Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Aurela Gace ekzalton publikun e kongreseve (Kenga Magjike 2007)

| E diele, 25.11.2007, 06:13 PM |


Aurela Gace ekzalton publikun e kongreseve

Nje rikthim jo pak i bujshem, ai i Aurela Gaces, me kengen “Hape veten”, duke ekzaltuar naten e pare te festivalit “Kenga Magjike 2007” publikun e kongreseve.

Votat dhe duartrokitjet e publikut duket se e kane zgjedhur fituesen e ketij edicioni te festivalit “Kenga Magjike 2007”. Qindra sms kane votuar kengen e saj, ndersa naten e pare, ajo shkeli e fundit ne skene. Duke pritur “Kenga Magjike 2007” beri te veten, duke e percjelle te publiku jo vetem kengen e saj, por te 40 kengeve pjesemarrese ne te. Ndaj edhe nuk qe aspak cudi qe salla shoqeronte kengetaret ne interpretimet e tyre.

Nese mbremja e pare ngjiti ne skene Aurela Gacen, dhe emra te tjere te muzikes shqiptare, e dyta pati jo pak ritem. Gili, por edhe Leonora Jakupi u ngjiten ne skene, ndersa nata u mbyll nga Anjeza Shahini, talenti i “Ethe”-ve, qe tanime eshte renditur denjesisht perkrah kengetareve te suksesshem shqiptare. Ndersa s’mund te mungonin duetet e te dashuruarve, Flori dhe Soni Malaj, si edhe Marsida Saraci e Arber Arapi.

“Kenga Magjike” njihet edhe si festivali ku performanca merr nje rendesi teper te madhe. E pos kengeve, nje gare aspak e heshtur eshte edhe ne kete drejtim, ate te paraqitjes se denje skenike. Te gjithe duan te vijne ndryshe, shperthime te medha, prurje kengetaresh te rinj, zera te vjeter qe bucasin ne skene. Ka prej atyre qe shenojne daljen e pare ne skenen e ketij festivali, por edhe te kalitur ama, duke qene fitues te cmimeve edhe ne edicionet e shkuara. Nje prej tyre eshte Elvana Gjata, e cila, ne vitet e fundit, ka qene pjesemarrese e rregullt ne kete festival. Ndersa emra te njohur te muzikes nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi jane ngjitur nje nga nje ne dy netet e festivalit. Rosela Gjylbegu apo Marsida Saraci e Arber Arapi, Anjeza Shahini, Erga Halilaj e Valon Shehu, por edhe shume te tjere jane ngjitur ne dy netet e para te festivalit. Ndersa sot, ne galane e madhe te cmimeve, 18 finalistet, prej te cileve 10 dolen nga votat e kengetareve dhe 8 te tjere nga juria, do te ngjiten ne skene, per te shpallur ne fund edhe fituesin.

Juria e cifteve te artisteve

Juria kete vit eshte krejt ndryshe nga cdo vit tjeter, e akoma me ndryshe nga jurite e festivaleve te tjere. Emra te njohur te kultures dhe artit shqiptar, por edhe ne gazetari jane pjesetare te jurise se “Kenga Magjike 2007”. Mjaft te permendim te mirenjohuren e ekranit te Televizionit Publik Shqiptar, Tefta Radin dhe bashkeshortin e saj, nje nder emrat me te njohur te muzikes shqiptare, kantautori Francesk Radi. Do te jete juria e perbere nga keto personalitete te jetes publike qe perzgjodhen 8 kengetaret qe do te ngjiten ne naten finale serish ne skene per te vijuar garen per cmimin e madh. Kengetare qe do t’i bashkengjiten 10 emrave finaliste qe jane zgjedhur nga vete konkurrentet. E ne fund, cmimi i madh, fituesi i “Kenga Magjike 2007” do te zgjidhet nga votat e fshehta te kengetareve qe garojne ne kete edicion.

40 kengetaret gjysmefinaliste ne “Kenga Magjike 2007”:

Nata 1

1. Qelbanix
2. Dorina Muceku
3. Samanta Karavella
4. Lena
5. Ani Cuedari
6. “Alb Magji”
7. Blerina Matraku
8. Jetmir Hyseni
9. Joana
10. Emi Bogdo
11. Erga Halilaj
12. “NRG Band”
13. Valon Shehu
14. Hana Cakuli
15. Berkan
16. Elvana Gjata
17. Rosela Gjylbegu
18.Ciljeta ft. Endri & Stefi
19. Jehona Sopi
20. Aurela Gace

Nata 2

1. “Burn”
2. “Grupi 0290”
3. Vini
4. Xhuli
5. Evi Reci
6. Seldi
7. Valbona Ostreni
8. Lori
9. Vitmara Basha
10 . Master Bas & 25%
11. Rezarta Shkurta
12. Julka
13. M. Saraci & A. Arapi
14. Kastro Zizo
15. Besa
16. Gili
17. Leonora Jakupi
18. Alberia
19. Flori &Soni Malaj
20. Anjeza Shahini

Koha Jone