E enjte, 18.04.2024, 10:06 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Këze Kozeta Zylo: Qindra shqiptarë të “Anës së Malit”, në Parkun Roosevelt në New York

E diele, 13.06.2010, 06:57 PM


Qindra shqiptarë të  “Anës së Malit”, në Parkun Roosevelt në New York

 

Nga Këze Kozeta Zylo

 

Në një ditë të bukur me gonxhe Maji, shoqata “Ana e Malit” në New York, vazhdon të mbjellë fidanë me rrënjë Mëmëdheu në kopshtin e blertë të demokracisë në Amerikë. 

Në këngët e bukura shqiptare që përhapeshin si gurgullimë bleroshe në Parkun Roosevelt, ku kryesia e kësaj shoqate kishte organizuar një piknik madhështor, në të cilin morën pjesë me qindra vetë, ripërtërihesha me cicërimën e fëmijëve që fluturonin si zogj të lirë në fushat dhe pemët me degëza të gjelbërta pafund…

Vashat e bukura ulqinake si mjellma, ishin mbledhur rreth vatrës së tyre me një lumturi që prafullonin vështrime zanash, në atë mjedis tejet shqiptar, kuq e zi.

I riu Fatmir Kallaba udhëheqës i ekipit të futbollit, lojë që u organizua me tetë katunde të “Anës së Malit”, po shpërndante bluzat e bardha me stemën simbolike të kësaj krahine aq të njohur. 

Edhe z.Nail Caprici anëtar i kryesisë, një intelektual që po bën emër në fushën e biznesit amerikan, po punonte së bashku me të gjithë anëtarët për ta bërë këtë ditë sa më të bukur dhe sa më mbresëlënëse.

Pjesëmarrësit grupe-grupe sipas familjeve ishin ulur pranë tavolinave dhe gjithëkush mundohej ta shijonte sa më këndshëm këtë ditë të blertë pranverore.

            Papritur fusha mori një pamje mjaft tërheqëse ku si me magnet tërhoqi mjaft tifozë për të parë lojën e parë të futbollit midis ekipit të katundit Krythe dhe Dragisë. 

Sa shumë më tërhoqi kjo lojë, jo vetëm se shikoja me dashamirësi gjithë lojtaret, por sepse në këtë ekip luante dhe z.Amir Suka i cili është drejtor i programit të TV Alba Life.

Ai sikur ta ndjente këtë kënaqësi të stafit të TV, me mjeshtëri dhe elegancë shënoi gol në portën e kundërshtarit, që më vonë pas mbarimit të të gjithë garës, ekipi i tij fitoi kupën midis gjithë katundeve si Braisha, Katërkolla, Kravari, Sukubina, Klezna, Dragina.

Midis shumë shqiptarëve ishin dhe aktivistët e mirënjohur të Komunitetit shqiptar në Amerikë, si zëdhënësi i shoqatës,z.Xhafer Shabani, nënkryetari z.Amir Shaba, avokati z. Sabri Gjoni, i cili ka bërë një emër të mirë në drejtësi, z.Ismet Nika, z.Pelinkovic, profesori i gjuhës angleze, z.Muzafer Nimani, z.Fatmir Sella e shumë e shumë të tjerë që punojnë me përkushtim për të mbajtur gjallë traditat e bukura shqiptare.

Ndërsa z.Naser Cobo kryetar i shoqates “Ana e Malit” pohoi para kamerave të TV Alba Life, se ishte shumë i gëzuar që kishte kaq pjesëmarrje të gjerë, dhe se nga kjo krahinë deri tani numërohen të jenë gati 3500 shqiptarë në zonën e New Yorkut, Connecticut, dhe grumbullimi më i madh është në ishullin e bukur diellor, Staten Island, çka dhe më bën më shumë krenare si banore e këtij qyteti piktoresk.

Janë këta shqiptarë që dinë të punojnë pa u lodhur për të ndërtuar foleza për fëmijët e ardhshëm, me gjurmë pranvere të Ulqinit kaltërosh.

Të gjithë shqiptarët në këtë piknik kaq të organizuar, u larguan me ndjenjën ngazëllyese të kthimit përsëri në aktivitete të tilla që iu vënë kurora drite, bashkëpunimit të tyre.

Të gjithë  patën  një  ndjesi të  vecantë  dashurie, vëllazërimi,  patën ndjesinë e rrezeve pranverore ulqinake!  Sa ndjellamirë!

 

Qershor, 2010

Staten Island, New York



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Këze Kozeta Zylo: Kur krijimtaria letrare bëhet pjesë e halleve e gëzimeve të kombit tënd Këze Kozeta Zylo: Loti bie si një tingull kambane, për poetin Ndoc Gjetja Këze Kozeta Zylo: Të vallëzosh me yjet Këze Kozeta Zylo: Mos e pushkatoni fjalën e lirë! Dialog i Kozeta Zylos me poetin Pirro Loli Këze Kozeta Zylo: Toleranca fetare, dhuratë e çmuar e shqiptarëve Këze Kozeta Zylo: Shfaqje e filmit “Requiem for Kosova” në Manhattan Këze Kozeta Zylo: Kandidati për në Kongresin Amerikan, Dibrani Emin Egriu midis nxënësve të shkollës shqipe në New York Këze Kozeta Zylo: Arroganca e politikanëve Nikoleta Kovaçi: Flet gazetarja e radio “Blue Sky”, autore e “Kaleidoskop i letërsisë Shqiptare”, Vera Pelaj Këze Kozeta Zylo: Intervistë me At Arthur Liolin Këze Kozeta Zylo: Kandidati për në Senatin Amerikan, z. DioGuardi midis miqve shqiptarë në Staten Island, New York Këze Kozeta Zylo: Ali Pashë Tepelena, Bonaparti mysliman... Këze Kozeta Zylo: Qindra gra shqiptare në Staten Island, New York, u mblodhën për të festuar festat e 7-8 Marsit Këze Kozeta Zylo: In memoriam, për profesorin elbasanas, Tomorr Domin Këze Kozeta Zylo: Senatore e Diasporës Këze Kozeta Zylo: Intervistë ekskluzive me Rektoren e Universitetit “Pavarësia” Vlorë, Prof.Dr.Arta Musaraj Këze Kozeta Zylo: Hapja e Shkollës Shqipe në 2-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Staten Island... Këze Kozeta Zylo: Gjaku juaj pikore drite Këze Kozeta Zylo: Dy vjetori i Pavarësisë së Kosovës festohet me madhështi në Bashkinë e New Yorkut

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora