E enjte, 28.03.2024, 04:30 PM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Semundjet qe kuron bima e Valerias

E marte, 27.11.2007, 06:57 PM


Jonida Tashi - Albania

Dhembjet e stomakut, te kokes apo pagjumesia jane disa probleme qe kurohen zakonisht me ndihmen e medikamenteve, por edhe mjekimi me ane te çajrave me bime mjekesore ka dhene rezultate shume te mira. Terapia me bimen e Valerias ka dhene nje ndihmese te madhe ne qetesimin e sistemit nervor, ne lehtesimin e dhembjeve te stomakut, duke e qetesuar te semurin. Bima e Valerias, e njohur per aromen e saj karakteristike jo fort te kendshme, ka efekte shume te mira edhe per te luftuar pagjumesine. Rrenjet, te cilat ndihmojne ne lehtesimin e semundjeve, jane te pasura me esence, kamfen, pinen, alkaloide, si dhe shume acide, si ai valerianik, alkoole e ketone. Jane pikerisht keto perberes qe i japin bimes aftesine e qetesuesit.

Nervoziteti

Nese ndiheni nervoz dhe keni stres, keshillohet te pini çajin e Valerias dhe rezultatet do te jene te menjehershme, por çaji mund te pihet edhe ne te gjitha format e shfaqjes se nervozizmit. Ne dhembjet e kokes, ne veçanti ato te migrenes, eshte e keshillueshme te pini çajin e perftuar nga rrenjet e Valerias. Çaji rekomandohet te pihet tri here ne dite deri ne 1 muaj. Semundjet nervore shpesh shkaktojne edhe semundje te zemres, siç jane rrahjet e shpeshta te saj dhe rritjen e presionit te gjakut.

Hipertensioni
 
Megjithate, hipertensioni mund te shfaqet edhe nga shkaktare te tjere, siç jane semundjet e veshkave, por e rendesishme eshte menyra e kurimit te tyre. Hipertensioni nganjehere mund te shoqerohet me ngushtimin e eneve te gjakut dhe te shkaktoje dhembje ne zonen e zemres dhe veshtiresi ne frymemarrje. Per qetesimin e dhembjeve duhet pire menjehere çaji i bimes, i embelsuar me mjalte. Keshillohet te pihet tri here ne dite nga nje gote.

Dhembjet e stomakut

Per te ndalur dhembjet e stomakut, qe mund te shfaqen nga ngacmues te ndryshem, mjeket popullore rekomandojne çajin e Valerias si qetesuesin me te efektshem. Edhe ne keto raste keshillohet te pihet çaji i sapopergatitur, pasi eshte me i pasur me veti kuruese. Edhe ne kete rast çaji duhet te pihet tri deri kater jave. Nese pihet per nje kohe me te gjate mund te shkaktoje dhembje koke dhe mund te nxise shtimin e rrahjeve te shpeshta te zemres.

Pagjumesia
 
Ne rastet e pagjumesise, te shkaktuara nga lodhja dhe sforcimet qe ju kane munduar gjate dites, ky çaj do te jape rezultate shume te mira. Keshillohet qe çaji te pihet 15 minuta perpara se te flini. Per pergatitjen e çajit perdoren rrenjet e grimcuara, qe hidhen ne nje gote me uje te nxehte dhe lihen per 15 minuta ne qetesi dhe me pas kullohet e embelsohet me mjalte. Por, me mjaft sukses çaji i Valerias mund te perdoret ne te gjitha format e shfaqjes se nervozitetit. Duke pire çajin mund te largohet stresi dhe lodhja. Per rrjedhoje, lengu i kesaj bime do t’ju sjelle nje gjume te rehatshem.

Kujdes
 
Lengu i Valerias nuk duhet te merret me teper se 1 muaj, pasi mund te shkaktoje dhembje te kokes dhe rrahje te shpejta te zemres. Qe kura me çajin e rrenjeve te Valerias te kete efekt te menjehershem, keshillohet qe ato te jene te fresketa dhe te mblidhen pas lulezimit te bimes, ne shtator. Vetem ne kete rast mund te gjenden me shumice elementet kuruese te saj. Acidi valerianik liron eren specifike te bimes. Bima ka veti qetesuese. Kunder pagjumesise mund te perdoret edhe perzierja e rrenjeve te Valerias me gjethet e barbletes. Te dyja keto bime hidhen ne nje gote me uje te ftohte dhe lihen per 12 ore. Me pas lengu kullohet dhe pihet 15 minuta perpara se te shkoni per te fjetur, duke e embelsuar me mjalte. Rrenjet e bimes duhet te ruhen nga drita dhe lageshtia. Por ato mund te perdoren edhe te perziera me lengje te tjera ose ne forme tinkture, kur perzihen me alkool. Ne veçanti kjo bime rekomandohet te perdoret per kurimin e migrenes. Mjeket keshillojne qe per te qetesuar dhembjet e migrenes te semuret duhet te pine çajin e perftuar nga rrenjet e Valerias. Çaji duhet te pihet tri here ne dite deri ne 1 muaj. Semundjet nervore shpesh shkaktojne edhe semundje te zemres, siç jane rrahjet e shpeshta te saj dhe rritjen e presionit te gjakut. Per te parandaluar keto probleme, qetesoni me pare sistemin nervor me çajin e Valerias.

Lengu i rrenjeve te Kufilmes lehteson dhembjet e kokes

Ndryshimi i temperaturave eshte nje nder shkaqet kryesore ne lindjen e çrregullimeve te organizmit dhe ne qarkullimin e gjakut. Perveç keshillave te rekomanduara nga mjeket per menyren e shmangies se ketyre problemeve, ne ndihme vjen edhe mjekesia popullore me çajrat e pergatitur me bime kuruese. Bima e Kufilmes ose Lulevathit eshte nje prej bimeve me te njohura qe ndihmojne ne qarkullimin sa me te mire te gjakut, si dhe ndihmon ne funksionimin e mire te zemres. Ne rrahjet e shpejta te saj, çaji ka dhene rezultate shume te mira. Mjeket keshillojne pirjen e dy gotave çaji ne dite. Edhe per qetesimin e dhembjeve shume te shpeshta te kokes kjo bime eshte mjaft e mire. Ne kete rast keshillohet pirja e menjehershme e çajit te embelsuar. Kufilma eshte e pasur me lende vepruese, siç jane lendet jargezuese, esenca dhe taninet, alkoloide te ndryshme, si dhe alantoina dhe kalcium te lidhur me komponente organike. Ne saje te ketyre perberesve, çaji i perftuar nga rrenjet e grimcuara dhe te thara te bimes me mjaft sukses perdoret edhe ne semundjet kronike te kyçeve dhe kockave. Per te lehtesuar dhembjet nevojitet nje gote çaj dhe rezultati do te jete i shpejte. Per qetesimin e kolles dhe kur ajo eshte e shoqeruar me sekrecione kufilma eshte mjaft e domosdoshme. Ne saje te elementeve perberes, behet i mundur lengezimi i sekrecioneve dhe largimi i tyre gjate kollitjes. Kjo bime perdoret gjithashtu edhe per te qetesuar dhembjet e ndryshme dhe ndihmon ne riperteritjen e indeve te demtuara dhe sherimin e plageve. Larja e herepashershme e plageve me çajin e pergatitur nga Kufilma, edhe ne rastet kur ato jane te qelbezuara, do te sillte sherim te shpejte te tyre. Por perpara perdorimit te kesaj kure keshillohet konsulta me mjekun. Me sukses mjeket popullore e kane perdorur bimen per berjen e masazheve ne rastet e ndrydhjeve dhe thyerjeve te kockes. Per te pergatitur çajin, nevojiten dy luge kafeje me Kufilme te copetuar, qe hidhen ne nje ene ku shtohet nje gote me uje. Pergatesa lihet te zihet per 5 minuta, me pas lengu kullohet dhe pihet i embelsuar. Ne çajin qe perdoret per mjekimin e plageve keshillohet te hidhet me teper sasi e bimes se grimcuar. Per kurim perdoren rrenjet e thara te saj. Kufilma ose Lulevathi eshte bime barishtore shumevjeçare, e zakonshme ne livadhe e vende te fresketa. Bima arrin deri ne 1 meter lartesi. Gjethet i ka te ashpra, ne forme vezake te zgjatur. Lulet jane ne ngjyre blu, por mund te shfaqen edhe ne ngjyre te verdhe te çelet, te renditura njera pas tjetres gjate degezimeve te bimes. Periudha e lulezimit te Kufilmes eshte muaji maj deri ne korrik.

Soja lufton plakjen

Shkencetaret kane pasur arsye te mendonin se soja mund te ndihmonte grate per te luftuar shenjat e plakjes, siç jane humbja e kujteses, dobesia e kockave dhe shtimi i kolesterines. Mjekja Johana Lampe, prane qendres mjekesore “Fred Hutchison” ne Seatle te shtetit Uashington, thote se studime te herepashershme kishin treguar se perdorimi i sojes mund te ndihmonte per te luftuar keto simptoma te grate ne moshe te re dhe pengon rritjen e nivelit te kolesterines te burrat. Mjekja Lampe, ne bashkepunim dhe me tre institute mjekesore ne Holande, studiuan efektet e sojes te grate midis moshave 60-75 vjeç. Shkencetaret analizuan te dhenat mjekesore te 100 grave per nje vit, duke matur densitetin e kockave te tyre dhe nivelin e kolesterines. 50 prej grave te perfshira ne studim iu dhane çdo dite proteine soje ne forme pluhuri dhe per te bere krahasimin 50 grave te tjera iu dha qumesht pluhur. Mjekja Lampe thote se trajtimi me proteine soje i ketyre grave nuk pati ndonje efekt persa i perket kujteses, densitetit te kockes apo nivelit te kolesterines. Ajo thote se mungesa e ketij efekti mund te lidhet me moshen e pacienteve, pasi dihet se menjehere pas menopauzes kockat e grave dobesohen me ritem shume te shpejte dhe me pas ky ritem ngadalesohet. Ne moshen 60 vjeç mund te jete shume vone qe proteina e sojes te kete ndonje efekt pozitiv ne kete drejtim. Mjekja Lampe shpjegon se nuk ka ndonje te dhene qe te tregoje se perdorimi i sojes eshte i demshem, sepse soja eshte nje burim i plote proteinash. Ne proteinen e sojes gjendet edhe nje element i ngjashem me estrogjenin qe quhet Isoflavones.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora