E hene, 09.12.2019, 08:03 AM (GMT)

Editorial

Ksenofon M. Dilo: ''Katër shkurte'' të përgjakëshme ramizjane

E diele, 13.06.2010, 06:00 PM


Vrasjet në tranzicion

 

“KATER  SHKURTE” TE PERGJAKESHME RAMIZJANE

 

Nga Ksenofon M. Dilo

 

  Nata e zezë sllavo-komuniste e përgjonte  prej kohësh shqiptarin e ndershëm,atë që, brënda urisë për bukën i rrinte uria për “ Liri - Demokraci”-ndaj,vërshimi     i  kriminelëve ,sadisteve  erdhi e kapërceu te Ai në shumë  pika horizontin e kohës… .  Shqipëria duhej të vishej në zi edhe në tranzicion…për ti mësuar  patriotit ,ç’do    të thotë zi e vërtetë !Krimi temperatura politike e vendi…Mënyra më e mirë për të fituar e sunduar :vrasja ! Masakrat pjesë e një genocidi të planifikuar!

   Dëshmi  listat e zeza! Masakra në malin me gropa,vrasje “ me psikollogjinë e kundershtarit ” (si thotë D. A. në parlament) vrasje nëpër shtëpira ,në kufi,”aksidentalisht!!” .. Vrasje brenda e jashtë shtetit në demokratë të vërtetë. Urrejtja përgjakte të  deklasuarin.

   Një ëndërrim real tiranësh.Endërr e diktatorëve më përbindësh që ka njohur bota..Dhe

pse?! Vetëm e vetëm se i trëmben popullit që sunduan. E për këtë projektuan  krimin,së Shqipëria me kërkimin e demokracisë së vërtetë ,do ngjallnte së pari kombin e rrezikuar.

Duan vetëm njeriun që t’u thotë “si urdhëron “të këqijave !   E,për këtë projektuan një popull më të bindur e kokë-ulur.

    Brumi tragji sa erdhi e ndërlikohet në duart e mjeshtrit Ramiz, Odiseut dhelparan të zëmrës, që shfrytëzonte  mjeshtërinë e fshehjes , teknikën   e të gënjyerit,shkathësinë e sajimit të saj ,e praktikën në një vazhdimësi kryeneçe  si rrallë kush(edhe pse komunizmi mori goditje të rëndë në botë   e  llogjika  komuniste vdiq) “gjen e shpik” struktura të reja,që ashtu “novatore” :“lëndon” të persekutuarin ,rekomandon rotacionin ne drejtësi që  prona të mos vejë te i zoti…me pak fjalë e drejta të jetë e burgosur.. dhe drejtesia-azil padrejtësie ! .Kodi demokratik e liroi ..,nuk “gjeti” dot asnjë argument  për të dënuar shefin e krimit,arkitektin e shkatërrimit të  Shqipërisë ,të vazhdimësisë , si duket  stivosesen e shndrohen këto në pasurim të M. L. të ligjit të krimeve makabre, sa dhe sot kriminelë   bredhin të lirë !...Mbi të deklasuarin ra dhimbëshëm pabesia ramizjane..

   Me një  antishqiptarizëm të paparë u vunë në jetë skenarë spastrimi.Dhuna e bandave godet në shtëpira  në orën 6-të e kur dëgjohej mbrëmane “ Zeri i Amerikës”.Krimet i bëri shteti si në Tiranë,Leusë të Përmetit, Sheper –Zagori , Shkodër etj. etj. familje opozitaresh dhe, shteti nuk dënon dorasit e vet.Vrasje ngado e,asnjë  e dhene për krimet-  në tranzicion.Pantera e zezë ,kërkon gjak…dënohet  për kafe… Një luftë civile e pashpallur.Juda çirrej: demokracinë e solla pa gjak(!)(vetëm pa gjak komunistesh) .  Po,..me gjak e kishin marrë pushtetin,me gjak  e mbajtën dhe me gjak do ta dorëzonin.

   Veç, Mukja kullon  akoma gjak…

     Populli e dinte fare mirë për atë që shkruhej e vulosej  në naten e errët komuniste,edhe pse ju shitën “ ëngjej” të bardhë nga kapardina, që ti zgjatnin ditën e zezë..:

”Kujdes ,bir,tani që thonë lufta e klasave u hoq..tani e forcojnë më shumë.Këta këtë kanë bërë dhe bëjnë të kundërtën e asaj që thonë, tërë jetën e tyre”- tha  Nëna atë ditë janari 1991 se,  ujku qimen nderron  zakonin ,nuk harron, po  dhe  dinte   mirë     “ujku ujkun nuk e ha,i kuqi Njerinë  e ha”Këtë ja kish vërtetuar  praktika e jetës aq e hidhur  që kur çirreshin  “do hamë me lugë floriri”…dhe..si e katandisën  50vjet popullin?!. ..  Me të drejtë njerëzit pyesin sa është numuri i të vrareve në tranzicion?Në ç’raport qëndron në kohë dhe hapësirë?

      Dhe,të mos harrojmë sa me e madhe –Zija aq më “vigjilente” qeverria e stabilitetit për të mos dalë në dritë” forcat e errata”-drejtësia të vriste drejtësinë !

  Po gjykimi?

Së pari i detyruar të braktiste truallin ku ndodhte ngjarja makabre plot bujë e gjak,për tu gjykuar  shurdhërisht si gjykim hijesh(si krimi në i Sheper –Zagori etj)e vendimi i tij –Pazar tiranesh! I bën iso krimit – vatani të kthehet tokë e djegur,antiligjit me formulën “shteti nuk merr hak”  dhe,.. nuk i lejon as mbrojtjen  viktimës.Degëve u fshihej rrënja !

 Kriminelët në prokurori,,gjykatë.hetuesi,në parti e shtet Bestytnia zyrtare vrasjet i konsideronte për”para” duke diskredituar Demokracinë që po vinte, duke i dhënë krimit” pashaportë     njerëzore” komuniste  (në parlament deputeti:”në Gjirokastër jetë të qetë!”-deklaronte)  Veç, atyre që mblodhen paratë 50 vjet,nuk u prek as dhe një qime floku.    .      Drejtësia e gjën veten si një fëmijë që ka shkatërruar lojën e tij.Një gjëndje stabël në lëkundje ,njera duartroket tjetra zhgënjen,do me thënë asgjë e sigurtë! Dopingu social d.m.th. hi syve.U përhap psherëtima e habisë:Të persekutuarit,që jane dhe kraharori i demokracisë ,  duan ti lënë si bij të këqij shqiptarë… Duhen kosideruar si objekte që duhen shkaterruar e të humbasin dinjitetin..

  Pra,pas krimit fizik harriti ai psikollogjik,që trondit që në themelet e tij më intime njerinë.   Kësaj përsosmërie,jo që nuk ka asgjë për të shtuar, por  nuk ka dhe asgjë për  ti hequr. Nuk ka nevojë për fjalë: Drejtësia vepron si ai zjarr-fiksi që kërkon të shuajë zjarrin  me benzinë...dhe e tere kjo  përshkundje shpirtërore ngjason me një trazim pafund. Kush  mbron kriminelet-thotë mënçuria e popullit-është më kriminel nga kriminelët.

  C’do devijim nga qëndrimi ndaj krimit të shtyn në  rrjetën e merimanges së kuqe,se  atje ku ka krime dhe korupsion,i zihet fryma DEMOKRACISE, nuk ka  dhe s’mund të ketë Demokraci   !

  Duan  një SHQIPERI të dobet,të rrëzuar në batakun e turpit, të mos ketë fuqi të ngrihet në këmbë me dinjtet shqiptari.

  Le të hulumtojmë në të kaluarën tonë burra të shquar si Mit’hat Frashëri,Isuf Luzi,Jani Dilo,Nexhat Peshkëpija ,Vasil Andoni,Hysni Lepenica etj.që kanë sakrifikuar për Liri e Demokraci .Në këtë fushë do zbulojmë begatinë,durimin dhe pas tij besimin në triumfin e Demokracisë,të atyre që nuk e panë Atdhenë të çliruar që luftuan kundër fashizmit,nazizmit, e komunizmit,mbetën me një brengë të rëndë shpirtërore por, moralisht kishin triumfuar  ndaj  armikut,ndaj pabesisë së tij,ndaj tmerrit  që mbolli në rrugën e nisur dhe sosur në krime. Ata u dhanë me mish e me shpirt pas një idali,pas idealit kombëtar dhe  nuk ju trëmbën vdekjes,sakrifikuan gjithçka për Liri e Demokraci perëndimore.

  Detyra jonë është ti kujtomë me zëmër-ngrohtësi gjithë martirët,heronjtë,personalitetet e kombit,jo se kanë nevojë ATA po ATDHEU ka nevojë për TA,prandaj nuk duhet ti  lejojmë   ata që gjakosën flamurin me gjak vëllai  ,të gryejnë ç’do ditë besimin e njerëzve te DEMOKRACIA .

    Njerëzit kanë humbur shijen e të qeshurit nga 4 shkurtet ramizjane nga ato vrasje tek  e tek e çift e çift qyteteve e fshatrave,ku djalit iu grinë duart në makinen e mishit në sy te Memes tij,gruaja u bë copë,cope..,Mëma me acid shiringe…Krimi tronditi botën shqiptare dhe,   askush s’duhet të heshtë faqe drejtësisë.

 Hesht ai,që tradhëton DEMOKRACINE. Nderohet kush bën gjithçka për SHQIPERINE .    Eshtë obligim  etik,moral politik që persekutoret e kuq ti jepen drejtësisë Ka ardhur koha që,drejtësia ta thote fjalën e saj e jo të heshti si në vrasjen  makabre të burgosurit politik Fore Pocolit me të shoqen etj.  e kriminelët të bredhin të lirë Mos vallë marrëdhëniet ndërkombëtare  janë të tilla që lejojnë të shkelet e drejta e jetës? Ahere si mund të pretendojme Demokraci!  Cudia nuk duhet të vazhdojë…

   Ndryshe nata e zezë sllavo-komuniste përgjon…4 shkurte ramizjanë ofrojnë..



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT