Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Keka: Sfidat e ndërtimit të shtetit

| E marte, 08.06.2010, 09:59 PM |


Sfidat e ndërtimit të shtetit

 

Nga Gjon KEKA

 

Procesi i ndërtimit të shtetit është një proces i gjatë por jo edhe i pamundur sidomos në ato vende që kanë përqafuar vullnetshëm apo më mirë që kanë lejuar që rrënjët e demokracisë të shtrihen në tërë trupin e shtetit dhe proceset e tij drejt ecjes në rrugët e progresit dhe të modernizimit.Dihet se çdo vend që ka përqafuar demokracinë përballet edhe me sfidën e ndërtimit të shtetit juridik ,demokratik dhe modern,që të përballohen të gjitha këto sfida vendi që pos ka lindur si shtet duhet të fus brenda vetes frymën e demokracisë pastaj t'i jap jetë institucioneve duke i bërë ato funksionale dhe që mëpastaj lehtë t'i përballojn sfidat që ka para vetes në rrugën e forcimit dhe të ndërtimit të gjitha pjesëve brenda trupit politik e shtetëror.Gjithashtu procesi i ndërtimit të shtetit duhet të vihen në funksion dhe të sjell në ejtë praktike dhe reale institucionalizimi e plotë të pushtetit qendror të shtetit duke u nisur nga qeveria ,parlamenti, gjyqësori i pavarur, dhe rendi juridik - policinë, administrata tatimore, strukturat bazë të sigurimeve shoqërore etj.Qëllimi i gjithë këtij procesi është që të arrihet brenda trupi politik dhe shtetëror një funksionalitet dhe qëndrueshmëri i mbështetur gjithnjë në themelet e demokracisë respektivisht vullnetin e përgjithshëm.

Në lidhje me këtë mund të thuhet se Kosova që nga paslufta e fundit e viteve 90' e këndej është dashur të punoj fuqishëm së bashku më bashkësinë ndërkombëtare në forcimin e bazës dhe vënjen e themeleve të palëkundura të shtetit demokratik, ashtu që pas shpalljes së pavarësisë do ta kishte më lehtë të punonte nga baza ndërtesën e plotë të një shteti demokratik juridik dhe funksional.Po ashtu në kuadër të kësaj ajo më lehtë do të mund që në kuadër të këtij procesi ,pra ndërtimit të shtetit të përfshinte edhe integrimin apo mbështjelljen edhe të pjesëve periferike(problemit të mitrovicës dhe pjesëve tjera të paqëndrushem brenda saj) brenda strukturave qendrore të shtetit të mbykqyrur të Kosovës gjithnjë duke u bazuar fuqishëm në kushtetutën dhe rendin juridik.Mirëpo që në fillim pas marrjes së shtetësisë Kosova nuk arriti aspak të forcoj muret e brendëshme të shtetit të saj duke mos i dhënë asnjë hapësirë veprimi pushteteve parale të cilat në fillim ishin informale por që tani ato po insistojnë gjithnjë me mbështetje nga politika e mbrapshtë e beogradit që të shndërrohen në struktura formale. Kjo jo vetëm se po i kushton shtrenjët politikës së shtetit të mbykqyrur të Kosovës por edhe po e dëmton atë në ndërtimin e të gjitha kapaciteteve shtetërore dhe funksionale duke u bazuar në rendin kushtetues dhe demokratik.Shteti i mbykqyrur i Kosovës në përgjithësi është dashur që nga pas lufta e këndej të përqëndrohet në ndërtimin dhe funksionalizimin e plotë të shtetit duke ditur se ky realitet i ri në ballkan ka lindur në një mjedis të paqëndrueshëm dhe për ta kthyer fuqinë dhe qëndrueshmërin ajo do të duhej që në filim si nga baza ashtu edhe pas deklarimit të shtetësisë të punonte pa u ndalur në këto procese e që më pas do ta kishte më lehtë dhe më afër të ecte në rrugët e proceseve të integrimit në familjen europiane.Të gjithë aketrët e rëndësishëm si brenda(politika e brendëshme) ashtu edhe nga jashtë (bashkësia ndërkombëtare) kanë krijuar bindjen se Kosova si shteti i mbykqyrur ende nuk është tërësisht funksional ende ka struktura institucionale të dobëta për ballafaqimin e saj në rrugën e porcesit të ndërtimit të shtetit demokratik e juridik si dhe të proceseve integruese.Vendet e ballkanit pas rrënimit të sistemeve tjera ideologjike autoritare e diktatoriale si dhe më pas ,pas ndryshimeve thelbësore që ndodhën brenda këtij rajoni pas viteve 90' procesi i ndërtimit të shteteve apo edhe i rindërtimit por me një sistem të ri nënkuptonte në vete institutcionalizimin dhe funksionalizimin e plotë të tërë trupit politik,vënjes në praktik të demokracisë dhe shtetit modern,por kjo akoma nuk ka ndodhë në disa vende.Ndërsa problemet që tani ka mbi krah shteti i mbikqyrur i Kosovës është se ende nuk kemi konsolidim ,pastaj kontroll në tërë territorin ,besnikëri institucionale,qëndrushemëri si dhe një lëvizje të duhur të vënjes në jetë të kushtetutës së saj ashtu që të funksionoj ligji dhe rendi në tërë vendin.

Dhe krejt në fund Kosova dhe institucionet e saj e kanë mundësin por nuk e kanë vullnetin që të eleminojnë dukuritë rrënuese brenda shtetit, ashtu që më tej Kosova të reflektoj dinamizmin e saj ,funksionalitetin e brendshëm dhe të i vë në punë kapacitet ekzistuese në procesin e ndërtimit të shtetit juridik ,demokratik dhe europian.

Me fjalë të tjera procesi i ndërtimi të shtetit të mbykqyrur të Kosovës mund të ketë sukses vetëm nëse strukturat shtetërore kanë fuqinë e mjaftueshme ,autoritetin shtetëror e kushtetues për të bërë ndryshime të mëdha dhe për të qartësuar në përpikëri komponentet thelbësore të shtetit ashtu që të mund të flitet më pas për një shtet funksional dhe efikas dhe që aspiron drejt rrugës së integrimit në BE.

Ndërkaq faktorët që faktikisht pengojnë ndërtimin e shtetit të mbykqyrur të Kosovës janë mungesa e sundimit të ligjit,rendit juridik-kushtetues,korrupsioni,krimi i organizuar,klanet brenda institucionale(politike) ,rreziku nga terrorizmi,mjedisi i pasigurtë për shkak të problemeve të brendshme,mungesa e stabilitetit,ndrydhja e demokracisë qytetare,moszhvillimi ekonomik etj etj.Për të dal nga kjo gjendje Kosova duhet të heq qafe të gjitha defektet dhe problemet që ka futur brenda vetes,t'i lërë hapësirë frymës së ndryshimeve qenësore dhe funksionimit apo më mirë të frymëmarrjes shtetëore në procesin e ndërtimit të shtetit dhe atë të integrimeve.Prandaj Kosova duhet të filloj të pastroj terrenin e saj si dhe të i i lë hapësirë ndryshime të brendshme qenësore, të arrij t'i vë në veprim komponentet dhe kapacitetet e saj shtetërore të mirëfillta demokratike,në mënyrë që të filloj siç thotë shkenctari politik Francis Fukuyama në librin e tij "State-Building:Governance and world Order in the  21st Century,CU Press"2004"për shtetet në zhvillim”.demokratizimin,zhvillimin..forcimin e institucionet shtetërore...” dhe kjo sipas tij duhet të jetë detyra kryesore e shteteve në shekkullin XXI.