E enjte, 01.12.2022, 03:31 AM (GMT)

Faleminderit

Cenë Pushkolli/ Lajmërim vdekjeje

E shtune, 05.06.2010, 07:19 PM


E nderuara familje e doktor Iniz Ajetit, të nderuar familjar të doktorit, të nderuar miqë dhe të afërm të doktorit të nderuar bashkëkombas të doktorit në tetovë dhe në gjithë trojet shqiptare, me rastin e vdekjes së doktorit( edhe pse nuk e kam njohur personalisht, por ja që lexova këtë inmemoriam, thellë u trondita) të sipërpërmendurëve u shprehi ngushllime të përzemërta dhe lusim Zotin e Madhërishëm që doktorin ta rradhisë në mesin e (alimëve) shkenctarëve dhe si të tillë ta shpërblej me xhennet.

Me nderime Cenë Pushkolli

03 Qershor 2010 

Në orët e mbrëmjes të datës 02. 06. 2010 në hyrje të Tiranës pas një aksidenti tragjik ndëroi jetë kryetari i Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare, Doktoranti dhe Magjistri i Shkencave Stomatologjike Dr. Iniz Ajeti.

Dr. Iniz Ajeti lindi më 03.06. 1963 në Gajre të Tetovës. Shkollën fillore dhe ate të mesme i kreu në Tetovë , ndërsa studimet universitare ne Prishtinë ku në vitin 1990 diplomoi në fakultetin e Mjekësisë, Dega e Stomatologjisë pranë këtij Universiteti.
Në vitin 1991 filloi me punë profesionale në Ordinancën e tij private "Alba dent" në Tetovë, ndërsa në vitin 2008 themeloi poloklinikën specialistike për Kirurgji Maksilofacijale dhe për Ortodonci "Alba Ortodent" me seli në Tetovë, duke u bërë sinonim i stomatologut të ndershëm dhe profesionistit të suksesshëm.
Në vitin 2004 në Universitetin e Shkupit kreu specializimin nga Kirurgjia Maksilofaciale, ndërsa në vitin 2005 në po të njëjtin Universitet Magjistroi duke u bërë kështu Magjistri i parë Shqiptar në Maqedoni për Kirurgji Maksilofaciale.
Në vitin 2007 u pranua në Universitetin e Tiranës për studime postdiplomike Doktoraturë, ndërsa viti 2010 ishte viti i mbrojtjes të Disertacionit të Doktoraturës në po këtë Universitet. Mirëpo, ndarja e papritur nga jeta i pamundësoi plotësimin e dëshirës dhe përmbushjen e idealit për përsosjen e tij profesionale dhe shkencore në tri qendrat arsimoro-shkencore dhe edukative të trojeve Shqiptare, Prishtinë, Shkup dhe Tiranë.

Krahas përsosjes profesionale dhe shkencore Dr. Iniz Ajeti dha një kontribut shum të çmueshëm dhe të pa shlyeshëm për breza me rradhë në organizimin e aktiviteteve profesionale dhe shkencore në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë. Karakteri i tij prej krijuesi të vlerave pozitive profesionale dhe punëtori të palodhshëm erdhi në shprehje gjat iniciativave te marrura për themelimin e Shoqatës Stomatologjike Apolonia dhe Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare, subjekte të cilët e mbajtën gjallë Stomatologjinë Shqiptare këtu në Maqedoni, ku Dr. Iniz Ajeti ishte ndër themeluesit dhe aktivist i palodhshëm dhe në kontinuitet i kyçur në këta subjekte. Poashtu Dr. Iniz Ajeti ishte njëra ndër shtyllat kryesore të aktivitetit të Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare dhe në kuadër të Dhomës së Stomatologëve të Maqedonisë.
Në kuadër të këtyre subjekteve Dr. Iniz Ajeti pati detyra dhe pozicione kyçe dhe me rëndësi si:
Nga viti 1997 gjer më vitin 2005, në dy mandate ishte nënkryetar i Shoqatës të Stomatologëve Apolonia, ndërsa nga viti 2005 e gjer në momentin e ndarjes nga jeta ishte kryetar i Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare. Nga viti 2006 gjer në vitin 2010 ishte nënkryetar i Dhomës së Stomatologëve të Maqedonisë, si dhe ishte në një sërë postesh udhëheqëse të aktiviteteve profesionale dhe shkencore si Kongresit të parë Ndërkombëtarë Mbarëshqiptarë, Kongresit Ndërgombëtarë "Stomatologjia sot"dhe Revistës Stomatologjike Apolonia.
Me vdekjen e paprtitur dhe të hershme të Dr. Iniz Ajetit, Stomatologjia dhe Kirurgjia Maksilofacijale në përgjithsi, si dhe Stomatologjia dhe Kirurgjia Maksilofacijale Shqiptare në veçanti humbën kuadrin dhe ekspertin e palodhshëm profesional dhe shkencor, Shoqëria Stomatologjike Shqiptare humbi kryetarin e vet dhe njërin nga themeluesit e sajë, njërën nga shtyllat kryesore dhe njërin nga aktivistët më të devotshëm të saj; Të punësuarit pranë institucioneve shëndetsore "Alba dent dhe "Alba Orto dent" humbën drejtorin e tyre, shoqëria e gjerë humbi qytetarin dhe mjekun Stomatolog të respektuar i cili me karakterin dhe sjelljen e tij çdo kund rezatoi energji pozitive, mirësi, sinqeritet, optimizëm dhe dashuri njerzore. Ndërsa, familjarët humbën vlerën më sublime, më të shtrenjtë dhë të shenjtë të tyre: babain, bashkëshortin, vëllaun, kushëririn dhe mikun e tyre.

Tetovë Shoqëria Stomatologjike Shqiptare
03.06. 2010 Kryesia

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora