E shtune, 20.04.2024, 11:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Ahmet Delia

E marte, 01.06.2010, 08:27 PM


Halit Bogaj

 

AHMET DELIA

 

Në Drenicë te Sejdia

Kishte hy nji ditë Serbia

Kishin dalur shumë komitë

Për të vra për të gjobitë

2

Kur po bijshin te Sadria

Britshin gratë piskatshin thmia

Britshin gra piskatshin thmia

O kah po i therrshin me singia

3

Thonë i ndjeu Ahmet Delia

Që kanë shkue te Sadria

Çou të vdesim me sakica

Me çetnikë krye kapica

4

Me çetnikët gjakatarë

Që kanë ardhë me pre shqiptarë

Ai Murseli djalë kreshnik

Asnjë trohë nuk kishte frikë

5

Babë e djalë po vrapojnë

Ramë Sejdinë që ta ndihmojnë

Dhe me te ishin zatet

Ai i kishte shtatëdhetë vjet

6

Ramë Sejdia po bërtet

O Ahmet kështu çka m’gjet?

Ata shkie kur kanë hi

Te Sadria në Avli

7

Dojshin shpinë për me e çnderue

Dhe të shkretën me zezue

Por Ahmeti për kojshi

Luftën bante me Serbi

8

Kishte kcy përmbi një shkallë

Me sakicë i mshoi në ballë

Dhe e vrau çetnik Zhivanin

Ia humbi velikdanin

9

Dhe i tha pse kishte hi

Në kët vend në Dardani

Me sakicë kryet ja hoq

Ai Zhivan keq u përpoq

10

Edhe kcente sikur pulë

Nga sakica që iu ngul

Por kërsiti nji martinë

Dhe e vrau Ahmet Delinë

11

Fort Ahmeti ish plague

Nisi varrën me qortue

Thonë Murselit i kish kallxue

Baba keq t’u ka varrue

12

Baba keq t’u ka varrue

Dhe nuk mundet me t’nimue

Por Murseli fyt për fyt

Me çetnikë ish kacafyt

13

Tre prej tyre i shkurtoi

Edhe gjakun e pagoi

Me manxerre fort po qet

Po i vret nja disa vetë

14

Edhe Rama ban gajret

Me sakicë fort mirë po qet

Thonë tre vetë i vrau Bajrami

Por ish ikë diqysh Stefani

15

Kishte thanë në  Mitrovicë

S’shkoj kurrqysh ma në Drenicë!

 

Përmbajtja dhe qëllimi i përpilimit të këngës’’Ahmet Delia’’

 

Siç dihet nga historia jonë e dhembshme dhe tragike , populli ynë përherë ishte i rrezikuar nga armiqtë tanë dhe në luftë të pakompromis për mbrojtjen e qenjes së vet kmbëtare.Në këtë luftë të pabarabartë e cila na imponohej kohëpaskohe dhe vit pas viti, heronj tanë të ndritur të cilët i gjen rrrallëherë në përmasa të tilla tek popujt dhe vendet e ndryshme, ishin të detyruar të luftonin me çka kishin para vetes që t’i dilnin zot parasëgjithash’’Pragut të shtëpisë’’/siç shprehej Presidenti Rugova/nga i cili nuk kishin ku të shkonin.

I tillë dhe në vazhdën e atyre heronjve tanë madhështorë ishte edhe Vigani Ahmet Delia i cili luftoi për nderin e shtëpisë së një fqiu/por e cila faktikisht ishte e edhe shtpia e tij/ngase armiku ishte aty, si te fqiu/Rama/si te Ahmet Delia.Pra për ta shkurtuar sa më tepër këtë spiegim, lexuesi do të mbetet i mahnitur me qëndresën dhe vdekjen heroike të trim tribunit atdhetar Ahme Delia nga Prekazi i  Drenicës i cili, duke mos pasur armë tjera pranë vetes, luftoi me sopatë dhe i vrau disa çetnikë.Ahmet Delia ka mbetur deri sot ndër figurat tona më të shquara të këngëve historike duke marrë edhe përmasa legjendare të cilat do të jetojnë nëpër periudha të ndryshme të historisë sonë të lavdishme.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora