E enjte, 22.04.2021, 11:09 AM (GMT+1)

Mendime

Jozefina Topalli: Letër e hapur

E merkure, 28.11.2007, 01:14 AM


Jozefina Topalli
Sot merr udhë Java Ndërkombëtare  kundër Dhunës në Familje.

Parlamenti Shqiptar është angazhuar prej kohësh në një fushatë që unë e konsideroj aksion politik kundër këtij fenomeni që fatkeqësisht vazhdon të vrasë.

Ne do të koordinojmë çdo iniciativë kombëtare që fokusohet në këtë aksion.

Sigurisht, që mua nuk do të më pëlqente që këto fenomene, që vrasin gra dhe fëmijë të pafajshëm të luftohen në ditë, apo javë të caktuara, ja pse në axhendën politike të Parlamentit Shqiptar, lufta ndaj këtij fenomeni është një aksion i përditësuar, jo vetëm me miratimin e projektligjeve që e dënojnë atë, ku veçoj atë "Kundër Dhunës në Familje", por edhe me angazhimin tonë qytetar në ndërgjegjësimin e shoqërisë mbi efektet negative të këtij fenomeni dhe të heshtjes ndaj tij.

Por unë jam gjithashtu e ndërgjegjshme që fushata të përcaktuara në kohë dhe të mirë organizuara ndërkombëtarisht rrisin intensitetin e ndërgjegjësimit të shoqërive në tranzicion dhe të shoqërive më të zhvilluara për t'u fokusuar në këtë luftë.

Siç e kam theksuar edhe më parë, familja është vatra e dashurisë dhe jo e abuzimit me të.

Në të duhet të edukohet dashuria dhe jo të rriten fëmijë me kompleksin e dhunës.

Besoj se ne kemi ende te mirëruajtur vlerën tradicionale të familjes dhe dashurisë në të.

Besoj në fuqinë edukuese dhe në përkushtimin e prindërve shqiptarë, unë besoj në fuqinë edukuese dhe në përkushtimin e mësuesve shqiptarë.

Besoj se shoqëria jonë nuk mund të pranojë integrimin e dhunës në të, sepse ne jemi një shoqëri tradicionalisht vlerësuese ndaj femrës, respektuese ndaj saj.

Ne, parlamentarët shqiptarë, do të përdorin të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të dënuar dhunën në familje, do të mobilizojmë të gjithë organizmat që të punojmë jo vetëm për sensibilizimin e shoqërisë, po edhe për të promovuar ndryshimet e nevojshme ligjore në përputhje me standardet e Këshillit të Europës.

Ndaj ju ftoj të gjithëve të reagojmë ndaj dhunës.

Dhuna vret, nëse ti hesht! Reago dhe ti, thuaj Ndal Dhunës në Familje!

Ju faleminderit!

Jozefina Topalli (Çoba)

Tiranë, me 25 nëntor 2007



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora