E premte, 29.03.2024, 03:42 PM (GMT)

Faleminderit

Dibran Demaku: Kur mësuesi bie për liri – Liria është afër

E marte, 01.06.2010, 08:59 PM


KUR MËSUESI BIE PËR LIRI – LIRIA ËSHTË AFËR

 

Nga Dibran Demaku

 

Këtë titull të këtij shkrimi e kisha shkruar gjatë kohës së luftës në Kosovë. Ato ditë kishte rënë për liri me pushkë në dorë mësuesi Vesel Demaku, përndryshe djali i madh i xhaxhait tim. Lajmi për rënien e tij më kishte goditur rëndë.E dija se ai nga fillimi ju kishte bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftë kundër Serbisë pushtuese. E dija që nga fillimi se në atë luftë ai edhe mund të binte për liri,por disi në brendësinë time e ndieja një zë që më thonte se ai do të triumfonte.Dhe sa herë që kisha rastin të bisedoja me familjen time nga larg nëpërmes të telefonit,gjithnjë do të pyesja edhe për Veselin,që përveq djalë axhe,dikur në fëmijërinë time të herësjme e kisha pasur edhe mësues.Dhe në netët e gjata të mërgimit shumëherë më ishte kujtuar edhe figura e mësuesit Vesel.

Dhe kur kisha dëgjuar se ai krahas ditarit të mësuesit kishte kapur edhe pushkën për lirinë e Kosovës,në sytë e mendjes sime ai më vinte madhështor dhe si një drangua.Si ai Dragoi që bënte luftë me Kuqedren dhe në dyluftim dilte fitues.Edhe mësues Veseli,tash me pushkë në dorë më ngjante në dragoin e përrallës dhe thellë në zemrën time ndjeja tek triumfonte ndak kuqedrës së quajtur-Serbi.

Por…

Lajmi që erdhi diku nga fundi i shtatorit të vitit 1998,ishte sa i dhëmbshëm aq edhe krenar.Mësuse-Veseli kishte rënë për liri ballë për ballë kuqerdes-Serbi. Kishte rënë në një betejë të pabarabartë me hordhitë e armikut sëbashku me dy ish nxënësit e tij: Valon Xhemajlin dhe Afrim Hajdarin.Lajmet që vinin ato ditë sa ishin të dhimbëshme,aq ishen edhe krenare.Mësuse-Veseli së bashku me dy ish nxënësit e tij Valon Xhemajlin dhe Afrim Hajdarin kishin rënë në betejë ballë për ballë ushtrisë armike.Ata kishin rënë në atë betejë duke mbrojtur popullsinë civile,pasikishin lënë të vrarë shumë ushtarë të ushtrisë armike.Dhe mbase ata të tre do të triumfonin sikur kuqedra të mos sulmonte edhe nga ajri me helicopter.

Pas marrjes së lajmit për rënien heroike të mësuesit kasha vendosur të shkruaj për rënien heroike të tij me titullin e këtij shkrimi.

Por…

Kuqedra e plagosur për vdekje në ato ditë shtatori po vazhdonte edhe më tej luftën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Dhe ashtu siç kishte mbetur e plagosur rëndë nga ushtarët trima të UÇK-së,ajo vazhdonte të mirrte edhe jetëra të tjera të popullsisë civile të Kosovës.Lajmet tronditëse që vinin tek ne,që ishim larg,bënë që ne nganjëherë edhe të humbnim ekuilibrin.Lajmi tjetër i kobshëm bënte fjalë për fshatin tim të lindjes Abrinë e Epërme.Aty në Abri të Epërme kuqedra e plagosur-Serbi kishte vrarë e masakuar shumë bashkëfshatarë të mi  në lagjen Deliu e në mesin Habib Deliu.Lajmi më kishte tronditur shumë,saqë titullin e shkruar për shkrimin në fjalë e kisha lënë të vetëm dhe pa e vazhduar…

Kuqedra-Serbi,tashmë e plagosur do të vazhdonte edhe më tej të vriste këdo që i dilte përpara.Nuk vonoi e lajmi tjetër tronditës erdhi pas rënies së shokut dhe mikut tim të studimeve Enver Halitit nga Luboveci i Skënderajit.E kisha njohur në Prishtinë gjatë studimeve dhe së bashku me Enverin gjatë kohës së studimeve kishim shkruar edhe shumë poezi dhe shënime të ndryshme nga jeta studentore dhe i kishim botuar tek gazeta e studentëve“Bota e re“ apo tek gazetat tjera.

Edhe tash më kujtohet se sa gëzohej Enveri kur do të shihte ndonjë shënim apo poezi të veten të botuar në gazetë.Enveri ishte djalë i Drenicës dhe krejt veprimtarinë e vet e vet do ta orientonte nga patriotikja.Sepse siç thonte ngajëherë edhe vet:-„Tokës së Drenicës në veçanti dhe të Kosovës në përgjithësi ia kemi borgj edhe jetën:::“.Dhe Enveri kishte rënë në fushë të betejës duke luftuar me kuqedren-Serbi të plagosur dhe që po jepte shpirt.

Atyre ditëve të vështira,por edhe krenare të vitit 1998,për shqiptarët kudo që ndodheshin,më erdhi edhe lajmi tjetër tronditës:Shoku i studimeve Hamdi Berisha nga Malisheva kishte rënë në betejë me kuqedrën e plagosur.Një lajm të tillë nuk doja ta pranoja.Qëndroja me orë të tëra pran televizorit dhe radios,duke shpresuar se lajmi ishte i pavërtetë.Por,për fat të keq timin ky lajm nuk u demantua asnjëherë që të linte të kuptoje se ishte i vërtetë.Hamdiu(Berisha) kishte rënë në betejë për lirinë e Kosovës ashtu siç ishte betuar shpesh gjatë kohës së studimeve gjatë bisedave të ndryshme me shokë,nga ku edhe do të deklaronte:-„Kur të vijë koha për Kosovën do ta shkreh një pushkë!“Dhe vërtetë siç kishte premtuar edhe kishte bërë.Kishte luftuar gjer në plumbat e fundit për lirinë e Kosovës.Për lirinë e saj edhe kishte rënë,ashtu siç bijnë vetëm bijtë e nënave që lindin heronjë…

Dhe nga fundi i luftës për liri do të binte edhe mësuesi im i histories Daut Halilaj.Ai me rënien e tij do tI vertetonte fjalët e veta që aq shumë herë na i kishte thënë ne ish nxënësve të tij se:-„Rënia për lirinë e atdheut është  më heroikja dhe më madhështorja!“…

Përbeq dhimbjes së ligjshme në ato ditë kisha ndier edhe krenari.Dhimbje për humbjen e të afërmëve dhe shokëve e miqëve,por edhe krenari për rënien e tyre në beteja për lirinë e Kosovës,ballë për ballë ushtrisë armike apo të kuqedrës së quajtur-Serbi…

Dhe ja tani pas kaq vitesh,në mesin e shkrimeve të tjera të bëra  për ato ditë të lavdishme të luftës së Kosovës për liri,e gjej edhe titullin e këtij shkrimi.Dhe për një moment më kujtohen ato ditë plot tension por edhe plot krenari…Pas pak momentesh duke lexuar këtë titull diçka e brëndshme më nxitë dhe më thotë se duhet ta bëj një shkrim për këta pesë dëshmorë të kombit të rënë për liri e që dikur që të pestët kishin ushtruar profesionin e mësuesit.

Dhe menjëherë e mora lapsin dhe e shkrova shënimin nën titullin që kisha shkruar në kohën e luftës.Desha që edhe njëherë  para lexuesve t`i paraqes këta pesë dëshmorë të kombit,që për lirinë e atdheut dhanë edhe jetën e vet.Vet titulli i këtij shkrimi:“Kur mësuesi bie për liri-liria është afër“ më tingëllon sa i vërtetë aq edhe i gjetur.Dhe krejt në fund nuk më mbetët asgjë tjetër për të shtuar vetëm:Lavdi e përjetëshme për të gjithë dëshmorët dhe të rënët e kombit!...



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora