E enjte, 26.11.2020, 11:49 PM (GMT)

Kulturë » Muzikë

Gjysmeshekull ansambel per Agim Krajken

E diele, 25.11.2007, 05:24 PM


Anisa Ymeri - Koha Jone

Agim Krajka
Nje gjerdan i arte per Shqiperine ne Dizhon te Frances! Viti i hershem 1970, Ansambli Kombetar i Kengeve dhe Valleve Popullore mundi te ngreje shume lart emrin e Shqiperise. qe bota vetem e kishte degjuar per izolimin e saj. Ishte ai qe rrefeu se shqiptaret jane kombi me kete kulture te madhe. E tani, shume vite pasi u largua nga Shqiperia, nje nder personalitetet e artit shqiptar, qe dekadat e jetes se tij i shkoi ne ansambel, Agim Krajka s’mund te mos flase i permalluar per ate qe ka lene pas, e qe s’e ka gjetur me pas viteve te tij te emigrimit. Megjithate, ansambli sot ka koncertin e tij te 50-vjetorit, ndersa paradite do te promovohet nje liber, pagezuar “Ansambel gjysmeshekullor” i Zamir Kellicit. Shqiperia mund te mburret se ka nje ansambel tanime gjysmeshekullor. Por mund te mburret me shume me 35 vitet e tij te para ama! Askush prej te rinjve s’ka mundur te shohe ate cka ka perfaqesuar ansambli per kombin tone.

Kthehet pas ne kohe Krajka, ne vitet kur shkruante valle per ansamblin. “Eh, ato kohe, kur duhej te shkruaja nje valle, rrija mbi 20 dite neper trevat me te thella te Shqiperise, nga Rajca ne Diber, dhe merrja vetem 200-300 leke per nje valle”, rrefen Krajka me shume mall. Per te vijuar rrefimin: “S’na binte aspak ne mend per ate pune dhe leket qe merrnim. Te gjitha emocionet tona ishin per ate cka do dilte vallja”. Tani kryet i jane zbardhur dhe vite te shumta ka mbi shpine Krakja, por ama s’mund te mos rrefeje ate cka mendon. “S’mund te shkruaja para profesorit tim nje valle qe s’do nderoja as veten e as ate, kurre jo! Kishim detyrimin moral”, shprehet Krajka i madh i pentagramit. Nuk do te ndalet gjate ne gjendjen e ansamblit sot, e pohon vetem se s’ka gjetur aspak ate qe ka lene, vlerat e medha te tij. “Sa per periudhen e shkuar, them se Ansambli ka qene nje Olimp i madh dhe jane te shumte ata qe jane sakrifikuar, gjigante te muzikes shqipe, Ceska Zadeja, Tonin Arapi, qe i vune themelin ansamblit”, perfundon Krajka.

Po cfare e ben te vecante folklorin tone, i cili u misherua per vite te tera nga Ansambli i Kengeve dhe Valleve Popullore. Per te shkruar vallet, Krajkes dhe te tjereve personalitete, i eshte dashur te shkele ne thepat e Shqiperise. Dhe rrefen shkoqur ate qe e ben te rralle dhe te pasur folklorin tone, duke treguar: “Ai ka lindur jashte cdo lloj influence tjeter, qofte orientale, vec disa qyteteve, si Tirane, Shkoder e Elbasan ku ndjehet pak orientalizem, te cilin serish shqiptari e shqiptarizoi”. Por, sipas tij, tani muzika shqiptare, pas notave te para fillon ahengun, duke na cuar ne Afganistan. “Ne jemi shqiptare, e duhet te kemi institucione qe te vetedijesojne qe jemi derivat i kesaj kulture. E nese arrijme kete s’kemi per te shkuar as ne Festival Evropian me kenge qe po t’i heqesh fjalet s’e merr vesh eshte shqip apo jo!”, pohon ai.

Kthim pas ne kohe

“S’mund te flas gjate per ate periudhe ne te cilen nuk kam qene, pasi une ika ne vitet ‘90-te, dhe lash nje ansambel, te cilin zor se e heq nga kujtesa, e jo vetem ne qe kemi punuar ne te, por edhe ata qe e kane dashur, jo ansamblin, por kulturen e tyre si shqiptar. E them kete, duke mos e lidhur me asnje sistem, por pasaporta e vertete e shqiptarit ne bote ka qene pasaporta e tij. E ne ate kohe ansambli desh, s’desh qe nje ambasador ne emer te se mires. Te gjithe mahniteshin para nesh, e kjo nuk ishte vlere e imja, por kenaqesia ime dhe e te gjitheve ne, ishte sepse riprodhonim kulturen e vendit tone”.

“Asnje krahine shqiptare nuk kendon e kercen njesoj vallet. Jemi te pasur! Devolli e jugu, per te mos folur per Camerine e mrekullueshme, per perla te atilla qe i njohem jashtezakonisht vone! Na u desh nje Celo Mezan per te marre vesh se kush eshte Cameria. Ajo eshte nje thesar thellesisht shqip ne nje vend obskurantist kunder kultures sone, si c’jane greket”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora