E premte, 19.04.2024, 10:04 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Forumi Islamik kërkon sekuestrimin e gazetës “Sot” dhe arrestimin e Myftarajt

E shtune, 12.06.2010, 06:58 PM


The Guardian dhe Associated Press zbardhin debatin mediatik mbi fenë islame në Shqipëri

 

 Pas Komunitetit Musliman të Shqipërisë, një tjetër instancë e fesë islame i është drejtuar dyerve të Prokurorisë, kundër shkrimeve të gazetarit Kastriot Myftaraj, botuar disa ditë më parë në gazetën “SOT”. Alarmimi i fesë islamike në Shqipëri dhe përfaqësuesve e saj ligjorë ka ardhur pas 2 prej shkrimeve të shumta të Myftarajt, të titulluara

 

“Ylli i kuq i Moskës dhe Guri i zi i Mekës”, si dhe “Një formulë për matjen e shkallës së rrezikut të terrorizmit islamik në Shqipëri dhe Kosovë”, që të dyja të botuara në gazetën “SOT”. Por ajo çka duket se ka qenë më e pasuportueshme për Forumin islamik ka qenë këmbëngulja e Myftarajt për të shprehur hapur mendimin e tij mbi këtë fe, në një seri shkrimesh pranë gazetës “SOT”, në të cilat nuk ka hezituar ti kundërpërgjigjet dhe padisë së mëparshme të Komunitetit Musliman Shqiptar. Artikulli i radhës “Kur lehja e qenit ndaj hënës quhet fe”, është konsideruar nga ky forum si më ekstremisti se çdo ekstrem i menduar ndonjëherë. Sipas Forumit islamik, në përmbajtjen e secilit prej këtyre shkrimeve, nga fillimi deri në fundin e tyre, vërehet qartazi një gjuhë abuzive me lirinë e shprehjes, duke cënuar rëndë rendin kushtetues shqiptar, dinjitetin e njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësinë shoqërore, si dhe bashkëjetesën fetare. Ndaj Forumi islamik, ka ngritur një kallëzim penal ndaj gazetarit Myftaraj nga ku kërkon arrestimin e tij, si dhe ndaj gazetës “SOT”, ndaj së cilës kërkohet pezullim i ushtrimit të aktivitetit. Kallëzimi penal i firmosur nga kreu i këtij forumi, Fisnik Kruja përmban një lumë akuzash ndaj Myftarajt dhe gazetës “SOT”, për të cilët kërkohen këto masa penalizuese ekstreme. Në këtë kallëzim, Forumi islamik pretendon se Myftaraj dhe gazeta sot kanë kryer disa vepra penale si “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive”, “Thirrja për urrejtje nacionale” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. I vetmi nen që nuk është renditur si i shkelur në Kushtetutë nga Myftaraj dhe Gazeta “SOT” të cilin mesa duket Forumi islamik nuk ka mundur ta përfshijë në kallëzimin e tij kundrejt Myftarajt dhe Gazetës “SOT”, mbetet neni 55 i agjitacion e Propagandës.

 

Akuzat e Forumit Musliman

 

Kallëzimi i Forumit islamik është ngritur mbi bazë të shkrimeve të Myftarajt, të cilat të shkëputura nga konteksti real i tyre por të vendosura sipas kontekstit të gjetur nga ky forum, paraqiten si objekt shqyrtimi dhe hetimi nga Prokuroria. Sipas këtij forumi, gazeta “SOT” dhe Myftaraj, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shkruar dhe përhapur disa shkrime të tilla të cilat cënojnë rendin dhe sigurinë publike, duke nxitur urrejtjen apo grindjen raciale, nacionale apo fetare, dhe konkretisht ndaj fesë islame dhe besimtarëve muslimanë. “Nga ana subjektive, krimi i “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”, në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 265 dhe 25 i Kodit Penal, është kryer me faj në formën e dashjes direkte, pavarësisht qëllimit. Nga analizimi i hollësishëm i këtyre artikujve gazetareske, del e provuar tërësisht se shtetasi Kastriot Myftaraj në bashkëpunim me personin juridik Gazeta “SOT”, kanë konsumuar krimin e “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”, në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 265 dhe 25 i Kodit Penal, krim i cili dënohet në maksimum deri në dhjetë vjet burgim”, kërkohet në kallëzimin penal, sipas të cilit Myftaraj në bashkëpunim me personin juridik Gazeta “SOT”, kanë konsumuar përveç krimit të “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”, në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 265 dhe 25 i Kodit Penal, edhe disa vepra të tjera penale konkurruese. Konkretisht bëhet fjalë për veprat penale “Thirrja për urrejtje nacionale” parashikuar nga Neni 266 dhe 25 i Kodit Penal, si dhe “Përhapja e

informatave të rreme që ngjallin panik”, parashikuar nga Nenet 267 dhe 25 të Kodit Penal. Bazuar mbi këto akuza, Forumi islamik kërkon marrjen e masës së sigurimit personal “Arrest me burg” dhe “Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarive të caktuara profesionale ose afariste”, deri në gjykimin përfundimtar të kësaj çështje, ndaj Myftarajt si dhe marrjen e masës së sigurimit të karakterit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, apo “Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarive të caktuara profesionale ose afariste”, ndaj gazetës “SOT”.

 

Komuniteti Musliman paditi Myftarajn për nxitje urrejtjeje

 

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ka bërë një kallëzim penal më dt. 31 Maj 2010 me nr. prot. 3613 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ndaj gazetarit Kastriot Myftaraj, për veprën penale parashikuar nga neni 265, “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”; neni 266, “Thirrja për urrejtje nacionale”, neni 267; “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, mbështetur në bazën ligjore, në Nenin 283 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë, si dhe ne nenin 1/b të Kodit Penal. KMSH i është drejtuar Prokurorisë së Rrethit Tiranë me cilësinë e institucionit më të lartë të përfaqësimit të myslimanëve në Shqipëri, i cili ka qellim fetar e bamirës dhe nëpërmjet besimit islam, të mbrojë dinjitetin, të drejtat dhe interesat e myslimaneve, të rrisë e zhvillojë ndjenjën e dashurisë e të besnikërisë ndaj fesë dhe atdheut, si dhe të ruajë e forcojë dialogun mes Komuniteteve Fetare Tradicionale në vendin tonë. Në kallëzimin penal pretendohet se Myftaraj ka konsumuar veprat penale të mësipërme të parashikuar nga Kodi Penal, nëpërmjet shkrimeve të tij të botuara në gazetën e përditshme “SOT” të datave 27 maj 2010 dhe 28 maj 2010 me titujt: “Ylli i kuq i Moskës dhe Guri i zi i Mekës” dhe “Një formulë për matjen e shkallës së rrezikut të terrorizmit islamik në Shqipëri dhe Kosovë”.

Sipas kallëzimit penal, me anë të këtyre dy artikujve, z. Kastriot Myftaraj ka nxitur urrejtjen dhe grindjen fetare ndërmjet popullsisë shqiptare duke përhapur dhe botuar shkrimet e tij. Gjithashtu me anë të shkrimeve te tij, pretendohet se Myftaraj përhap informata të rreme, me qëllim që të ngjallë një gjendje pasigurie dhe paniku tek njerëzit.

“Z. Kastriot Myftaraj në shkrimet e tij shkon më tej, duke pasur si qëllim vënien në rrezik të paqes publike, si dhe duke bërë thirrje për urrejtje kundër pjesëve të popullsisë që besojnë në fenë myslimane, duke i fyer ose shpifur për to dhe përfaqësuesit e tyre, duke kërkuar përdorimin e dhunës ose të veprimeve arbitrare kundër tyre”, thuhet më tej në kallëzimin penal ndaj Myftarajt, bërë nga Komuniteti Musliman

 

The Guardian: Myslimanët hedhin në gjyq, gazetarin shqiptar

 

Gazetari shqiptar, Kastriot Myftaraj është hedhur në gjyq nga komuniteti mysliman në vend, pasi shkroi dy artikuj kritikë për Islamin në të përditshmen shqiptare "SOT". Ai është akuzuar për nxitje të urrejtjes fetare duke u shprehur se “Islami dëmton koherencën kombëtare shqiptare” dhe se përgjigja më e mirë është që “feja myslimane në Shqipëri të shpallet e jashtëligjshme dhe të mbyllen të gjitha xhamitë”.

Gazetari shqiptar Kastriot Myftaraj është hedhur në gjyq nga organizata udhëheqëse e vendit musliman.

 

Associated Press: Komuniteti Musliman në Shqipëri hedh në gjyq gazetarin

 

Drejtuesit kryesorë që përfaqësojnë shumicën e Komunitetit Mysliman në Shqipëri,  thonë se po hedhin në gjyq gazetarin, i cili sugjeroi se qeveria duhet të ndalojë besimin e tyre. Komuniteti Musliman, në një deklaratë të lëshuar të Martën, tha se Kastriot Myftaraj ka publikuar dy artikuj muajin e fundit, duke nxitur urrejtje fetare me shkrimet e tij të botuara në gazetën e përditshme "SOT". Myftaraj publikoi dy artikuj muajin e shkuar ku thoshte se "islami dëmton koherencën kombëtare shqiptare".  Ai shkroi se përgjigja e më e mirë për vendin është të shpallë të jashtëligjshme fenë myslimane në Shqipëri dhe të mbyllë të gjithë xhamitë. Rreth 2/3 e popullatës prej rreth 3.2 milionë banorësh janë myslimanë. Shqiptarëve nuk u lejohej praktikimi i asnjë lloj feje nën regjimin komunist nga 1967-1990.

 



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora