E enjte, 25.04.2024, 12:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Flet për veprën “Zorba” dhe jetën e saj solistja e baletit Jonida Onuzi

E marte, 01.06.2010, 08:24 PM


“Është mendim i gabuar që artistët përdorin drogë”

 

Nga Albert Zholi

 

Këto ditë në Teatrin e Operas dhe Baletit pritet të shfaqet vepra “Zorba”, vepra më e rëndësishme e baletit grek, e cila diskutohet gjerësisht në botë. Kjo vepër vihet për herë të parë në skenë në Shqipëri dhe përbën risi. Solistja kryesore e kësaj shfaqjeje do të jetë edhe Jonida Onuzi e cila në një intervistë për gazetën “Telegraf”, tregon çdo detaj.

 

Tashmë jeni para një vepre të rëndësishme të baletit grek, “Zorba”, si është kjo vepër në raport e të gjitha veprat ku ju keni luajtur rolin e solistes së parë?

 

Kjo vepër edhe sipas vetë koreografit Arjan Sukniqi është një vepër e vështirë, pasi është një vepër kontemporane. Pra stili duhet ti përshtatet veprës e cila ka një natyrë tjetër nga shumë vepra ku unë kam qenë soliste e parë. Ajo që na bën më të vështirë këtë rol është se pjesa kontemporane është ndërthurur dhe me elementë të veçantë të baletit të stilit grek. Edhe ata kanë disa veçori të tyre. Ngjarja e kësaj vepre ndodh në Kofuz (Greqi), ku dihet se, vepra të tilla kanë dhe karakter historik mistik. Ndjej pak vështirësi siç ndjen çdokush para një vepre të madhe, pasi gjithmonë pyes veten se, a do ta arrij ta realizoj me ato kërkesa të larta dhe të dal me sukses? Siç është e madhe kjo vepër kështu duhet të jetë dhe puna jonë.

 

Ju keni mbaruar shkollën e baletit në Tiranë, a jeni e ndjerë e plotësuar nga mësimdhënia dhe kërkesa e llogarisë nga mësuesit që ju kanë dhënë mësim?

 

Shkolla jonë e baletit është shkollë ruse. Them me bindje se kemi pas mësues shumë të përgatitur të cilët na kanë dhënë gjithë çka dinin. Shkolla jonë është e nivelit të vendeve të tjera evropiane, vetëm në pjesën e sipërme, në lëvizjen e duarve nga ana teknike kemi pas ca mangësi që nuk ishin, por janë të arrira. Këto mangësi ne i kemi riparuar gjatë punës në TOB, gjatë vënies në skenë të shumë veprave. Falë atyre pedagogëve, mësuesve, ne jemi sot këtu, që, kur dalim jashtë jemi duartrokitur.

 

Siç thatë dhe ju, por edhe në biseda me specialistë, tek ne studiohet më shumë baleti klasik se ai modern. Mos vallë kjo ka ndikuar në formimin tuaj kompleks?

 

Në fakt pyetja juaj qëndron deri diku, por jo se në shkollën tonë të baleti nuk është fituar elementi kontemporan. Ai është future pas viteve 1990, por jo me shumë hapësira. Ka qenë i pari koreografi Arjan Sukniqi që e ka fut këtë lloj shkolle dhe ai vazhdon tashmë si një traditë e re. Personalisht vetë unë kam kërcyer vepra moderne të Sukniqit qysh në vitin 2000. Pra që kur isha në shkollë. Ky zhanër tashmë ka zënë vendin e vet tek  shkolla jonë e baletit dhe është më e kuptueshme nga publiku. Ka një mesazh më të drejtpërdrejtë zhanri kontemporan, ndërsa ai klasik duhet ta shohësh me vëmendje, pasi është histori strikte.

 

Në ambiente të ndryshme thuhet apo flitet se balerinët janë përdorues të drogës, ju vetë keni përdor , apo keni parë raste të përdorimit?

 

(Qesh). Eh, kafeneve ka shumë thashetheme. Artistët mbeten artistë. Ata janë njerëz të lirshëm, të dashur. Unë se mendoj një artist përdorues të drogës, aq më tepë balerinë. Vetë të përdor drogë? Kurrë. Mendoj se janë të paktë ata që kanë këtë mendim për balerinët. Jeta jonë është aktive dhe kërkon punë, përqendrim. Arti nuk është për të gjithë, pasi do kualitet, është specifik që do dhe talent.

 

Jeni paragjykuar ndonjëherë për këtë profesion?

 

Jo. Absolutisht jo. Përkundrazi, ndoshta nuk më njohin, apo skam shkuar në ambiente të tjera të veçanta me njerëz që se njohin këtë lloj arti. As nga shokët, as nga miqtë, as nga të njohurit në lagje. Madje ndjehem e respektuar. Meshkujt që njoh s’më kanë paragjykuar, jo…meshkujt sot po i pëlqejnë shumë artistet. Por mund të ketë dhe paragjykues, vetë se kam has..

 

Po familja a ju përkrahur në këtë profesion?

 

Sigurisht. Ata kanë qenë përkrahësit e parë të ëndrrës time. Pra që e vogël e kisha ëndërr dhe po të mos qe familja asnjëherë s’do të kisha arritur këtu. Unë në gjithë fisin tim. Skam pas asnjë artist, jam artistja e parë në fis dhe për këtë falënderoj nënë time që më ka ndenjur pranë.

 

A është shoqëria shqiptare maskiliste?

 

Ndoshta, por vetë  se ndjej. Maskilizmi vjen dhe si rezultat i varësisë ekonomike. Shumë gra duke mos gjetur punë, janë të detyruara të mbahen nga burrat dhe të durojnë tekat e tyre, sidomos në zonat rurale. Vetë që në shkollë kam marrë honorare dhe se kam ndjerë vartësinë ekonomike as tek prindërit. Puna të jep dinjitet, të jep hapësira, të jep imagjinatë.

 

Panë në këndvështrimin tuaj femra shqiptare e ka zënë pozicionin e duhur në jetë?

 

Për mendimin tim, me aq sa shoh, me shoqet të afërmit, e ka zënë. Ndoshta jo aq sa duhet, por çdo ditë lufton dhe po kërkon më shumë.

 

Box

Hapësirat e punësimit për balerinët

Mund të them se për pjesën dërrmuese të balerinëve sot ka hapësira punësimi. Ajo që pyetët ju është e vërtetë, se në Shqipëri ka vetëm një TOB, në Tiranë, ndërsa në qytete e tjera s’ka një traditë dhe nuk ekzistojnë fare teatre baleti dhe opera. Po një hapësirë e madhe në Tiranë janë televizionet e shumta që në emisione fusin dhe baletin si gjini e veçantë kërcimi që lezeton emisionet. Por vitet e fundit baleti po përhapet dhe po fiton terren, po kthehet në traditë. Por TOB, mbetet institucioni më i rëndësishëm i baletit ku çdo kush mund të matë më shumë forcat. TOB ngelet i rëndësisë së veçantë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora