E merkure, 24.04.2024, 07:52 PM (GMT+1)

Editorial

Vladimir Bruçaj: Izraeli ka te drejte te mbrohet, edhe nga "pacifistet"

E merkure, 02.06.2010, 10:00 PM


Izraeli ka te drejte te mbrohet, edhe nga "pacifistet"

 

Nga Vladimir Bruçaj

 

Incidenti qe ndodhi ne anijen turke te mbushur me aktivist "paqesore", me te vdekur dhe te plagosuar, eshte te thuash pak diabolik. Sepse diabolik eshte ndryshimi i se vertetes, genjeshtra qe eshte duke u paraqitur ne mbare opinionin publik nderkombetar. E verteta, perveç asaje tragjike qe na lendon te gjitheve per jetet e humbura, del e shtremberuar, ashtu si vete pergjegjesit. Ben me shume skup te akuzosh Izraelin se sa te kerkosh minimumin e te se vertetes, dhe denimet nga organizata dhe shtete pak a shume anti - izralite bien si rrebesh ne qiell te hapur. Ata qe ishin ne anije vetekonsiderohen "paqesore", por nuk mjafton te vetedeklarohesh i tille qe te jeshe me te vertete paqedashes. Aktivistet "pacifist" jo vetem qe nuk u sollen te tille por qene ata te paret qe reaguan me dhune ndaj ushtareve izralian qe tentuan te ndalojne anijen "humaniste". Askush nuk thote se keta "paqesoret" nuk jane tjeter por vetem mbeshtetes te organizates terroriste islamike Hamas, dhe incidenti ne aijen turke nuk ishte tjeter vetem nje provokim. Nje provokim qe qeveria Netanjahu nuk diti t'a evitoje duke krijuar nje stuhi ne nje gote uje. Pamvarsisht se si kane rrjedhur ngjarjet, nje e vertete eshte e pakontestueshme qe, Izraeli eshte ne tokat e veta dhe i ka te gjitha te drejtat e mbrohet, edhe nga "paqesoret", sidomos kur keta te fundit kane qellime jo paqesore.

 

Po te analizojme historine e ketyre organizatave "paqesore" dalim ne konkluzion se nuk jane edhe aq paqesore dhe qellimet e tyre jo gjithmone jane paqesore. Italianet e "Onlus Abspp" apo "Comitato Gaza Vivra", anglezet e "Palestinian Return Center", apo edhe zviceranet e "Droit pour tous" e shume te tjera neper Europe, nuk jane gje tjeter por vetem ish komunist dhe ish parlamentar te partive komuniste apo bije komunistesh qe nga pamundesia per te shkaktuar tragjedi te tjera si ato te shekullit te kaluar, jane te angazhuar ne organizate te vetequajtuara "paqesore". Por, lufta dhe paqja per keto organizata nuk kane gjithmone te njejtat vlera, varet si kush eshte promovuesi i luftes apo i paqes per te shprehur pakenaqesine e tyre. Ne rastin e bombardimeve te NATO-s mbi rregjimin e Milosheviçit, mbushen sheshet e qyteteve te medha europiane duke protestuar kunder luftes duke akuzuar Ameriken si nje shtet terrorist. Po ashtu edhe per konlfliktet e tjera ku jane te perfshire Shtetet e Bashkuara apo Izraeli, "paqesoret" nuk humbin rastin qe te shprehin "shpirtin" e tyre "paqedashes". Ndersa si pakuptim heshtin per shume konflikte te tjera apo shkelje te hapura te drejtave te njeriut ne mbare boten. Asnje anije "paqsore" nuk ju drejtua Gjirit Persik kur ne Iran rregjimi Ajotollah shtypi me zjarr dhe hekur protesta demokratike te opozites iraniane. Asnje proteste nuk u zhvillua nga keta fantomatiket "pacifist" neper sheshet europiane kunder rregjimit te Millosheviçit, kur ne Kosove ishte duke kryer nje spastrim evident etnik. Nuk kujtojme te kene dale ne rruge kur presidenti i Iranit deklaronte publikisht se shteti i Izraelit duhet zhdukur nga harta gjeografike. Natyrisht qe eshte me frytedhenese te protestosh kunder Shteteve te Bashkuara dhe Izraelit, se sa kunder armatimeve te Iranit.

 

Megjithate, deri atehere kur behet fjale per organizata qe te pakten deklarohen paqesore edhe mund te mbyllet njeri sy, ashtu siç ka ndodhur deri tani, por kur keto organizata nuk fshehin qellimet e tyre politike per te mbeshtetur organizaten Hamas(jo vetem moralisht), gjerat ndryshojne. Kur pas ketyre organizatave fshihet nje organizata islamike, qe ka per qellim jo vetem thyerjen e embargos mbi Rripin e Gazes por destabilizimin e plote te situates tejet kaotike, nuk behet me fjale per "pacifista" pak a shume te deklaruar por per armiq te Izraelit.Nje nga keto organizata eshte edhe organizata turko - islamike IHH. Nje organizate filo terroriste dhe mbeshtetese aktive e zhihadisteve te Hamas dhe e lidhur ngushte me organizaten tjeter islamike Vllezerit Musliman, qe vete autoritetet turke kane arrestuar disa aktiviste dhe u kane mbyllur edhe qendren, per shkak te kapjes se nje sasie te konsiderueshme eksplozivi dhe armeve automatike. Dhe kjo organizate jo vetem qe ishte e pranishme ne anijen Freedom Flotilla por kishte marre ne dore edhe vete komanden e misionit. Nuk mjafton qe te hypesh ne nje anije qe vetequhet "paqesore" qe te shenderrohesh ne paqesore. Nuk mjafton qe te quhesh "paqesore" qe te keshe me te vertete qellime paqesore, ashtu siç nuk mjafton qe te quhesh "civil" qe t'u shpetosh lufterave te sotme. Perdorimi i civileve si mburoja humane apo si luftetar ne rreshtin e pare ne front, ka qene nje e re shume e trishtueshme ne konfliktet e ndryshme te viteve te fundit. Nuk eshte uniforma qe ndan te miret nga te keqinjet: kemi pare perdorimin e shtepive dhe xhamive si trishea te mbushur me civil te militarizuar; nje sajim shume interesant per zhihad, per te dale pastaj te nesermen me akuza ndaj Izraelit per krime mbi civil.

 

Konfliktit Izrael - Palestine i eshte shtuar edhe nje protagonist i ri apo te pakten keshtu tenton te konsiderohet, behet fjale per pozicionin e ri qe Turqia ka ndermarre qe nga ardhja ne pushtet te partise islamike turke te kryeministrit Erdogan dhe presidentit Gul. Turqia ka qene nje nder vendet e para qe ka njohur shtetin e Izraelit dhe i vetmi vend islamik qe ka pasur mardhenie te shkelqyer me shtetin hebre. Shkendiat e para filluan me kritikat qe kryeministri Erdogan beri ndaj Izraelit ne sumitin e Davos ne vitin 2008, pas bombardimeve te shtetit hebre ne Gaza. Per te arritur kulmin ne rastin ne fjale edhe per faktin se nente anije nder pesembedhjete qe perbenin floten u nisen nga territori turk. Turqia ndihet e goditur ne moral sepse anija qe u ndalua nga ushtaraket izralian ishte anije turke me flamur turk, dhe 4 nder viktimat jane shtetas turq. Anijet qe u nisen nga Turqia kane mbledhur dhjete mije ton ndihma humanitare per t'i derguar ne Gaza. Lind pyetja; nga erdhen te gjitha ato para per nje sasi kaq te konsiderushme mallrash? Ndoshta kesaje pyetje jane munduar qe t'i pergjigjen edhe autoritetet izraliane qe kane vendosur te jene aq te rrepte ne nderhyrjen e tyre per te ndaluar marshimin e flotes "humanitare". Dhe ndoshta incidenti qe shkaktoi vdekjen e shtetasve turq ka sherbyer edhe si pretekst per Izraelin qe t'i dergoje nje mesazhe autoriteteve turke qe ne te ardhmen te jene me te matur ne deklaratat e tyre, sepse Izraeli nuk eshte as Greqia dhe as Shqiperia.

 

Perpara se te niseshin per ne Gaza nje grua me shtetesi britanike deklaronte se: "Duhet te arrijme dy qellime, o te shkojme ne Gaza o te shenderrohemi ne martire". Natyrisht qe deklarata te tilla nuk kane asgje humanitare. Minimumi qe duhet te prisnin "paqesoret" qe ndodheshin ne anijen turke ishte nje bresheri automatiku, ndersa ata vazhduan te qete pertej limitit te llogjikes humane: natyrisht qe nuk gjeten nje komision mikeprites qe t'i priste. Te mendosh se nje vend demokratik dhe sovran pranon ne territorin e tije mbeshtetes te armikut, eshte jo produktive per ate vend.

 

Izraeli eshte i rrethuar nga vende islamike qe nuk i njohin as te drejten per te ekzistuar. Vende qe mendojne t'a shenderrojne Izraelin(shiko Iranin) ne nje grumbull rrenojash nepermjet bombes atomike. Dhe nuk eshte thjeshte nje enderr: eshte nje plan. Mjafton te mendojme se ne hartat gjeografike te vendeve islamike, Izraeli nuk eshte i pranishem. Perderisa situata eshte e tille dhe e njohur nga te gjithe, eshte mjaft donkishoteske qe te tentosh te hyshe ne Izrael per te ndihmuar ata qe duan t'a zhdukin atdheun e hebrenjeve. Ketyre u duhet te mbrohen me te gjitha menyrat dhe nuk kane kohe te merren me disa kapriçoz te llastuar apo t'i bindin keta te fundit ("paçifistet") qe te heqin dore nga kroçerat e tyre qe kane per qellim te financojne organizaten terroriste Hamas.

 

Per te mos munguar asgje ne "kryevepren" e "paqesoreve" nuk mund te mungonin edhe shqiptaret. Duke pare se Kosova i ka zgjidhur te gjitha problemet e saje, nje shqiptar nga Kosova mendoi t'u gjindej afer "vllezerve" palestinez. Nje xhest mjaft bujar dhe xhentil, siç i ka hije shqiptarit. Edhe se presidenti Abu Mazen nuk u ndalua ne Kosove gjate rruges per ne Beograd, ku i garantoi kryeministrit Koshtunica se autoritetet palestineze do te kishin bere ç'eshte e mundur qe te lobojne ne rajonin e lindjes se mesme qe shtetet islamike mos te njohin pamvarsine e Kosoves. Nje altruizem i pashoq i bashkekombesit tone. Por per disa shqiptar kane me shume rendesi "vllezerit" musliman se sa njollosja e prestigjit te Kosoves.

 

Do te doja te ju kujtoja zoterinjeve "paqesore" se kur mbeshtesin terroristet nuk jane aq shume paqesore sa deklarojne, por bashkepuntor te atyre qe mbjellin vdekje dhe terror. Rregulla kryesore eshte qe ç'dokush te shikoje problemet ne shtepine e tije, sepse keshtu nuk do te ekzistonin konfliktet e lufterat..... dhe as "paqesoret".



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora