Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Qarri: Gjeniu i vogël Shkodran!

| E enjte, 03.06.2010, 09:11 PM |


Gjeniu i vogël Shkodran!

 

Nga Gani Qarri

 

Me dëshirën e madhe të një Prindi i cili duke qenë edhe vet boksiere, ai fliste edhe me bindje nga përvoja e tijë personale dhe krenari atërore Shqiptare, për fëmiun e tij 6 vjeqar, Gjeniun e vogël të boksit,Brendon pllumaj  nga Shkodra.

 

Gjeni ky i dashuruar në sportin e boksit, që nga mosha 3 vjeqare, kur edhe kishte nisur nën kujdesin e të atit të ushtronte,për të arritur kështu, që edhe pse ishte vetëm në moshën 5 vjeqare të fitonte çmimin; Gjeniu i vogël, në boks !

 

Ky voglush nga Shqipëria që nga ditët e para të përgaditjeve kishte  treguar talent të pa njohur deri më atëherë për moshën e tijë fëmijërore në sportin e vështirë të boksit.

Brendon Pllumaj,kishte lindur në Michigan të Amerikës.Ai tani është vetëm 6 vjeç dhe jetonte me familjen që kishte migruar dikur nga Shkodra në Michigan .

 

Prindërit shqiptar, shprehen se Brendoni që nga mosha 3 vjeqare kishte treguar interesim për boksin për tu dashuruar pastaj me kët sport të vështirë, ndaj edhe janë të bindur se Brendoni jo vetëm që do të jetë një ndër Boksierët më të mirë por ata edhe kanë shpresa të mëdha se djali i tyre, një ditë do të jetë një ndër Emrat më të njohur të boksit profesionist botëror.

 

Brendoni edhe pse një fëmijë vetëm 6 vjeqar  i cili si gjithë bashkmoshatarët e tijë,përveq lojës dhe vrapimit,ai kaishte edhe një dëshirë tjetër të madhe e cila nuk mund të vërehet në mënyrë kaq të theksuar edhe te fëmijë të tjerë, dashurinë e madhe për boksin.

 

Aftësitë e Gjeniut të vogël Shkodranë,Brendon Pllumaj në boks, i kalojnë aftësitë e një fëmije të moshës së tij të njomë, aftësi të cilat e dallojnë për levizje të shpejta,mbrojtje të përsosur dhe goditje të forta me të cilat Brendoni bëhet i pa përballueshëm, për secilin kundërshtar.

 

Brendon Pllumaj ishte bashkë me të atin, Kledin në studion e Zërit të Amerikës në Uashington, dhe secili që mund ta ket parë, pa tjetër se do ketë ndjerë shumë knaqësi nga paraqitjet e tij burrërore dhe  guximin e pa shembullt për moshën e tijë, i cili premton shumë!

 

Përgaditjet dhe stërvitjen e Gjeniut të vogël, Brandon zhvilloheshin nën kujdesin e boksierit profesionistë, Craig Coverson, Boksier ky që kishte qenë edhe vetë kampion për peshë të lehtë.

 

Madje menaxherët e Brendonit i kishin përgaditur atij edhe një takim me legjendën e boksit Joe Frazier, i cili njihet për fitoren e vitit 1971 me kampionin e të gjithë kohrave Muhamed Ali, e cila atë botë ishte quajtur edhe beteja e shekullit.

 

Gjeniu i vogël Shkodranë,Brandon Pllumaj, si falënderim për shumë këshilla  profesioniste  të boksit, nga Joe, edhe ai në shenjë falënderimi i kishte i dhuruar atij një portret të nënës sonë shqiptare, Nënë Terezës.

 

Paraqitja e Brendonit ishte më tepër se mrekulluese.Ai përveq ushtrimeve 5 ditore në javë siq i numëronte edhe ai  me gishtërinjët e tij të vegjël, secilën ditë veq e veqë,na tregoi se  kishte lindur në Amerikë, por në trupin e tij të njomë rridhte gjak Shqiptari ndaj edhe kishte dëshirë që në të ardhmen të boksojë për Shqipërinë.

 

Madje edhe i ati Kledi,me gjithë ofertat e shumta në Amerikë, edhe ai dëshironte që djali i tij i vogël me perspektivë të madhe para vetes, të boksonte nën ngjyrat e Flamurit Kuq e Zi, e që i stolisur anash me ngjyrë dielli ndriste në krahët e Gjeniut të shkëlqyer, i cili dëshironte që në të ardhmen ta përfaqsonte Shtetin amë.

 

I  ati, Kledi jo vetëm që shpreson, por ai ishte edhe i bindur se Djali i tij 6 vjeqar Gjeniu i vogël i boksit,nga Shkodra famëmadhe, Brendon Pllumaj do të bëhet kampion i botës, i të gjitha kohrave,për qka shpresojmë të gjithë ne dhe me krenari e urojmë ne nga Zemra.

Cyrih, 02 Qershor 2010