Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Frank Shkreli: Keshtu nderohen herojte

| E diele, 13.06.2010, 06:58 PM |


Keshtu nderohen herojte

 

Nga Frank Shkreli

 

Te djelen qe kaloi, mijera polake e te tjere nga Evropa Lindore moren pjese ne beatifikimin (hapi i pare drejte shenjterimit te mundeshem ne Kishen Katolike) te te perndershmit Jerzy Popieluszko, nje prift katolik dhe aktivist i opozites se dikurshme Solidarnoshq ne Poloni, i cili u torturua dhe u vra brutalisht 25 vjete me pare nga policia sekrete komuniste e Polonise. Perkrahja e tij e guximshme ndaj levizjes Solidarnoshq, perball kercnimeve e shtypjeve, ishte nje frymezim per te gjith popujt liridashes, ane e mbane botes. Ceremonia ne perkujtim te ketij martiri dhe heroi modern kete jave ne Poloni, pikespari simbolizon lidhjen e forte midis patriotizmit te popullit polak dhe Kishes Katolike, por gjithashtu ve ne dukje menyren se si polaket nderojne herojte e tyre, sidomos ata te koheve moderne.

 

Me te perndershmin Jerzy Popieluszko, pjesa dermuese e polakeve jane shume krenare. Ai ishte nje prift jashtzakonisht popullor, i cili fliste haptas dhe pa frike dhe tani mbahet mend dhe perkujtohet si nje nder figurat me historike ne luften kunder komunizmit. Si prift i ri, Don Jerzy u identifikua me sindikaten e punetoreve Solidarnoshq dhe pas imponimit te regjimit ushtarak ne Poloni, ai organizoi mbledhjen e ndihmave per familjet e aktivisteve te internuar te kesaje levizjeje. Si asnje tjeter, ai mbahet mend per ndihmen qe u jepte punetoreve neper fabrika, por edhe per perkrahjen e tij shpirterore dhe morale ndaj tyre. Ne predikimet e tij, -- te cilat terhiqnin masa te medha populli --  ai nuk kishte frike te fliste per lirine dhe te drejtat e njeriut dhe posacerisht theksonte mesimet e Papes polak, Gjon Palit te Dyte, qe si asnje figure tjeter i jepet kredia per rreximin e komunizmit ane a mbane Evropes Lindore. I perndershmi Jerzy Popieluszko ishte nje person qe ndihmoi ne ndryshimin e historise, jo vetem te atdheut te tij por edhe te gjith Evropes, pasi sic u citua njeri nga pjesemarresit ne kete eviniment, renja e Murit te Berlinit u para-pri nga Lech Walesa dhe i perndershmi Popieluszko. Pervec bashkpunimit te tij te ngushte me levizjen Solidarnoshq, ai dallohej gjithashtu per ruajtjen e vlerave me te mira patriotike polake si edhe vlerave morale te tradites polake, qe ne ate kohe jo vetem nuk pranoheshin zyrtarisht, por luftoheshin me qellim per tu zhdukur nga regjimi komunist. Me fjale te tjera, udheheqsit e athereshem komuniste e konsideronin ate si nje rrezik  ndaj regjimit te tyre dhe filluan ta sulmonin duke e perndjekur, duke i demtuar banesen,  dhe me ne fund u arrestua dhe u akuzua se mbante arme dhe propagande anti-komuniste, por pasi asnje nga keto akuza nuk mund te vertetoheshin ai u lirua. Masat e ashpera te regjimit komunist kunder tij nuk e frikesuan aspak qe ai te vazhdonte punen per ato qe besonte se duheshin bere per te miren e kombit te vet.

 

 Si perfundim i perkrahjes se tij per Levizjen Solidarnoshq dhe si pasoje e predikimeve te tij kunder imponimit te nje ideologjie qe s'kishte asgje te perbashket me traditen kombetare e fetare te Polonise, me 19 Tetor, 1984, i perndershmi Popieluszko rrembehet, torturohet dhe vritet nga policia sekrete komuniste e Polonise, sic duket e urdheruar nga Moska. Ne varrimin e tij ate vit, kishin vajtur per t'i thene lamtumiren e fundit me shume se nje gjysem milion njerez dhe varri i tij eshte vizituar deri tani nga me shume se 18-milione veta, per te cilet prifti i Solidarnoshqit ka nje rendesi te posacme, brenda dhe jashte Polonise.

 

Respekti  dhe mirenjohja per kontributin qe ka dhene i perndershmi Popieluszko per lirine e popullit te vet dhe si rrjedhim edhe per lirine e popujve te tjere ne Evropen Lindore, me rastin e 20-vjetorit te vrasjes se priftit perkrahes te Solidarnoshqit, parlamenti polak aprovoi nje mocion per te nderuar kujtimin e tij, duke thene se "ai mbrojti me guxim idealet e te vertetes, te lirise dhe drejtesise.....Vrasja e tij ishte nje nder aktet e fundit te terrorit shteteror, subjekt i te cilit ishin vete qytetaret e tij......"   Pas vrasjes se tij, me 21 Tetor, 1984, Shtetet e Bashkuara leshuan nje deklarate ne te cilen thuhej nder te tjera se  "Gjithe Amerika ndane dhimbjen me popullin polak per vrasjen tragjike te te Perndershmit Jerzy Popieluszko, i cili ishte kampion i vlerave te krishtera  dhe zedhenes i guximshem i kauzes se lirise. Ai ishte shembull i idealeve me te larta te dinjitetit njerzor....".

 

Duke e vrare priftin polak Jerzy Popieluszko, armiqet e tij mendonin se do te vrisnin te verteten qe ai mbronte, por ishte jeta e tij e guximshme qe me ne fund solli zhdukjen e frikes nga diktatura komuniste polake dhe u dha shembull edhe te tjereve ane e mbane Evropes Lindore qe ti benin sfide bishes se kuqe komuniste.  I perndershmi Popieluszko ka hyre tanime jo vetem ne historine e Polonise, por edhe ne ate te Evropes, si luftetar kunder regjimit marksist-leninist, regjim ky i cili me ideologjine e tije ateiste e kishte vendosur veten edhe mbi Perendine, por edhe kunder nje regjimi qe ishte kunder kombit, pasi perkrahte internacionalizmin komunist.

 

Populli polak ka derdhur shume gjak per lirine e vet dhe te tjereve ne lufte kunder nacizmit dhe komunizmit qe donin ta zhduknin nga faqeja e dheut. Ceremonia e kesaj jave ne perkujtim te ketij patrioti polak, eshte nje shprehje e ndjenjajve fetare por ne te njejten kohe eshte gjithashtu edhe shprehje e patriotizmit polak. Ne kete perkujtim merrnin pjese me shume se 100 ipeshkvije dhe udheheqes politike, duke perfshire edhe kryeminsitrin polak, Zotin Donald Tusk. Banka Kombetare e Polonise leshoi ne qarkullim nje monedhe perkujtimore per nder te te perndershmit Popieluszko dhe Posta polake  vuri ne qarkullim nje pulle poste.  Perkujtimi dhe respekti qe polaket vazhdojne t'i kushtojne te Perndershmit Jerzy Popielkuszko pasqyron me se miri vlerat shoqerore dhe morale te Polonise, nga te cilat duhet te mesojne edhe te tjeret ne Evrope.