E shtune, 20.04.2024, 09:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Gurët e demokracisë liberale

E marte, 01.06.2010, 09:59 PM


Gurët e demokracisë liberale

 

Nga Gjon KEKA

 

Realiteti i ri i krijuar në gadishullin ballkanik në fundshekullin e XX dhe fillim shekullin e XXI nuk do të thotë se ka sjell një frymë të re në zhvillimet e përgjithshme të rajonit në përgjithësi ,por as shkëputjen e plotë të këtij rajoni nga sistemet e mëparshme ideologjike, por as edhe të daljes nga tranzicioni i gjatë në fushën e demokracisë.Epoka e re që ka hyrë ballkani pas ngjarjeve rrënqethëse që lam pas nuk e ka çliruar në tërësi këtë gadishull nga barra e së kaluarës ,kjo epokë vetëm sa e ka futur këtë rajon në një përgjegjësi historik që pa një çlirim të plotë të këtij rajoni nga mitet dhe doktrinat e errëta vështirë të dilet në rrugën e ardhmërisë së përbashkët të popujve brenda tij.

Gjithashtu pas shembjes formale të sistemeve autoritare dhe diktatoriale brenda këtij gadishulli nuk do të thotë se brenda shpirtit të disa nga popujve(në këtë rast popullit serb) që kanë ndërtuar themelet e shtetit të tyre në mite dhe ideologji deshtake është shembur për tokë edhe ëndërra për të rikthyer këtë traditë të errët demoniake.Megjithkëtë pengesat e mëdha që ka ky rajon edhe pas kësaj epoke të re janë evidente dhe gurët që po dalin rrugës si probleme të vështira duke parë politikat joharmonike dhe destruktive që po zhvillojnë disa nga shtetet brenda këtij gadhishulli ,por edhe të jodemkratizimit të sistemit të ri që ka veshur ky rajon që pas përfundimit të konflikteve të saj në mes popujve të njëri-tjetrit. Tani sidomos disa kanë filluar të besojnë se ky rajon po e ndanë thellësisht vetvetën , qoftë nga ana e grupev etnik ashtu edhe nga ana e qëllimeve dhr rrugës drejtë së ardhmes, duke penguar kështu rrugën e ndërtimit të një demokracie të shëndosh brenda një shoqërie(shteti) të tërë dhe të shëndosh e harmonike në heterogjenitetin e saj.

Defektet që po sjell kjo ndarje brenda këtij rajon po shpalos nga dita në ditë fytytrën e rrejshme se ky rajon në këtë mënyrë do të mund të demokratizohet ,të lirohet nga bara dhe të hyj në procesin si e tërë të rrugës së integrimeve euroatlantike. Në këtë rajon ka munges kulture e cila është një ndër faktorët e rëndësishëm që përçon vlerat e demokracisë dhe të progresit drejtë së ardhmes së përbashkët të këtij rajoni.Duke ditur se pa një kulturë origjinale tipike e brumosur në thellësit ë shpirit të popujve si e civilizuar nuk mund të arrihet kurrë përshtatja mebotën që ka ecur me shekuj para në zhvillim dhe modernitet e teknologji të avancuar.Në kuadër të kësaj duhet nënvizoj këtu se Kosova si një shtet i mbykqyrur dhe i ri në realitetin e këtij rajoni dhe botës demokratike në përgjithësi nuk po tregon shenja të ecjes nga vetja dhe origjinaliteti i brendshëm historiko-kulturor,por ajo po e portretizon një përmbajtje të vlerave të rrejshme e të huaja e që më vonë do ta zbuloj gjatë kohës së historisë së saj se kjo vlerë e huaja është trup i huaj për të dhe e pengon përshtatjen me vlerat perëndimore,pastaj do të bëhet si e padëshirueshme dhe do të krijonte vështirësi të mëdha në procesin e saj të avancimit në rrugën e demokratizimit dhe të integrimit në strukturat euroatalantike.

Ne mësojm nga përvoja e mëparshme se Kosova dh gati i tërë rajoni nuk kanë pasur një përvojë të demokracisë liberale apo edhe nuk e kanë pas kurrë pjesë të organizmit të saj gjatë historisë së tyre ,duke ditur se gjithnjë në këtë rajon ka pasur sisteme të imponuara dhe autoritare gjë që ky rajon kurrë nuk ka arrit ta shijoj demokracinë si të prekshme dhe që e lejon të dal nga burimi i vullnetit të popullitPrandaj nga kjo mund të themi se mungesa apo prania e demokracisë në të kaluarën në këtë rajon respektivisht në Kosovë mund të ketë një efekt të rëndësishëm në marrëdhëniet e saj më vonë me demokracinë.Gjithashtu kjo vë në pah edhe këtë se është shumë e vështirë apo e pamundur për demokracinë që të zbatohet menjëherë në shtetin e mbykqyrur të Kosovë dhe rajon duke ditur mungesën e përvojës paraprake.

Shteti i mbykqyrur i Kosovës nëse deshiron që të mos mbetet fatkeqësia e ballkanit dhe oazë e pademokratizuar, duhet që gradualisht ta zhvilloj demokracinë në vetvete (popullin e saj-institucionet e saj)duke mësuar nga përvojat e kaluara të kombeve demokratike e që tani kanë traditë dhe kanë arritur të bëhen faktorë relevant ndërkombëtar.Institucionet e Kosovës duhet që vazhdimisht ta shohin si pozitive angazhimin ndërkombëtar si një faktor vendimtar në suksesin e demokratizimit të institucioneve në përgjithësi dhe përgaditjes për rrugën e integrimit në unionin europian,por duhet cekur parasëgjithash e që është më e shëndetshme që demokracia të nxitet në mënyrë aktive dhe kjo nxitje duhet të vijë nga poshtë lart sepse vetëm në këtë mënyrë kjo demokraci dhe këto institucione do të kishin origjinalitetin e tyre që buron nga vullneti i popullit si ndërtues i kësaj ndërtese të madhe të demokracisë së kombeve moderne demokratike.

Sidoqoftë krejt në fund institucionet e shtetit të mbykqyrur të Kosovës tani duhet të fokusohen të punojnë vullnetshëm në këto fushat gjatë rugës së saj të ndërtimit të një shteti demokratik e europian; si; procesi i demokratizimit, marrëdhëniet dhe bashkëpunimi shtet-shoqëri, identiteti dhe politika etnike, lëvizjet sociale, analiza institucionale, si dhe ekonomia politike në tërësi. Gurët e demokracisë liberale ajo duhet t'i ndërtoj me mençuri në ndërtesen e saj të re dhe në rrugën e procesit të integrimit në strukturat euroatlantike.Nuk ka kohë për të folur dhe mbajtur retorike boshe gjatë gjithë kohës as për t'i kënaqur qejfet dhe pasionet ,as për të parë ëndërra se Kosova është te dera ,ne vetëm se duhet hedhur hapin e parë pa lëvizur asnjë gur në këtë rrugë,jo jo jo ka kushte për të arritur te dera e BE ,para se të vij koha te dera duhet kalohet nëpër oborrin e saj , e Kosova ka shumë punë për të arritur tek oborri i Bashkimit Europian.Dera është e hapur gjithmonë ,por Kosova është ende shumë larg integrimit në UE



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora