E enjte, 25.04.2024, 09:15 AM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Këze Kozeta Zylo: Të vallëzosh me yjet

E merkure, 09.06.2010, 09:58 PM


Të vallëzosh me yjet

 

Nga Këze Kozeta Zylo

 

            Të vallëzosh me yjet është ndër shfaqjet (show) më të njohura në Amerikë dhe në shumë shtete jashtë saj.  Një ftesë e ardhur nga Dukagjini Production, me pronare z.Gjergj Tonaj, dhe z.Tom, në të cilën ishte shkruar se do të këndonin këngëtarët e mirënjohur shqiptarë Shpat Kasapi dhe Poni nga Vlora na tundoi shpirtin, në veçanti bashkëshortit tim për të dëgjuar Ponin, i cili shpesh kur udhëton me makinë vendos këngë të zgjedhura nga repertori i Ponit. 

Ekzaltuese është se këto këngë iu pëlqejnë shumë dhe miqve tanë amerikanë, që iu kemi dhuruar këto CD.

            Në Manhattan në zemër të botës u mblodhën qindra të rinj shqiptarë në klubin “Touch night”. Kjo natë kishe përpirë me zërat e magjishëm të rinjtë shiqptarë që kërcenin me aq elegancë vallet e bukura tradicionale dhe moderne.  

C’bukuri kishin vajzat dhe djelmoshat shqiptarë, veçanërisht kur vallëzonin dhe këndonin nën tingullin më të ëmbël muzikor në botë, tingullin shqiptar.

Nën ritmin e kësaj muzike papritur në skenë ngjitet superstari i vallëzimit botëror shqiptari Toni Dovolani. 

Salla shpërthen në duartrokitje të zjarrta, duke thirrur: Toni, Toni…! 

Ai i përshëndet shqiptarët të cilët ishin elektrizuar nga prezenca e tij dhe i falënderon ata me mirënjohje të pakufishme për votën që i kanë dhënë në Shown: “Dancing with the Stars”, show që realizohet në kanalin më të njohur televiziv në Amerikë, “ABC”.

Toni shqiptari që vallëzon veshur kuq e zi me shqiponjën dykrenore në skenat amerikane, ka rrëmbyer zemrat jo vetëm të shqiptarëve, por dhe të miliona e miliona amerikanëve.

Veshja e tij me shqiponjën e zezë ka bërë kurreshtarë mjaft amerikanë, të cilët vazhdimisht na kanë pyetur se pse shqiponja juaj është me dy kokë?

Me brezin e ri që po edukohet në nivelet më të larta në Perëndim, dhe që po ia ngrenë lart emrin Shqipërisë, ne ndjehemi më shumë krenar dhe më shumë atdhetarë.

Me mjaft emocion u prit dhe këngëtari i mirënjohur Shpat Kasapi i cili ishte një mjeshtër i  interpretimit dhe këngëve nga shumë krahina të Shqipërisë. 

Zëri i tij në këngën me tekst “Hidhe vallen lulja ime, hidhe vallen ti, valle shqiptare…valle kosovare, pushtoi sallën dhe rinia e shoqëronte si me duartrokitje ashtu dhe me vallëzime dorë për dorë së bashku.

Më vonë ai lajmëroi se jemi duke pritur Ponin, prandaj të gjithë le të brohorasim: Poni, Poni, Poni!

            Nën brohorimat e sallës, ngjitet Poni në skenë, një këngëtare lozonjare dhe duke përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit filloi të këndojë këngë të ndryshme nga Jugu, këngë labe, por dhe këngë nga të gjitha trevat e Shqipërisë.

Zëri i ëmbël dhe i ngrohtë i saj vinte si një puthje Shqipërie, me mall ngarkuar në degë shpirti, që preknin qindra zemra emigrantësh.  Refreni i këngës Labëri moj Labëri, s’ka si ty, moj s’ka si ty, kush të thotë moj je e ashpër, je e larë me flori, ishte shumë mbresëlënëse.

Ndërsa Shpati dhe Poni këndonin, ylli i vallëzimit Toni Dovolani herë kërcente në skenë së bashku me bashkëshorten e tij simpatike dhe elegante Trëndelinën, herë bashkohej me sallën dhe kërcente valle popullore, valle ku ai mësoi hapat e para të kërcimit. 

Ishte një mbrëmje veshur me diell dhe hënë, ku frynte flladi i mëmëdheut nga  këngët me të blertat fjalë, larë në vesë dashurie.  Ishte një mbrëmje duke vallëzuar me yjet!

Mbrëmja u filmua nga TV Kultura Shqiptare me producent z.A Belliu dhe TV Alba Life me producent z.Q.Zylo.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Këze Kozeta Zylo: Mos e pushkatoni fjalën e lirë! Dialog i Kozeta Zylos me poetin Pirro Loli Këze Kozeta Zylo: Toleranca fetare, dhuratë e çmuar e shqiptarëve Këze Kozeta Zylo: Shfaqje e filmit “Requiem for Kosova” në Manhattan Këze Kozeta Zylo: Kandidati për në Kongresin Amerikan, Dibrani Emin Egriu midis nxënësve të shkollës shqipe në New York Këze Kozeta Zylo: Arroganca e politikanëve Nikoleta Kovaçi: Flet gazetarja e radio “Blue Sky”, autore e “Kaleidoskop i letërsisë Shqiptare”, Vera Pelaj Këze Kozeta Zylo: Intervistë me At Arthur Liolin Këze Kozeta Zylo: Kandidati për në Senatin Amerikan, z. DioGuardi midis miqve shqiptarë në Staten Island, New York Këze Kozeta Zylo: Ali Pashë Tepelena, Bonaparti mysliman... Këze Kozeta Zylo: Qindra gra shqiptare në Staten Island, New York, u mblodhën për të festuar festat e 7-8 Marsit Këze Kozeta Zylo: In memoriam, për profesorin elbasanas, Tomorr Domin Këze Kozeta Zylo: Senatore e Diasporës Këze Kozeta Zylo: Intervistë ekskluzive me Rektoren e Universitetit “Pavarësia” Vlorë, Prof.Dr.Arta Musaraj Këze Kozeta Zylo: Hapja e Shkollës Shqipe në 2-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Staten Island... Këze Kozeta Zylo: Gjaku juaj pikore drite Këze Kozeta Zylo: Dy vjetori i Pavarësisë së Kosovës festohet me madhështi në Bashkinë e New Yorkut Këze Kozeta Zylo: Në kështjellën “Adem Jashari” Këze Kozeta Zylo: Marrëzi e ëmbël (Cikël poetik) Këze Kozeta Zylo: Një natë e bardhë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora