E enjte, 25.04.2024, 09:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Muharrem Sfarqa: Përmbyset salloni i 40-të e Akademisë Avropiane të Arteve

E marte, 01.06.2010, 09:57 PM


PËRMBYLLET SALLONI I 40 -të I AKADEMISË EVROPIANE TË ARTEVE

 

Nga Muharrem Sfarqa

 

Në Gembloux, qytet muzeal në periferi të Brukselit ( Belgjikë), përmes një ceremonie solemne me dhënien e mirënjohjeve dhe shpërblimeve për më të vlerësuarit, u mbyll Salloni 40 jubilar i Akademisë Evropiane të Arteve, i cili qëndroi i hapur nga data 22 maj deri më 30 maj 2010-të.

Nënkryetari i kësaj Akademie, Claude Prevoj, faleminderoi krijuesit e 17 shteteve pjesmarrëse, në mesin e të cilëve edhe Kosovën, për begatimin e këtij Salloni me vepra të reja artiistike nga artet pamore dhe ato të shkruara.

Pjesmarrës në përmbylljen solemne ishte edhe shkrimtari Sabit Rrustemi bashkë me këshilltarin e lartë të ambasadës sonë në Bruksel, z. Gani Azemin si dhe me përfaqësues e veprimtarë të mërgatës shqiptare nga shtetet e Beneluksit dhe të Gjermanisë.

Veprat e artistëve shqiptarë morën vlerësime meritore nga komisionet profesionale të Akademisë Evropiane të Arteve, anise prania e tyre në këtë ceremoni ishte simbolike.

Në mesin e të shpërblyerëve nga Kosova me diplomë dhe medalje të argjentë u nderuan piktori Jetullah Haliti - ETI si dhe shkrimtarët Sabit Rrustemi dhe Albina Idriizi.

Gjithashtu u shpërblyen edhe artistë nga Shqipëria si, Nuri Plaku, Fran Ukcama, Vladimir Marku dhe Bruno Mema.

Salloni jubilar i kësaj Akademie, kësaj radhe tuboi artistë nga 17 -të shtete të Evropës, u përshkua me pjesmarrje të kënaqshme të vendeve anëtare dhe me një organizim të përkryer.

Shkrimtari Sabit Rrustemi, njëri nga të shpërblyerit në këtë ceremoni tha se, beson që herave të tjera krijuesit shqiptarë do të kenë një mbështetje më të madhe institucionale për të qenë më të pranishëm si në këto prezentime të kësaj natyre dhe në vetë katalogjet e Akademisë Evropiane të Arteve. Zoti Rrustemi pret që Ministritë përkatse si ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë do ta kenë në agjendë edhe këtë veprimtari prezentuese në nivel evropian.

Shkrimtari Sabit Rrustemi vlerësohet me Medaljen e Argjendë për poezi
Shkrimtari Sabit Rrustemi vlerësohet me Medaljen e Argjendë për poezi

Nënkryetari i A.E.A Klaude Prevoj me pjesmarrësit nga Kosova
Nënkryetari i A.E.A Klaude Prevoj me pjesmarrësit nga Kosova



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora