E enjte, 28.03.2024, 11:29 AM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Këze Kozeta Zylo: Mos e pushkatoni fjalën e lirë!

E shtune, 05.06.2010, 08:57 PM


Nga Këze Kozeta Zylo

 

Në qershor të vitit 2005 ndërroi jetë në spitalet e Milanos, gazetari i mirënjohur i gazetës "Bota Sot" djaloshi shqiptar prej Kosove, në  moshën 26-vjecare, i ndjeri Bardhyl Ajeti. Ai u qëllua me plumba në  kokë në Kosovë,  nga djalli me fytyrë njeriu, i cili donte të pushkatonte fjalën, e lirë …

 kujtim të  tij shkruajta këtë  poezi dhe për tërë  gazetarët e vrarë, nga pabesia…!

I paharruar qoftë kujtimi dhe u preftë në paqe shpirti i tij, se këtu, mbi këtë tokë, gjeti plumbin e pabesë.

Poezia është  botuar në  gazetën “Illyria” dhe “Bota sot”, në  vitin 2005

 

Mos e pushkatoni fjalën e lirë! 

 

M’u zmadhua bebja e syrit,

Nga zgavra e dhimbjes për të vrarët,

Nga plumbat, që vrasin gazetarin,

Të strukur shpellave, nga djajt...

 

M’u coptua zemra e ngratë,

Nga pushkatimi i fjalës së lirë,

Si garnitura të zeza endeni në natë,

Vratë Bardhylin, emër mbreti ILIR.

 

M’u mpiks gjaku ndër vena,

Nga errësira lakuriqe e botës së çmendur,

Që vrau gjakun e vëllait tim Kosovar,

Bardhylin trim, si shqiponjë gdhendur.

 

Më ngriu fjala e lirë në buzë,

Se Ajzbergun e Lirise, akoma se kemi shkrirë,

Mjegullueshëm rikthehen, vrasjet,

Nga egërsirat e pyllit, që enden si vampir.

 

Ti njeri paemër, dil lufto me mua,

Me poetin, me Bardhylin fjalë lirë,

Përdor penën, jo vetminë e plumbit kob,

Qe si zhgaba suleni, kocka njerëzish duke lëpirë.

 

Oh c’më shfaqet, fytyra tënde ëngjëllore,

Me qepalla të mbyllura, ku ka ngrirë nje pikëz lot,

O Bardhyl Ajeti trim, gazetar i “Botës Sot”.

 

Fjala tënde e lirë, do të spërkat Shqipërinë,

Në kthesat e çuditshme makbethiane,

E unë si një somnambul i çmendur,

Do eci me pishtarin ndezur,

Për të ndriçuar në mundsha,

Endrrën tënde, për një komb të lirë...

 

Botuar në librin “Pranverë Pa Mimoza”, 2005

 

Manhattan,

Qershor 2005



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Dialog i Kozeta Zylos me poetin Pirro Loli Këze Kozeta Zylo: Toleranca fetare, dhuratë e çmuar e shqiptarëve Këze Kozeta Zylo: Shfaqje e filmit “Requiem for Kosova” në Manhattan Këze Kozeta Zylo: Kandidati për në Kongresin Amerikan, Dibrani Emin Egriu midis nxënësve të shkollës shqipe në New York Këze Kozeta Zylo: Arroganca e politikanëve Nikoleta Kovaçi: Flet gazetarja e radio “Blue Sky”, autore e “Kaleidoskop i letërsisë Shqiptare”, Vera Pelaj Këze Kozeta Zylo: Intervistë me At Arthur Liolin Këze Kozeta Zylo: Kandidati për në Senatin Amerikan, z. DioGuardi midis miqve shqiptarë në Staten Island, New York Këze Kozeta Zylo: Ali Pashë Tepelena, Bonaparti mysliman... Këze Kozeta Zylo: Qindra gra shqiptare në Staten Island, New York, u mblodhën për të festuar festat e 7-8 Marsit Këze Kozeta Zylo: In memoriam, për profesorin elbasanas, Tomorr Domin Këze Kozeta Zylo: Senatore e Diasporës Këze Kozeta Zylo: Intervistë ekskluzive me Rektoren e Universitetit “Pavarësia” Vlorë, Prof.Dr.Arta Musaraj Këze Kozeta Zylo: Hapja e Shkollës Shqipe në 2-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në Staten Island... Këze Kozeta Zylo: Gjaku juaj pikore drite Këze Kozeta Zylo: Dy vjetori i Pavarësisë së Kosovës festohet me madhështi në Bashkinë e New Yorkut Këze Kozeta Zylo: Në kështjellën “Adem Jashari” Këze Kozeta Zylo: Marrëzi e ëmbël (Cikël poetik) Këze Kozeta Zylo: Një natë e bardhë Këze Kozeta Zylo: Një urim në Ditëlindjen e Kadaresë

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora