordinim!?!
Përse në Kosovë u rregulluan e në Shqipëri po vijon çoroditka!?! Përderisa në Kosovë emërtimet e foshnjave janë burimore shqiptare me 95%, anasjelltas në Shqipërinë tonë të keqe 95% emërtimet e foshnjave janë të huaja!!! A nuk përbën kjo një budallallëk, një turp dhe një vepër të rëndë antikombëtare?
Apo mos Bahri Beci po më mbante mëri nga një zënkë e vjetër në Tiranë, nga një skandal tjetër i tij kur pati rënë në grackë, apo e lozte rolin e mercenarit!?!
Andaj këtu poshtë po i botoj reagimet  dhe polemikat e atëhershme tungji:

 THEMELIMI I “BORDIT-HASAN PRISHTINA” ËSHTË DESTRUKTIV DHE ANTIKOMBËTAR

-Letër zotit Bahri Beci, drejtor i Institutit Albanologjik në Tiranë-

 Me habi dhe dëshpërim dëgjova lajmin në televizion se na qenkësh formuar “Bordi- Hasan Prishtina” ku, Ju jeni zgjedhur kryetar i grupit: Gani Demiri, Sherif Delvina, Nexhmedin Spahiu, Emin Riza...

I nderuar Bahri Beci: nuk mund të besoj se keni qenë krejtësisht të painformuar për themelimin e “Fondacionit-Hasan Prishtina” dhe përurimit të tij më 3 prill 1996, në sallën e Muzeut Kombëtar në Tiranë. Me atë rast u patën dhënë informacionet përmes Radio-televizionit dhe shtypit të Tiranës, Prishtinës, Lubjanës...Aq më pak mund të besoj se Ju mund të bini në grackën e Nexhmedin Spahiut-sqepverdhë nga Mitrovica, i përjashtuar nga “Fondacioni-Hasan Prishtina” dhe të dilni me një tjetër “Bord” p a r a l e l me “Fondacionin-Hasan Prishtina” tanimë të krijuar nga veprimtarët e simpatizantët e njohur: Adem Istrefi, Myrteza Bajraktari, Hysamedin Feraj, Sabri Maxhuni-Novosella, Bekim Lumi...me motivacionin më të mjerë e më shpifës e qesharak: se ata nuk na qenkan të denjë për një figurë siç është Hasan Prishtina!!!

 Etiketimet moniste po vazhdojnë me tërë egërsinë e vet, duke manipuluar edhe me njerëz të kulturës e të shkencës, si në rastin Tuaj, profesor Bahri Beci. Deri më tani, figura më e keqpërdorur është Qosja: atë do ta shohim në çdo lëpushkë (Qosja apelonte për mosburgosjen e Fatos Nanos, më vonë po të njëjtin tekst lëpushka “Kombi” e “interpretonte” se Qosja po kërkonte edhe lirimin nga burgu të Idajet Beriqit!!!). Mos lejoni edhe Ju të bini viktimë e orekseve rrugaçe-antikombëtare dhe të dilni një p e n g e s t a r kundër figurës më të ndritshme kombëtare, Hasan Prishtina, e të radhiteni në varganin e armiqve të deridjeshëm, të cilët shkruanin fletë-rrufe edhe kundër baballarëve të tyre!!!
Përjetova që në midis të Tiranës njëfarë Sherif Delvina të na quaj t r a d h t a r ë: pse ne kërkojmë pavarësi për Kosovën, kurse ai kërkuaka vetëm autonomi- se mund të hidhërohet Evropa dhe Bota!!!
Që në moshën 12-vjeçare e këtej, nuk më është ndarë dajaku i OZN-as dhe UDB-së serbijane, kurse tash në Shqipërinë time edhe më i padëshirueshëm dhe edhe më i përbuzur,- si ta marrim e si ta kuptojmë!?!
U detyrova të Ju paralajmëroj për një veprimtari antikombëtare, ku u gjetët edhe Ju: kur personat korrigjohen dhe pendohen, Letrat i gris, kurse ata të cilët nuk hanë llaf, më detyrojnë që Letrat e mia t`i botoj edhe në shtyp, por edhe në librat e mi të ardhshëm. Këtu do të radhitën ata të Lobit serbo-grek. Me shpresë se edhe Ju jeni kundër etiketimeve dhe veprimeve destruktive e siluruese,- Ju përshëndes.

Kadri Osmani,
Kutia postare-158
Tiranë

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK
(Nga Fondacioni “Hasan Prishtina)

Këto ditë po endet nëpër Tiranë një person i quajtur Nexhmedin Spahiu, duke joshur njerëz,  siç e quan ai, “bordin” e një Fondacioni me emrin “Hasan Prishtina”.
-Për shkak se për veprimet e tij mashtruese ka projektuar shumë intelektualë dhe figura të shquara publike shqiptare,
-për shkak se veprimtaria e tij është e kundërligjshme dhe,
-për shkak se nga veprimtaria e tij fyhet emri i patriotit të shquar, Hasan Prishtina dhe emri i Fondacionit “Hasan Prishtina”, e shohim të arsyeshme të japim njoftimin e mëposhtëm:
Fondacioni “Hasan Prishtina” është krijuar dhe regjistruar në Gjykatën e rrethit të Tiranës, më 19.1.1996, ku ka depozituar, në përputhje me ligjin, dokumente bazë: deklaratën e themeluesve, programin dhe statutin.
Fondacioni “Hasan Prishtina” ka bërë promovimin e vet publik, dhe të librit të Hasan Prishtinës: “Një shkurtim kujtimesh...”, në praninë e personaliteteve të kulturës dhe pushtetit shqiptar. Promovimi është pasqyruar nga Radio, TVSH dhe shumica e gazetave shqiptare.
Fondacioni “Hasan Prishtina” në përputhje me programin dhe statutin e vet, e ka të krijuar “bordin” e vet, që sipas statutit quhet “Këshilli Drejtues” dhe që është konstituuar më 14.4.1996.
Fondacioni, në përputhje me statutin dhe ligjin, ka krijuar filialet e veta në Zvicër dhe Austri.
Nexhmedin Spahiu, me vendim unanim të Këshillit Drejtues është përjashtuar nga Fondacioni “Hasan Prishtina” për shkak të shkeljeve të rënda të statutit dhe të programit të këtij fondacioni, të sjelljeve të këqija morale,  dhe të veprimeve të tjera që përmbajnë elemente penaliteti.
Nexhmedin Spahiu, mban në mënyrë të kundërligjshme materiale të rëndësishme të Fondacionit “Hasan Prishtina”, ndër të cilat edhe një vulë fals, që nuk përputhet me vulën origjinale, të përshkruar në statutin e depozituar në gjykatë, dhe me të cilën përpiqet t`i bëjë të besueshme veprimet e tij antiligjore.
Njoftojmë Individët, institucionet dhe opinionin publik, se vula origjinale e Fondacionit “Hasan Prishtina” mban në mes shqiponjën dykrenare dhe rreth saj mbishkrimin Fondacioni “Hasan Prishtina”- Tiranë. Sipas statutit, të drejtën e përfaqësimit të fondacionit e ka vetëm kryetari i Fondacionit, që është z. Adem Istrefi, dhe vetëm me autorizim të tij, edhe të tjerët.
Fondacioni “Hasan Prishtina” falënderon të gjithë qytetarët dhe institucionet për mirëkuptimin dhe përkrahjen e ofruar.

Këshilli Drejtues
Kryetari,
Adem Istrefi
 

FONDACIONIT “HASAN PRISHTINA”- IU SHTUA EDHE BORDI “HASAN PRISHTINA”!?!

Letër dyshit:

1. Z. Salih Kelmendi, kryetar i Bashkësisë të Kryeqytetit- Tiranë
2. z. Bujar Bukoshi, Kryeministër i Qeverisë të Kosovës- Diasporë

Të nderuar!

Besoj se jeni të informuar?- po unë po ju informoj nga ana ime: fill pas përurimit të “Fondacionit-Hasan Prishtina”, u formua edhe “Bordi-Hasan Prishtina”. Në përurimin e të parit pati marrë pjesë në solemnitet edhe zoti Sali Kelmendi, kryetar i Bashkësisë të Tiranës. Dhe sapo  e menduam një punë të kryer, dhe filluan me kontributet vullnetare;- na befasoi për të keq formimi i të dytit, kinse me të njëjtat qëllime: të gjendet sheshi e të ndërtohet busti i Tribunit.
Në të parin bënin pjesë: Adem Istrefi, Bekim Lumi...Në këtë të dytin: Nexhmedin Spahiu (simbol i çdo të keqeje kombëtare shqiptare), Gani Demiri, Sherif Delvina, Emin Rizaj, Bahri Beci...
Nexhmedin Spahiu tha: Qeveria e Prishtinës dhe Qeveria e Tiranës nuk e honepsin dot Adem Istrefin;- dhe vetë Bujar Bukoshi e ka bllokuar kontributin e premtuar: derisa nuk shkarkohet Adem Istrefi?
Tanimë isha i ngopur me proçka të Nexhmedinit (gojarisht dhe me shkrime), dhe iu drejtova me një letër zotit Bahri Beci, duke pandehur se është në lajthitje?- dhe me rastin e dorëzimit të letrës në dorë, ai tha se është i mashtruar dhe se do të japë dorëheqje: por sot e kësaj dite s`ka dhënë dorëheqje???
E di se keni edhe telashe tjera, por ju lutëm të më ndjeni për shqetësimin: të gjenden fajtorët dhe të ndëshkohen publikisht.
Nga përvoja e di se çdoku ku dyfishohen shoqatat ose partitë...aty është edhe dora gjakatare e armikut tonë shekullorë: aty fillon rivaliteti, grindjet, përçarjet, zhgënjimet dhe d i s f a t a.
Mos lejoni që të lozet edhe me emrat tuaj: unë këtë çështje do ta trajtoj edhe në shtyp edhe në publicistikën time.
Nuk e di se sa do ta çmoni këtë paralajmërim??- edhepse nuk ju kemi shqetësuar gjatë gjithë asaj kohe, me gruan time të devotshme, Shukrije Bunjaku- Osmani: refugjatë politikë- pa strehë as shtetësi shqiptare!!??

Me nderime.

5.10.1996

Kadri Osmani
(nënshkrimi)
Arapaj, Breg- Kanali
Plazhi i Durrësit
(Kutia postare-158, Tiranë)

(P. S.: Letra me materialet përcjellëse, i janë dërguar me postë z. Salih Kelmendi, në Bashkësi. Por, përgjigje s`ka pasur!?!)

(Botuar te libri i im, Kadri Mani: “SHQIPTARËT JANË ATJE!”,
Shtëpia Botuese “KOHA”, Tiranë-1999, f. 304-307, si dhe
në internet: http://www.shqiperiaetnike.bravehost.com)

Zotni Begzad, ditën e fundit dola në foltore që edhe njëherë t'i potencoja emërtimet e foshnjave dhe emërvendet, Por Bahri Beci më ndërpreu se paskam dalur jashtë temës!?!
Të lutëm për një sqarim nëse vërtet toponimet (fjalën e kisha për fshatin-Bërdicë, të malësisë së Shkodrës) etj., nuk mund të potencohen në: "Konferencën shkencore të studimeve filologjike shqiptare"!?!- për 3 minuta kohë!?!
Në pritje e sipër, të përshëndes.
Kadriu
 
-------

Më thanë se kishit folur, por unë nuk isha atë pasdite sepse isha i zënë me ligjërata.
Standardizimi në fushë të onomastikës është po kaq e rëndësishme në studimet filologjike, sa edhe diskutimet për përbërësit tjerë të filologjisë, prandaj nuk e di pse është kundërshtuar ky diskutim.
Begzadi

---------

Kadri Osmani <kadrimani@hotmail.com> wrote:
Zotni Profesor Emil, pritja që të takoheshim, por Ju nuk erdhët në Konferencën Shkencore të Studimeve Filologjike në Prishtinë?
Zotni Emil, ditën e fundit dola në foltore që edhe njëherë t'i potencoja emërtimet e foshnjave dhe emërvendet, Por Bahri Beci më ndërpreu se paskam dalë jashtë temës!?!
Të lutëm për një sqarim nëse vërtet toponimet (fjalën e kisha për fshatin-Bërdicë, të malësisë së Shkodrës) etj., nuk mund të potencohen në: "Konferencën shkencore të studimeve filologjike shqiptare"!?!- për 3 minuta kohë!?!
Në pritje e sipër, të përshëndes.
Kadriu
 -------

I dashur Kadriu, të kërkoj falje që po i përgjigjem me vonesë letrës sate. Uroj Ditën e Flamurit ta keni festuar më së miri në familje  e me shoqëri.
Më vjen keq për sa ka ndodhur ndërmjet teje dhe z. B. Beci në Konferencë. Ndërprerja e fjalës është një veprim i skajshëm dhe i padëshirueshëm. Nuk e di si ka rrjedhur puna në atë seancë dhe cila ka qenë tema e diskutimit. Ndoshta ju keni qenë vërtet jashtë temës së seancës, por mund të kishit kërkuar leje për të ngritur një problem të onomastikës. Në një konferencë shkencore gjuhësore edhe onomastika ka pa dyshim vendin e saj. Ndoshta nuk ka qenë pikërisht seanca ku mund të diskutohej.
Sa për çështjen e emrave sllavë në toponiminë shqiptare, ju informoj se në vitin 1938 u botua në fletoren zyrtare të asaj kohe një projekt i përgatitur nga një grup studiuesish të asaj kohe për të zëvendësuar emërtimet e huaja me emërtime shqipe. Projekti nuk arriti të vihej në jetë për shkak të pushtimit fashist më 7 prill 1939. Gjithsesi është një çështje që na shqetëson dhe që nuk mund të lihet jashtë vëmendjes.
Përfitoj ngas rasti për një këshillë gjuhësore: mendoj se fjala potencoj përdoret pa nevojë, pra mund të mënjanohet si fjalë e huaj e ardhur nëpërmjet serbishtes; besoj se kuptimin e saj e shpreh mirë fjala shqipe theksoj.
Me urimet më të mira për ju dhe familjen tuaj
Emil Lafe



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora