E marte, 23.04.2024, 09:47 PM (GMT+1)

Mendime

Sali Bollati: Pse duhej vizita e presidentit shqiptar ne Greqi

E marte, 27.11.2007, 09:25 PM


Pse duhej vizita e presidentit shqiptar ne Greqi
 
Nga Sali Bollati
 
Greqia dhe  Shqiperia megjithese jane fqinje qe nga lashtesia nuk kane mbajtur asnjehere  maredhanie te verteta  miqesore.  Greqia  kur luftonte armiqte, qe ne  fakt ishin clirimtaret e vertete te saje, anglo-amerikanet, gjeti mbeshtetjen  dhe perkrahjen e Shqiperise. Tek ne u strehuan, u lane e u ndruan, u mjekuan u  transportuan dhjetra mijera  te  tille per ne vendet ish socialiste te asaj kohe.  Le te mos harrojme  se mbas viteve 70, keta ish komuniste  qe luftuan kunder Greqise demokratike, u lejuan te kthehen ne Greqi, se  bashku me flamurin dhe stemat komuniste qe  valeviten “krenare” sot ne Athinen “europiane”.
 
 Ndersa shqiptareve te  Camerise qe nuk pranuan te luftojne  perkrah komunistave greke, ish rregimi komunist I Tiranes ae atehershme  u dha si shperblim internimin, dhe  regjimi “demokratik” I Greqise se sotme nuk I lejon as te hyjne atje ku kane  pronat mijera vjecare dhe varret e te pareve.. Ne nje kohe qe  grekerit jane  shtruar ne Shqiperi  sic ua do qejfi qe nga  kryesia e Kishes, bankat, bazat ushtarake dhe te  gjithe telefonatat e qeveritareve dhe  shikasve  te Tiranes kalojne te  rregjistruar ne telefonine greke.
 
Cuditem aqe me  shume sot , ne prag te 95 vjetorit te Pavaresise, Presidenti Shqiptar u ftoka  per nje vizite zyrtare ne Athine. Por sic deklaron z. Sabri Good, do ishte shume  kuptimplote ardhja e Presidentit grek ne Tirane qe parvjet nuk denjoi( ndoshta  nga frika) te zbresi nga maqina per te takuar Pesidentin Shqiptar qe po e priste  me sofer te shtruar.
 
.Cudia mbetet  akoma me e madhe qe megjithese ishte ftuar nga homologu I tije grek, del ta  presi zv.ministri financave greke?!, I cili e percjelle te vizitoje muzeun  arkeollogjik??!, dhe te darkoje me biznismenet??!  Kjo ishte ngutesia e kesaj ftese per  vizite ne vendin “mik”ne kete kohe?
 
Problemet qe u  lejuan te bashkebisedoheshin midis “miqesh”, sipas grekut Papulias ishin te  fryteshme: varrezat e grekeve ne Shqiperi (asnje fjale se kush do I paguaje  rivarrimet e shqiptareve te cvarrosur nga grekerit ne Kosine) si edhe te drejtat  e minoritetit grek

 
Cfare mund tu  kerkohet per Kosoven Shqiptare grekeve filloserbe kur ata ende nuk e kane  shqyrtuar marreveshjen e asociim stabilizimit tone  ne BE.. dhe NATO, ne nje kohe kur vende  shume large Shqiperise  si Estonia  dhe Kanadaja e kane miratuar ate! Apo nuk mund te  pranohemi ne NATO, se jemi ende ne  gjendje  lufte sipas  tyre??!
 
BBC sot  komenton:
''Marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve kanë edhe probleme të tjera, të cilat  diplomacia respektive përpiqet t’i paraqesë si dytësore dhe pa ndikim në ecurinë e përgjithshme të tyre. Më shumë  se një vit pas premtimit se do të ishte e para që do të ratifikonte marrëveshjen  e asociim stabilizimit të Shqipërisë me BE-në, Athina ende nuk e ka bërë  këtë.''

Ajo  ankohet se Tirana nuk po i jep përgjigje kërkesës për ndërtimin e tri varrezave  për ushtarët grekë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Disa  prej problemeve janë trashëgim nga e kaluara, si ekzistenca de jure e ligjit të  gjendjes së luftës mes dy vendeve dhe ajo e pronave të popullsisë çame në  Greqi.
Këto  probleme që zyrtarisht nuk ndikojnë në ecurinë e marrëdhënieve, por dhe nuk  preferohet të përmenden në bisedimet dypalëshe.”
 
Problemi i vetem  qe mund te lidhi miqesi te vertete midis dy popujve fqinje eshte Cameria  Shqiptare. Nuk eshte vetem  problemi I pronave, ai eshte I fundit. Ne rradhe te pare qendron njohja e  Genocidit Grek ndaj Shqiptareve te Camerise, njohja e te drejtave te pakices  shqiptare ortodokse qe vazhdon prej mijera vjetesh te banoje ne Camerine  Shqiptare, konforme gjithe legjislacioneve nderkombetare te firmosura edhe nga  te dyja palet, por te respektuar vetem nga pala shqiptare.
 
Vetem ne kete  menyre do te ndertohen urra te verteta bashkepunimi e miqesie midis vendeve tona  fqinje. Shembuj te gjalle ne kete drejtim jane  maredhaniet e Frances me Gjermanine; megjithese nuk mund te krahasohen  Arkitektet e Medhenje te  Eyropes se Bashkuar- De Goll dhe  Adenauer me keta qe tremben nga sofra e shtruar.

Vecse koha dhe  popujt e kerkojne kete Ure, prandaj sa me shpejte qe te ndertohet aq me teper  qetesi do te kete edhe ne Ballkanin Tone.
 
New York, 26 nentor  2007



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora