Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Milazim Kadriu: Përkujtohet dëshmori i kombit, prijësi i Çetës së Llapit, Ali Ajeti

| E marte, 01.06.2010, 09:59 PM |


Në 21 vjetorin e rënies, përkujtohet dëshmori i kombit, prijësi i Çetës së Llapit, Ali Ajeti

 

ALI AJETI ISHTE SINONIM I TRIMERISË, I DEVOTSHMËRISË PËR ATDHEUN, I VETMOHIMIT, PËRKUSHTIMIT DHE SACRIFICES

 

Nga Milazim KADRIU

 

Ali Ajeti u lind në fshatin Laberion (ish Sfeçël) të komunës së Besianës (ish Podujevës). Ai qysh herët u nis rrugës së lirisë dhe ishte i dalluar në aktivitetet për çlirimin e vendit. Qysh si fëmijë, si nxënës i shkollës njihej për një temperament, për një qëndrim personal e mos bindës ndaj asaj që e konsideronte vet se ishte jo e drejtë. Aty për aty e shprehte pakënaqësinë e tij, reagonte me të gjitha mjetet për ta realizuar të drejtën edhe personale edhe kolektive. Ngjarjet historike dhe demonstratat e vitit 1981 Aliu do ta gjejë të angazhuar me gjithë qenien e tij me grupet e studentëve, në aktivitetet për të cilat ishte angazhuar që në fillim. Punonte me një elan të madh rinor, me përkushtim për çështjen madhore të Kosovës, duke organizuar demonstratat e aksionet më të ndryshme që zhvilloheshin në atë kohë, dhe të cilat kurrë nuk zbuloheshin nga ai. Ali Ajeti ishte nga veprimtarët politik që i kishin dhënë emër kërkesave të shqiptarëve në Kosovë që nga pranvera e vitit 1981 e 1982 me demonstratat masive. Ali Ajeti pas vuajtjes së burgut politik 1984 – 1988, i përkiste tashmë një rrethi të veprimtarëve të vendosur, të gatshëm për të u sakrifikuar për lirin e Kosovës. Ai i takonte një grupi të organizuar dhe të armatosur të cilët organizonin demonstrata dhe sulme mbi okupuesit. Veprimtaria e këtij grupi i përkiste “Çështjes Kombëtare”. Ky grup më vonë (dhjetor 1989) u quajt “Çeta e Llapit” . Para 21 vitesh  dëshmori I kombit  Ali Ajeti  u bë theror lirie dhe i dha emrin ditës. Ali Ajeti ishte sinonim i trimërisë, i devotshmërisë për atdheun, i vetëmohimit, përkushtimit dhe sakrificës. Ai që nga rinia e hershme e tij ishte përcaktuar për luftë të pakompromis kundër pushtuesit dhe nuk u ndal asnjëherë. Nga rruga e lirisë nuk mundën ta ndalin as burgjet, as ndjekjet, as vuajtjet as rreziqet. Nga rruga e lirisë e ndalën plumbat e policisë vrastare të okupatorëve para 21 viteve. Armiqtë, me plumba e ndalën jetën e tij, por jo idealin e tij – çlirimin e Kosovës. Për trimin, Aliun e Çetës, gjithë ata që bën atë çfarë kërkoi koha e konteksti historik, janë vulat e bëmave dhe dëshmia e vendosmërisë për të qen me dhe identitet, njësoj si gjithë të tjerët. Ali Ajeti ishte nga veprimtarët politik që i kishin dhënë emër kërkesave të shqiptarëve në Kosovë që nga pranvera e vitit 1981 e 1982 me demonstratat masive me kërkesën tashmë shumë popullore për Kosovën Republikë. Ali Ajeti pas vuajtjes së burgut politik 1984 – 1988, i përkiste tashmë një rrethi të veprimtarëve të vendosur, të gatshëm për tu sakrifikuar për lirin e Kosovës.

 

Gjate gjykimit te grupit, ne rendin e dyte A. Ajeti
Gjate gjykimit te grupit, ne rendin e dyte A. Ajeti

Më 30 maj 1989 Ali Ajeti në luftë me forcat serbe bie heroikisht në fshatin Shtedim të Besianës.

 

Demonstrata e 30 majit 1989 u shua me gjak. Në këtë demonstratë në mbrojtje të rinisë shkollore ra në fushën e nderit heroi Ali Ajeti. Vrasja e Ali Ajetit ishte e organizuar dhe jo e rastësishme. Policia dhe ushtria serbe ishin vënë në ndjekje deri në likuidim fizik të njerëzve që kishin guxuar të brohoritnin “Vetëvendosje” , “Kosova Republikë”, “Liri - Barazi - Demokraci” etj. E dhimbshme ishte ajo dita e 30 Majit të vitit 1989 për të gjithë veprimtarët dhe për gjithë shqiptarët kur dëgjuam për rënien heroike të Ali Ajetit.

Të gjithë ata që patën fatin dhe rastin ta njohin e dinë se Aliu jetonte për të luftuar, jetonte për të bërë ndryshime, ndonëse nuk arriti që të rreshtohet në radhët e UÇK angazhimi i tij dhe sakrifica e tij sublime më shumë se një dekadë para se të themelohet UÇK-ja, është pjesë e parahistorisë së saj. Me shembullin dhe frymëzimin e marrë nga dëshmorët si Ali Ajeti, Afrim Zhitija, Fahri Fazliu, Hasan Ramadani etj në radhët e UCK u rreshtuan me qindra e mijëra djem e vajza të trevës së Llapit dhe të tërë Kosovës.

 

Sot emrin e këtij heroi e mbajnë shkolla në fshatin e lindjes në Laberion(ish Sfeqël) aty ku i mori mësimet e para. Po ashtu emrin e tij e mbajnë edhe  rrugë, shoqata humanitare, Kulturo-artistike, etj.

 

Në shënimin e këtij përvjetori përpos familjarëve merrnin pjesë edhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së,bashkëveprimtar, përfaqësues të shoqatë së ish të burgosurve dhe qytetar tjerë të Llapit e më gjerë.

Kurora lulesh ne vendin e renjes
Kurora lulesh ne vendin e renjes
 

 

ZGJOHU ALI AJETI

 

(Shkruar më 2000, me rastin e 11 vjetorit të rënies)

 

Kaluan 11 vite

Pa ty e me ty

U zbulua pllaka

Që ruan kujtimin për ty

U këndua në shkollën e fshatit

Që emrin tënd e mban me krenari.

 

Në Akademinë përkujtimore

Shumë rrëfime, trimëri, lavdi për ty

Lum Laberioni që të lindi

Për ty kanë recituar.

 

Zgjohu Ali Ajeti

Dëgjo sot ç’po thonë

Reshat Arbana që për herë të parë

Gjendet në këtë vend

Me krenari emrin tënd përmend.

 

Zgjohu dëgjo Mirush kabashin

Për lashtësinë tonë sa bukur reciton

Atë që Mitrush Kuteli

Pesëdhjetë vjet më parë e ka thënë.

 

Zgjohu…

Dëgjo këngët e lavdisë

Zgjohu…

Shikoji shokët tu në radhët e UÇK-së.

 

 

ARBËRIA LIRINË E DO

 

Arbëria,

Liri kudo kërkon

I madh, I vogël në luftë për lirinë tonë.

 

Arbëria ju fton

Jetën për ta dhënë

E të tjerët në liritë jetojnë

Toka jonë shkaun më s’e duron

I kemi borxh Kosovës lirinë t’ia dhurojmë.