E enjte, 25.04.2024, 06:12 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Sali Berisha: Komision hetimor për masakrën e Tivarit

E hene, 07.06.2010, 09:57 PM


Nga Top Channel

 

Me nismën e kryeministrit Sali Berisha, grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të angazhohet në ngritjen e një komisioni hetimor për vrasjet masive të mbi 4300 shqiptarëve të Kosovës në mars të 1945-ës, e njohur në histori si “masakra e Tivarit”. (UPDATE)

Kryeministri Berisha e lajmëroi këtë nismë pas replikave në distancë me ish-udhëheqësin komunist Ramiz Alia, duke e akuzuar atë për genocid dhe krime lufte.

 

“Genocidi i Tivarit nuk është një fantazi, ai u ndihmua nga klika barbare e Tiranës. Ramiz Alia ka qenë në atë periudhë komisar i divizioneve që shkuan në Kosovë. Ai do të deklaronte pak ditë më parë që, le t’ia lëmë kosovarëve t’i gjejnë kush i vrau. Por jo, atë nuk mund ta bëjmë, xhelat. Duhet të gjejmë se cfarë roli luajti klika e Enver Hoxhës dhe kriminelëve të tij. Ata duhet të marrin ndëshkim ekzemplar”, ka deklaruar Berisha.

 

Të dhënat historike tregojnë se urdhëri i Titos për mobilizimin në frontin jugosllav të luftës në Kroaci të mijëra shqiptarëve meshkuj të Kosovës, në mars të 1945-ës, u bë për të shuar kryengritjen e paralajmëruar të shqiptarëve të Kosovës kundër partizanëve jugosllavë, për të ndaluar përfshirjen me forcë të Kosovës ne Federatën Jugosllave.

 

Sic thuhet, librat historikë për masakrën e Tivarit, për të bindur shqiptarët e Kosovës të mobilizohen, Tito kërkoi ndihmën e udhëheqjes komuniste shqiptare, e cila dërgoi në Kosovë divizionin e 5-të me komandant Shefqet Pecin dhe komisar politik Ramiz Alinë, që bashkëpunuan për të bindur shqiptarët e Kosovës të mobilizohen dhe të lëvizin drejt Tivarit nëpërmjet territorit shqiptar.

 

“I ka mbetur Tivarit, po ju duhet ta dini se që nga Hani i Hotit dergjen eshtrat e mijëra shqiptarëve që u sakrifikuan për shqiptarët. Nuk mund t’i fshehë duart e krimit sic kërkon t’i fshehë”, është shprehur Berisha.

 

Gjatë regjimit komunist, historia ka heshtur për masakrën e Tivarit, ose kur ka folur, ka deklaruar zyrtarisht si kriminel lufte Shaban Polluzhën, emblemën e qëndresës së shqiptarëve të Kosovës në Drenicë kundër partizanëve jugosllavë, synimi i të cilëve, nen drejtimin e Titos, ishte rianeksimi i Kosovës.

 

Një veprim ky që shkonte kundër marrëveshjes së Bujanit, ku komunistët shqiptarë dhe ata jugosllavë ranë dakort t’u linin shqiptarëve të Kosovës të drejtën për vetëvendosje pas mbarimit të luftës.

 

Video:

http://www.top-channel.tv/video.php?id=15952

 



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora