E premte, 29.03.2024, 11:47 AM (GMT)

Faleminderit

Arben Llalla: Me rastin e 110 vjetorin e lindjes së atdhetarit Shaip Kamberit

E hene, 14.06.2010, 08:58 PM


Me rastin e 110 vjetorin e lindjes së atdhetarit Shaip Kamberit

 

Nga Arben Llalla

 

Udhëtimi në histori i një fotografie

 

Ishte gushti i vitit 1999, kur në kutinë postare të profesorit Vahit Kamberit do të arrinte një zarf nga larg. Ai zarf letre nuk ishte si çdo zarf tjetër, por brenda tij do të ishte një fotografi e rrallë e ruajtur me kujdes për dhjetëra vite për të dalë në dritë në kohën e duhur. Letra vinte nga z.Mahmut S. që jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Z. Mahmuti i besonte Vahit Kamberit fotografinë e rrallë të ish-Prefektit të Bashkisë së Tetovës Shaip Kamberit i zhdukur në mënyrë misterioze nga pushteti sllavo-komunist. Fotografia shoqërohej me shënimin ku thuhet: ”Të fala nga Mahmut S. Këto janë familja e Shaip Kamberit. Fëmijët e vegjël të mos të dalin në publik”.

Në fotografi lart janë babai i Shaip Kamberit, në mes me veshje ushtarake është vëllai i Shaipit, Ilmiu dhe në krahun e majtë është Shaip Kamberi. Për të plotësuar dëshirën e z.Mahmut S. janë larguar për të mos u botuar pamjet e dy fëmijëve që gjenden në fotografi.

Ende nuk dimë se çfarë viti është bërë kjo fotografi e rrallë historike ku pasqyrohet ish-Prefekti i Bashkisë së Tetovës që është ndër të paktat materiale që u ka shpëtuar zhdukjes nga pushteti sllav i asaj kohe. Por sidoqoftë kemi të bëjmë me një dokument historik që vjen të plotësojë boshllëkun e dokumenteve biografike për atdhetarin e shquar tetovar Shaip Kamberi.

 

Kush është Shaip Kamberi

 

Shaip Kamberi ka lindur në fillim të viteve 1900 në fshatin Gajre që ndodhet në Malësinë e Tetovës. Për të nuk ekzistojnë dokumenta të botuara deri më sot për jetën dhe veprimtarinë e këtij atdhetari tetovar. Strukturat shtetërore të sistemit të ish-Jugosllavisë janë kujdesur që për këtë atdhetar dhe shumë atdhetarë të tjerë shqiptarë të mos ketë dokumenta biografike për veprimtaritë e tyre kombëtare. Por populli shqiptar në trojet e ish-Jugosllavisë ruajti në kujtesën e tij kujtimet për bijtë më të mirë duke i përcjellë goja-gojës deri në ditët tona.

Kështu bashkëfshatari i tij Kasam Shaqir-Vela në librin e tij “Novela dhe Tregime”, sjell fragmente të ditëve të fundit të Prefektit të Bashkisë së Tetovës Shaip Kamberit të treguara nga xhaxhai i tij Nazmi Shaqiri i cili ka qenë roj personal i tij.

Nazmi bre, pun?t nuk na b?jn?. Partizan?t jan? n? Derven, Qazim Lusha bashk? me Agoll?t ?sht? te Shkolla Buq?sore, ato do hyjn? n? Tetov?, ti duhet ta heqish uniform?n dhe t? shkosh n? katund e nes?r mos eja n? pun?, do ta shohim se si do t? jet? situate. U p?rsh?ndet?m si zakonisht duke i sht?rnguar dor?n nj?ri tjetrit, por, k?saj radhe m? ra supit duke hetuar shqet?simin t`im p? at? vet e duke m? th?n? ‘’mos u b?n merak p?r mua Nazmi’’ se nuk m? gjen? gj?, e ty t? thash, nes?r mos eja n? pun?, do t? thirri une sa t? qet?sohet situate.

Të nesërmen u interesova p?r Prefektin, mir?po m? tregoi nj? koleg? pune se e paskan marr? her?t para m?ngjesit p? konsultime. Nga urgjenca q? paska qen? dhe se vet?m disa minuta do ta ndalin, nuk e paska pritur as xhaket?n ta veshe , por paska shkuar vet?m n? k?msh? t? bardh?, e nuk ?sht? kthyer as n? sht?pi e as n? pun? nuk ka shkuar.

M? von? u fol se bashk? me ca shok? t? tjer?, i paskan marr? me preteksin se do t`i nxjerrin n? Prizren e diku  rrug?s i paskan pushkatuar. Asnj?her? m? nuk u zbardh zhdukja e tij. Mbeti enigm? p?r gjith? koh?n. As i gjall? e as i vdekur. Nuk iu gjet? as vori e as eshtrat. Zoti e di se ku e kishin çuar?! Edhe p?rkund?r asaj q? ai besonte se nuk do t`i ndodhte ndonj? e keqe nga “ shok?t”, ai u humbii pa nam e nishan...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora