E enjte, 18.04.2024, 09:30 AM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Këze Kozeta Zylo: Loti bie si një tingull kambane, për poetin Ndoc Gjetja

E enjte, 10.06.2010, 09:59 PM


Loti bie si një tingull kambane, për poetin Ndoc Gjetja

 

            U shua një poet shqiptar, një  poet që  si lexuese e apasionuar e tij, lotoj ngadalë,

 e në  këto pikëza loti noton tingulli i artë  i vargut të  tij. 

Me lotin tim bashkohet Loti i Shqipërisë  dhe bie si një tingull kambane për ikjen larg…larg të poetit zemërbardhë Ndoc Gjetja.

Brenda shtëpisë  së akullt dhe të  errët të Sarkofagut futen vetëtimat e çuditshme, që  çajnë errësirën, pikërisht nga vargjet e poetit lezhjan Ndoc Gjetja.  

Edhe në vdekje ai është  si një  zog magjik, fluturon kudo në  hapësirë , në agim dhe në  muzg, sa dhe Hëna duket sikur verbohet…

Vetë poetët si Ndoc Gjetja nuk mund të jenë si vdekëtarët e zakonshëm, qofshin këta dhe poetë, se dhe midis poetëve ka shumë dallime, vecanërisht brenda shpirtit të  tyre.  Ndryshe është  fjala që  mund të  shkruash dhe mund të  vlerësohesh vetëm prej saj, dhe ndryshe është prushi i shpirtit, që  e shkrin atë  për njerëzit pë  vendin tënd. 

Fjala e ndarë  nga shpirti i qelqtë , është  si nata me ditën. 

Lum ata poetë  që i kanë të dyja këto dhe që  kanë  rrëmbyer mijëra lexues brenda

 folezës së  ngrohtë   poezisë , një  ndër kë ta për mos thënë  i vecantë  është  Ndoc Gjetja.

            Vargjet e tij janë  një kaleoidoskop imazhesh, që  të  përpijnë  të  tërën dhe si me magji seç të  falin diçka hyjnore, atë  hyjnoren që vajzat e kërkojnë kudo, por shume pak e ndjejnë   Ja si i këndon poeti dashurisë :

 

O perëndeshë e gjithëpushtetshme
e universit mashkull-femër!
Bëj c'të duash me veten time
jam instrumenti yt i verbër.

 

Apo në  poezinë  “Lojë  dashurie”,

 

Ti je mbretëresha dhe unë jam mbreti
E ngjit
ëm fronin me anë  të puthjes.
S'pushtuam ask
ënd veç njeri tjetrit
Asnjeri s'e ndjeu shijen e mundjes!

 

Ai është  quajtur ndryshe dhe poeti i dhembjes, i asaj dhimbje gërryese që poeti jo pak herë  e kishte ndjerë  mbi shpinën e tij, përndryshe nuk do të  na kishte lënë  këto perla, që  shkërmoqin para syve tanë mijëra bejte të bejtexhinjve…

Me dorë n e tij ai shkruajti poezinë  “Epitaf për veten”, ja disa vargje:

Kur pa që  ëndrra kalkulohej me kompjuter/ kur pa se idealet rrëzoheshin në  kolltuqe/ kur jepte buzë qeshje dhe merrte skërmitje/ zuri sytë  me dorë dhe vendosi të ikte.

Ai iku i qetë  se e kishte kryer detyrën si Poet NJERI!

Ai iku në  Shtëpinë  e Atit, në  parajsë , atje ku e kanë  vendin poetët njerëz,

si Ndoc Gjetja!

Amen!

 

Keze Kozeta Zylo

8 qershor 2010

Staten Island, New York



(Vota: 31 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Këze Kozeta Zylo: Të vallëzosh me yjet Këze Kozeta Zylo: Mos e pushkatoni fjalën e lirë! Dialog i Kozeta Zylos me poetin Pirro Loli Këze Kozeta Zylo: Toleranca fetare, dhuratë e çmuar e shqiptarëve Këze Kozeta Zylo: Shfaqje e filmit “Requiem for Kosova” në Manhattan Këze Kozeta Zylo: Kandidati për në Kongresin Amerikan, Dibrani Emin Egriu midis nxënësve të shkollës shqipe në New York Këze Kozeta Zylo: Arroganca e politikanëve Nikoleta Kovaçi: Flet gazetarja e radio “Blue Sky”, autore e “Kaleidoskop i letërsisë Shqiptare”, Vera Pelaj Këze Kozeta Zylo: Intervistë me At Arthur Liolin Këze Kozeta Zylo: Kandidati për në Senatin Amerikan, z. DioGuardi midis miqve shqiptarë në Staten Island, New York Këze Kozeta Zylo: Ali Pashë Tepelena, Bonaparti mysliman... Këze Kozeta Zylo: Qindra gra shqiptare në Staten Island, New York, u mblodhën për të festuar festat e 7-8 Marsit Këze Kozeta Zylo: In memoriam, për profesorin elbasanas, Tomorr Domin Këze Kozeta Zylo: Senatore e Diasporës Këze Kozeta Zylo: Intervistë ekskluzive me Rektoren e Universitetit “Pavarësia” Vlorë, Prof.Dr.Arta Musaraj Këze Kozeta Zylo: Hapja e Shkollës Shqipe në 2-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Staten Island... Këze Kozeta Zylo: Gjaku juaj pikore drite Këze Kozeta Zylo: Dy vjetori i Pavarësisë së Kosovës festohet me madhështi në Bashkinë e New Yorkut Këze Kozeta Zylo: Në kështjellën “Adem Jashari” Këze Kozeta Zylo: Marrëzi e ëmbël (Cikël poetik)

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora