E premte, 29.03.2024, 01:57 AM (GMT)

Kulturë

Syri magjik, Çmimi i dhjetë

E hene, 26.11.2007, 06:33 PM


Çmimi i dhjetë për filmin e fundit të regjisorit Kujtim Çashku, “Syri magjik”. Kësaj here çmimi më i fundit vjen nga Shkupi, ku në Festivalin Ndërkombëtar “CINEDAYS European Film Festival 2007”, aktorja kryesore e filmit Arta Dobroshi u nderua si aktorja më e mirë e festivalit. Sipas burimeve nga vetë regjisori Çashku, meqënëse znj. Dobroshi është në xhirim në Bruksel, ku luan rolin kryesor në filmin “Le silence de Lorna”, një film i vëllezërve Dardenne (dy herë fitues të “Palmës së Artë”), çmimi u tërhoq, gjatë ceremonisë përmbyllëse që u mbajt dje në kinemanë FROSINA në Shkup, nga partneri i saj dhe aktori tjeter i “Syrit Magjik” z. Alban Ukaj.
Filmi me metrazh të gjatë “Syri Magjik”, një koproduksion Shqiptaro-Gjerman, rrëmbeu çmimin e tij të dhjetë në kompeticione të festivaleve ndërkombëtare, pas çmimeve të fituara në “Cairo International Film Festival” në 2005 (FIPRESCI Prize - Kujtim Çashku, Silver Pyramid - Magic Eye - Kujtim Çashku, Best Script - Vath Korreshi &
Kujtim Çashku, Best Actor - Bujar Lako)ë “Mostra de Valencia” në 2006 (Bronze Palm - Magic Eye - Kujtim Çashku, Best Cinematography - Spartak Papadhimitri & Hajo Schomerus & Sashko Frey, Best Soundtrack - Dürbeck & Dohmen)ë “Trieste International Film Festival” në 2007 (CEI Central European Initiative Award - Kujtim Çashku, Best Film Audience Award - Magic Eye – Kujtim Çashku).
Në Dhjetor, Syri Magjik do të shfaqet në Fiera de Levante në Bari, Itali.

Zyra e Shtypit ORAFILM.

Ky film konkuroi edhe në Festivalin e 12 të Filmit Shqiptar. Filmi është një dëshmi nga koha e keqe, kur edhe media u bë pjesë e krimit në vitin e mbrapshtë 1997. Skenari është shkruar nga i mirënjohur Vath Koreshi. Kujtojmë se regjisori Kujtim Çashku ka fituar shumë çmime kombëtare e ndërkombëtare dhe filmi i tij më i suksesshëm është “Kolonel Bunker” (1996). Çashku ka fituar katër festivale kombëtare nga 12 që janë zhvilluar: 1981 “Ballë për ballë”, 1985 “Dora e ngrohtë”, 1991 “Balada e Kurbinit”, 2000 “Kolonel Bunker”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora