E enjte, 25.04.2024, 01:24 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Reagim nga Shoqata Sh.V.I.L. e UÇK-së “Kalaja”

E hene, 14.06.2010, 09:34 PM


SHOQATA E VETERANËVE DHE INVALIDËVE TË LUFTËS

SË USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE

“KALAJA”

 

R E A G I M

 

Shoqata Sh.V.I.L. e UÇK-së “KALAJA”, reagon ndaj ndërmarrjes private të energjisë elektrike EVN macedonia për racizmin që po tregon ndaj mos përdorimit të gjuhës shqipe në faturat e rrymës elektrike sipas ligjit për përdorimin e gjuhëve të etnive mbi 20%. Kjo ndërmarrje duhet ti shkruaj faturat e saja edhe në gjuhët e etnive të tjera duke patur parasysh se Maqedonia është një shtet multietnik. Deri më sot, ne kemi pritur që EVN macedonia do t’ju afroj qytetarëve një shërbim të avancuar Evropian si shumë Institucione të tjera që zbatojnë respektimin e ligjit të gjuhëve, duke ju dërguar pagesat në gjuhët e etnive dhe jo vetëm në gjuhën sllavemaqedonase.

Është për të ardhur keq që një ndërmarrje e themeluar në një nga shtetet anëtare e BE-së siç është Austria të tregoj një cinizëm të tillë duke shkelur Konventat e nënshkruar nga ky shtet demokratik.

Sh.V.I.L. e UÇK-së “KALAJA”, duke vërejtur se janë shkelur të drejtat e qytetarëve ju drejtohet drejtuesve të EVN macedonia që të bëjë korrigjimin dhe të reagojnë pozitivisht brenda një afati të shkurtër për të mbërritur faturat e rrymës elektrike në gjuhën shqipe tek paguesit shqiptarë në Maqedonisë. Ndryshe, ne anëtarët e shoqatës “KALAJA”, ish- ushtarë të UÇKosovës dhe të UÇKombëtare do t’ju bëjmë thirrje popullatës shqiptare që të mos paguajnë faturat e rrymës elektrike si pasojë e mos plotësimit të kushteve që parashihen me ligjet Ndërkombëtare dhe Kombëtare në Republikës e FYROM për respektimin e gjuhëve etnike në këtë vend me demokraci të brishtë.

 

Zëdhënësja e shoqatës “KALAJA”

Prof.Teuta Kamberi-Llalla

Mobil. 070-508-400

Tetovë, 14. 06. 2010



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora