E enjte, 22.04.2021, 01:04 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Zholi: Metropolet, ushqimi, uji dhe zjarri

E marte, 27.11.2007, 11:17 PM


Nga Albert Zholi

Albert zholi
Pas zjarreve të shumtë anembanë botës pas kësaj vere ankthndjellëse, ku nuk munguan as zjarret brenda kryeqyteteve, në pah kanë dalë shumë probleme. Aktualisht sot në botë ka më shumë se 760 qytete me më shumë se 1 milion banorë. Detyra për të ushqyer siç duhet metroplolet (dhe qytetet e tjera të mëdha) nëpër botë, për mbrojtjen nga zjarri, për furnizimin me ujë, janë disa nga problemet që sa vjen e bëhen më evidente për zgjidhje. Problemi i zjarve merr prioritet për vetë faktin se shpesh bëhen ndërtime pa leje, pa studim, ku rrugët për kalim automjetesh janë inegzistente. Por në shumë kryeqytete problemi më i ngutshëm pas furnizimit me ujë, është ai i furnizimit me ushqime (pasi shumë kryeqytete përbëjnë deri 1/3 e popullsisë së vendit) dhe që kërkon një bashkëpunim të kordinuar midis prodhuesve të ushqimeve, transportuesve, drejtuesve të kompanive dhe morisë së shitësve me pakicë.
Specialistët në fushën e shpërndarjes së ushqimeve, arrijnë deri atje sa thonë që sigurimi i ushqimeve dhe i ujit për zonat urbane, është dhe po bëhet “problemi më i madh i njerëzimit” në shekullin e 21-të. Të sigurosh ushqim dhe ujë për të gjithë do të thotë t’u japësh “mundësi të gjithë njerëzve të kenë gjithmonë ushqim të mjaftueshëm që të bëjnë një jetë të shëndetëshme e me aktivitet”. Ushqimi që gjendet sot në mbarë botën, do të mjaftonte për të plotësuar kërkesat e popullsisë së tokës, po të shpërndahej sipas nevojave. Por realiteti është ndryshe. Gati 1 miliard veta shkojnë në shtrat të uritur çdo natë, ndoshta dhe po kaq nga mungëesa e ujit. Aq më tepër kur shumë prej tyre jetojnë në metropole. Me zgjerimin e qyteteve, fushat përrreth, që dikur shfrytëzoheshin për bujqësi, pak nga pak po zhduken, pasi po përdoren për shtëpi të reja, për industri dhe rrugë. Si pasojë, tani të mbjellat po rriten gjithnjë e më larg qyteteve që ushqehen me to. Zakonisht, në qytete nuk rriten të mbjella për ushqime ose janë të pakta, kurse mishi vjen nga zonat e largëta fshatare. Në shumë vende në zhvillim janë të papërshtatëshme rrugët ku transportohen prodhime nga fermat në qytete. Kjo do të thotë se duhet më tepër kohë për transportin se gjatë rrugës do të prishen shumë ushqime dhe, si përfundim blerësit do t’i marrin me çmime më të larta, ndërkohë që një pjesë e madhe është e varfër. Kjo vonesë transporti ndikon edhe në fikjen e zjarrve. Disa qytete të vendeve në zhvillim, tashmë janë të mëdha e do të bëhen edhe më të mëdha brenda vitit 2015, Bombei (i quajtur ndryshe Mubai), parashikohet të ketë 22,6 milionë banorë. Delhi 20,9 milionë, Meksiko 20,6 milionë dhe San Paolo 20 milionë. Është llogaritur se një qytet me 10 milionë banorë, siç është Manila ose Rio-de Zhanejro, duhet të importojë gati 6.000 tonë ushqime çdo ditë. Kjo nuk është punë e lehtë dhe gjërat nuk po lehtësohen, sidomos në zonat që po zgjerohen me të shpejtë. Për shembull qyteti i Lahorës, në Pakistan, jo vetëm që ka një lindshmëri të latë ( 2,8%), por ka edhe atë që përkufizohet si një përqindje e lartë “alarmuese” migrimi nga zonat fshatare . Në shumë vende në zhvillim, po vihet re që miliona banorë po vërshonë drejt qyteteve tashmë të tejmbushura, në kërkim të kushteve më të mira të jetesës, të një pune, të bollëkut, dhe të shërbimeve të ndryshme (siç po ndodh në Tiranë). Për shkak të migrimit, në të ardhmen e afërt pritet që qyteti i Dakës, në Bangladesh, të shtohet me një milion banorë a më tepër në vit. Tirana brenda 2015 ti kaloj të 1 milion banorët... Sipas atyre parashikimeve aty nga viti 2025, ne Kinë, ku dy të tretat i zë popullsia fshatare do të mbizotërojnë popullsia qytetare. Parashikohet që në të njëjtën kohë në qytetet e Indisë të jetojnë 600 milionë veta. Pra më shumë se gjysma e popullsisë. Shpërngulja e njerëzve drejt qyteteve po ndryshon strukturën e përgjithëshme të popullsisë në mjaft pjesë të Botës. P.sh. në Afrikën Perëndimore, në vitin 1960, vetëm 14,5 % e popullsisë jetonte në zonat urbane. Rreth vitit 1997, popullsia qytetare ishte 40% dhe aty nga viti 2020, mendohet se kjo shifër do të arrijë në 63%. Parashikohet se brenda një dhjetëvjeçari , popullsia urbane në cepin më lindor të Afrikës , të dyfishohet. Gjithashtu në ardhmen e afërt, mendohet se 90% e rritjes së popullsisë në vendet në zhvilim do të jetë në qytete. Kërkohet punë kolosale për të shtuar furnizimin me ujë dhe me ushqime në qytete. Për të ushqyer gjithë këto gojë të uritura. Kjo kërkon përpjekje të organizuara të mijëra fermerëve, ambalazhuesve, kamionistëve, tregtarëve dhe administratorëve, si edhe mijëra automjete. Trafiku po rëndohet. Lëvizshmëria e mejetve fikësve bëhet e pa mundur dhe e pa manovrueshme..Për më tepër në mjaft qytete në vendet në zhvillim, shërbime si transporti dhe struktura si magazinat, tregjet dhe thertoret tashmë po shfrytëzohen përtej kapacitetit që ka shtuar rreziqet nga zjarri. Këto probleme janë më eveidente në Tiranë ku thaujse cdo muaj ja [asur probleme në zjarrin ku egzistojnë tregjet... Këto probleme në metropole do të shtohen për 30 vitet e ardhëshme, kur parashikohet që rritja e popullsisë në mbarë botën të ndodhë pothuajse vetëm në qytete. Pritet pikërisht që ky vit të përcaktojë në mënyrë ekzakte se, më shumë se gjysma e popullsisë së botës është duke jetuar në zonat urbane . Numri i njerëzve që jetojnë në qytete në mbarë botën, parashikohet të rritet çdo vit mesatarisht 1.8%, me këtë ritëm, brenda 38 vjetësh, popullsia në qytet do të dyfishohet. Në vitin 2015, numri i qyteteve me pesë milionë banorë e më shumë, pritet të ritet nga 46 që ishte në vitin 2003, në 61. Është e pafundëme lista e problemeve që duhet të përballojnë qytetet që po zgjerohen me të shpejtë. Organizatat ndërkombëtare, planifikuesit dhe autoritetet po bëjnë ç’të munden për t’i zgjidhur. Ndër strategjitë e tyre janë nxitja e prodhimit fshatar, krijimi i lehtësirave që njerëzit të blejnë këtë prodhim, si edhe ndërtimi i rrugëve të reja, i tregjeve dhe i thertoreve. Ata e kuptojnë nevojën që të nxisin investimet private për ndërtimin e magazinave, të lehtësojnë marrjen e kredive nga bujqit, tregtarët dhe transportuesit e të vënë rregullat e duhura për tregtimin dhe higjenën. Megjithatë analistët thonë se pavarësisht nga përpjekjet e bëra, shumë autoritete vendase nuk i kuptojnë e t’i trajtojnë siç duhet këto çështje. Edhe kur e bëjnë këtë burimet që kanë në dispozicion, janë të pamjaftueshme për t’i zgjidhur problemet. Problemet e stërmëdha që po hasin qytetet sidomos në vendet në zhvillim, kanë çuar në paralajmërime në marrjen e masave urgjente. Sipas Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Politikat e Ushqimit, në Uashington D.C, nëse nuk marrin masa tani, popullsia urbane do të vazhdojë të rritet dhe këto probleme, uria, kequshqyrja dhe varfëria vetëm se do të shtohen bashkë me të. Lidhur me të ardhmen e qyteteve në vendet e varfëra, Zhanis Permani, ish-presidente e Projektit për qytetet gjigande, një rrjet ndërkombëtar organizatash që kanë si qëllim të gjejnë zgjidhje për problemet e qyteteve, ka thënë: “Kurrë më parë nuk ka pasur një situatë të tillë për të ushqyer, strehuar, punësuar dhe transportuar kaq shumë njerëz në zona kaq të populluara, duke pasur kaq shumë kufizime financiare dhe të mjedisit. Qytetet po arrijnë kufijtë e kapacitetit për të mbajtur njerëz.” . Ajo që ndodhi në Britani, në shtator të vitit 2000, tregon se furnizimi me ushqime mund të jetë problem edhe për vendet me ekonomi të qëndrueshme. Protestuesit kundër çmimit të lartë të karburantit, bllokuan daljet e rafinerive të naftës dhe nuk i lejuan kamionët të dilnin. Brenda disa ditësh pikat e karburantit shteruan, makinat e kamionët nuk kishin karburant dhe kjo paralizoi sistemin e shpërndarjes së ushqimeve. Në vendet në zhvillim, ka një varg problemesh, që lidhen me shpërndarjen e ushqimit. Sipas botimit ushqim për qytetet (anglisht), nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), janë një sërë arësyesh, përfshirë edhe thatësirën, krizat ekonomike, trazirat civile dhe luftën, për shkak të cilave ndodh mjaft shpesh që sistemi i shpërndarjes të ushqimeve të jetë pa rendiment ose të bllokohet. Analistët mendojnë se zgjerimi i shpejtë i zonave urbane, do të paraqitë probleme të jashtëzakonëshme për furnizusit dhe shpërndarësit e ushqimeve. Parashikohet se viti 2007, është viti ku më shumë se gjysma e popullsisë së botës do të jetojë në qytet. Sipas FAO-s furnizimi i banorëve të qyteteve me ushqim të sigurtë dhe çmime të përballueshme do ta tendosë kaq shumë zinxhirin e furnizimeve me ujë e të shpërndarjes së ushqimeve, mundësive të pakta të shuarjes së zjarrve, sa do të këputet fare.
Megjithatë, ka arsye të vlefshme për të besuar se problemet e furnizimit dhe të shpërndarjes së ushqimeve, së shpejti do të zgjidhen, thotë Zhanis Permani, pasi problemet tashmë dihen dhe vendet që e kanë ndier krizën po marrin masat e duhura. Por programet strategjike nuk duken në shumë vende...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora